Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Web-design

[web-design] editime ne windows

Etrit Bardhi etrit at alb-net.com
Tue Aug 31 10:47:51 EDT 1999


            ------------------------------------
            **** Web Design Discussion List ****
            ------------------------------------
Tung,

nje editor per windows qe ka Macro Abilities qenka KEDIT
www.kedit.com

Nuk e kam perdore, por duke pare numrin e madhe te makrove qe i paska
(shikoji ne http://www.kedit.com/libwinmsg.html) mund te te hyje ne
perdorim...

Etriti.

On Mon, 30 Aug 1999, Dashamir Hoxha wrote:

>             ------------------------------------
>             **** Web Design Discussion List ****
>             ------------------------------------
> 
> Tunjatjeta,
> 
> Kemi nje problem te tille: kur bejme copy & paste nga nje faqe HTML
> ne nje editor text, shpesh here ndodh qe pjesa e kopjuar te kete
> shume boshlleqe te teperta ne fillim te cdo rreshti. Qe t'i fshish
> te gjitha me dore eshte nje pune e lodhshme dhe e merzitshme. Si
> tia bejme qe t'i fshijme ne menyre automatike, duke perdorur ndonje
> komande te editorit? 
> 
> Ne editorin "vi" te unix-it kjo mund te behet keshtu:
> :1,$ s/^ */  /
> per t'i zvendesuar te gjitha boshlleqet ne krye te rreshtit 
> me vetem 2 boshlleqe, dhe:
> :1,$ s/^   / /
> per te zvencuar 3 boshlleqe ne krye te cdo rreshti me vetem 1 boshllek.
> Nese dikush perdor editorin "vi" dhe ka nevoje per me teper sqarime,
> le te thote.
> 
> Po per editoret e tjere, si mund te behet kjo? Sepse une kam shoke qe
> perdorin editore te tjera dhe me pyesin, e une s'di tu jape pergjigje.
> P.sh. editori "notepad" i Windows-it, a mund te beje gjera te tilla,
> a i njeh shprehjet e rregullta (regular expressions) apo eshte editor
> i thjeshte per kalamaq?
> 
> Dashamir Hoxha
> 
> ----------------------------------------
> e106708 at ceng.metu.edu.tr (Dashamir Hoxha)
> 

----------------------------------------
Etrit Bardhi <etrit at alb-net.com>



More information about the Web-design mailing list