Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Tetova-L

[Tetova-L] KRIJOHET SHOQATA DEMOKRATIKE CAMERIA PRATO ITALI

Shoqata Çameria shoqata.cameria at yahoo.com
Thu May 29 14:42:05 EDT 2008


Shoqata Demokratike Çameria me qender ne Hollande, e perfaqesuar nga kryetari zoti Festim Lato, ne bashkepunim me Shoqaten Demokratike Çameria Belgjike, e perfaqesuar nga kryetari Abedin Rakipi, dhe Shoqaten 
Kulturore Çameria me qender ne Firenze, Itali e perfaqesuar nga kryetari Agim Xhemali, pas nje takimi dhe tubimi me qytetaret çame te Pratos (qyteze afer Firences) vendosen krijimin e Shoqates Demokratike Çameria Prato e perbere nga qytetaret çame me banim ne Prato. Ne Prato jetojne afersisht 1500 çame na thone ata dhe ne kete tubim erdhem vetem ne qe perfaqesojme te gjithe ata por heren tjeter do te mbushim nje salle te madhe plot. Megjithe vonesen tone prej nje gjysem ore paria e tyre ishin
mbledhur dhe po na prisnin me padurim. Ishte hera e pare per ta qe nje delegacion çam te vinte ti takonte ti perqafonte dhe te qante hallet me ta. Ata u gezuan pa mase kur na degjonin dhe na perqafuan me dashuri duke na uruar dhe duke na thene se na mbeshtesnin pa mase dhe se ishin gati te na ndiqnin kudo. Ne ju parashtruam atyre aktivitetet tona politike per zgjidhjen e çeshtjes dhe peticionet qe ju kemi derguar institucioneve Evropjane dhe ju kerkuam atyre qe ti bashkohen levizjes tone, gje te cilen ata e mirepriten me gezim dhe eufori te madhe. Ju lumte more djema se ju po vendosni ne vend nderin e çamerise na tha nje grua plake rreth te 70tave e cila u prek shume nga ky takim dhe ky bashkim vellazeror, ashtu si shume pjesemarres te tjere. Shume pyetje u parashtruan nga pjesemarresit dhe shume sugjerime u debatuan. Ne takim merrte pjese edhe nje historian i ftuar i cili foli rreth aspekteve historike qe çuan ne gjenocidin e bere ndaj çameve nga
 kryqtaret athino-fanariote. Pas rreth dy oresh diskutim dhe fjalim u vendos qe te krijohet Shoqata Demokratike Çameria Prato me zotin Engjell Veliraj kryetar, dhe zotin Ilir Shani sekretar, e cila do ti bashkangjitet Shoqatave te tjera çame ne nje platforme te perbashket aksioni dhe levizjeje per çuarjen e metejshme te çeshtjes dhe idealit tone te shenjte. Per te pare disa foto te takimit klikoni ne linkun e meposhtem  
 http://shoqatacameria.blogspot.com/  .


      
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Tetova-L mailing list