Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Web-design

[web-design] Fjalori i ri

Dashamir Hoxha e106708 at ceng.metu.edu.tr
Wed Dec 30 05:52:18 EST 1998


            ------------------------------------
            **** Web Design Discussion List ****
            ------------------------------------

Tung,

Pashe fjalorin e vjeter te Eshrefit dhe mendoj qe me te vertete ka
nevoje per permiresime. Me kryesorja nga te tera eshte qe nuk punon
otomatikisht, ka nevoje per nderhyrjen e njeriut (u perpoqa te shtoja
disa te dhena dhe nuk u shtuan menjehere sic i prisja; kjo do te thote
qe aty duhet dikush qe ti shtoje).

Pastaj, permiresime duhen edhe nga ana e jashtme (nderfaqja). Dikush
propozoi ne info-tech qe duhet te duket si http://... ; le te na e
tregoje edhe nje here kete adrese se une nuk pata mundesi qe ta shoh.
Pastaj le te diskutojme dhe te vendosim se cfare eshte me e pershtatshme.

Ndoshta me e mira eshte qe te dhenat te ruhen ne DB dhe jo ne skeda,
sic ruhen tani, por ne kete pike nuk mund te them dot gje. Ata qe kane
njohuri per bazat e te dhenave le te diskutojne mbi kete ceshtje.

Ne pergjithesi, mendoj se nje projekt i tille del jashte mundesive te
nje njeriu te vetem. Keshtu qe nje ndarje e puneve dhe nje bashkeveprim
do te ishte gje e mire. A ka ne liste ndonje qe ka drejtuar ndonje
projekt me perpara (project manager)? Besoj se do ishte shume i dobishem
per ndarjen dhe bashkerendimin e puneve.

Une per vete jam gati te jap pervojen dhe njohjen time per CGI-ne dhe
Perl-in (si pjesetar i projektit ose si keshilltar i jashtem). Vetem se
per njefare kohe do jem i zene (sic e kam thene edhe me perpara).

Kur fjalori te kete mbaruar, besoj se eshte me e pershtatshme qe ta 
vendosim ne ndonje nga sherbyesit (server-at) shqiptare, psh albanian
ose alb-net .

Tani fjalen e keni ju, qe te thoni mendimet tuaja, dhe i pari Eshrefi,
qe eshte kryesori i kesaj pune.

Dashamir Hoxha
----------------------------------------
e106708 at ceng.metu.edu.tr (Dashamir Hoxha)



More information about the Web-design mailing list