| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Web-design[web-design] editimeDashamir Hoxha e106708 at ceng.metu.edu.trMon Aug 30 07:20:36 EDT 1999
------------------------------------
**** Web Design Discussion List ****
------------------------------------
Tunjatjeta,
Kemi nje problem te tille: kur bejme copy & paste nga nje faqe HTML
ne nje editor text, shpesh here ndodh qe pjesa e kopjuar te kete
shume boshlleqe te teperta ne fillim te cdo rreshti. Qe t'i fshish
te gjitha me dore eshte nje pune e lodhshme dhe e merzitshme. Si
tia bejme qe t'i fshijme ne menyre automatike, duke perdorur ndonje
komande te editorit?
Ne editorin "vi" te unix-it kjo mund te behet keshtu:
:1,$ s/^ */ /
per t'i zvendesuar te gjitha boshlleqet ne krye te rreshtit
me vetem 2 boshlleqe, dhe:
:1,$ s/^ / /
per te zvencuar 3 boshlleqe ne krye te cdo rreshti me vetem 1 boshllek.
Nese dikush perdor editorin "vi" dhe ka nevoje per me teper sqarime,
le te thote.
Po per editoret e tjere, si mund te behet kjo? Sepse une kam shoke qe
perdorin editore te tjera dhe me pyesin, e une s'di tu jape pergjigje.
P.sh. editori "notepad" i Windows-it, a mund te beje gjera te tilla,
a i njeh shprehjet e rregullta (regular expressions) apo eshte editor
i thjeshte per kalamaq?
Dashamir Hoxha
----------------------------------------
e106708 at ceng.metu.edu.tr (Dashamir Hoxha)
More information about the Web-design mailing list |