Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Web-design

[web-design] editime ne windows

antoni.b at studbox.uni-stuttgart.de antoni.b at studbox.uni-stuttgart.de
Tue Aug 31 11:50:59 EDT 1999


            ------------------------------------
            **** Web Design Discussion List ****
            ------------------------------------
    
    Më i miri ndër të gjithë padyshim është UltraEdit-32
    (www.ultraedit.com). Ky përfshin inçizim makrosh, përpunim
    të tyre (në gjuhë të pasur e të thjeshtë - meqë këto
    regjistrohen si tekst) dhe aktivizim shumë të shpejtë me
    shkurtesa tastjerash ose me butona përkatës. Çmimin aktual nuk
    ia dij, kurse versioni i plotë shareware mund të zbritet nga
    faqja e sipërshënuar.
    
    Kurse ndër përpunuesit falas të tekstit, duhet kërkuar
    Programers File Editor (ose ngjajshëm) që është poashtu shumë
    funksional... Një arkiv i pasur për windows-shareware
    gjendet te windows95.com, kurse për freeware te nonags.com
    
    Antoni
    
    
    P.S. Edhe ndarja ashtu edhe futja e këtyre hapësirave në fillim
    të rreshtave të mi janë të bëra poashtu automatikisht me
    UltraEdit-32.


 > Tung,
 > 
 > nje editor per windows qe ka Macro Abilities qenka KEDIT
 > www.kedit.com
 > 
 > Nuk e kam perdore, por duke pare numrin e madhe te makrove qe i paska
 > (shikoji ne http://www.kedit.com/libwinmsg.html) mund te te hyje ne
 > perdorim...
 > 
 > Etriti.
 >
 >
 >
 > 
 > On Mon, 30 Aug 1999, Dashamir Hoxha wrote:
 > 
 > > 
 > > Tunjatjeta,
 > > 
 > > Kemi nje problem te tille: kur bejme copy & paste nga nje faqe HTML
 > > ne nje editor text, shpesh here ndodh qe pjesa e kopjuar te kete
 > > shume boshlleqe te teperta ne fillim te cdo rreshti. Qe t'i fshish
 > > te gjitha me dore eshte nje pune e lodhshme dhe e merzitshme. Si
 > > tia bejme qe t'i fshijme ne menyre automatike, duke perdorur ndonje
 > > komande te editorit? 
 > > 
 > > Ne editorin "vi" te unix-it kjo mund te behet keshtu:
 > > :1,$ s/^ */  /
 > > per t'i zvendesuar te gjitha boshlleqet ne krye te rreshtit 
 > > me vetem 2 boshlleqe, dhe:
 > > :1,$ s/^   / /
 > > per te zvencuar 3 boshlleqe ne krye te cdo rreshti me vetem 1 boshllek.
 > > Nese dikush perdor editorin "vi" dhe ka nevoje per me teper sqarime,
 > > le te thote.
 > > 
 > > Po per editoret e tjere, si mund te behet kjo? Sepse une kam shoke qe
 > > perdorin editore te tjera dhe me pyesin, e une s'di tu jape pergjigje.
 > > P.sh. editori "notepad" i Windows-it, a mund te beje gjera te tilla,
 > > a i njeh shprehjet e rregullta (regular expressions) apo eshte editor
 > > i thjeshte per kalamaq?
 > > 
 > > Dashamir Hoxha
----------------------------------------
antoni.b at studbox.uni-stuttgart.de



More information about the Web-design mailing list