Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Tetova-L

[Tetova-L] Urimi i kryetarit për festën e 28 Nëntorit

Neim Rustemi neim.rustemi at orklabrands.no
Wed Nov 28 03:23:49 EST 2007


Urimi i kryetarit për festën e 28 Nëntorit


Tetovë

27 Nëntor 2007 


Kam nderin që t'ju drejtohem për festat e 28 nëntorit ditës së flamurit 
datë
kjo nga më të rëndësishmet për shqiptarët. Flamuri, të nderuar qytetarë
është një emblemë, është një simbol nëpërmjet të cilit një popull shpreh 
dhe
prezanton identitetin dhe aktualitetin e vet. 

 

            Ashtu siç kanë të drejtë popujt të shprehin vlerat e tyre,
poashtu të nderuar qytetarë edhe ne si popull duhet të ndjehemi të lirë 
dhe
krenare për vlerat që bartim, ndërsa flamuri ynë është një emblemë e 
veçantë
sepse për të janë sakrifikuar gjenerata të tëra.

 

            Shqiptarëve të RM kjo e drejtë iu ka munguar dhe pas shumë
peripecive është arritur progres. Krahas arritjeve të tjera që kanë
realizuar shqiptarët në Maqedoni, me shumë mund kemi fituar të drejtën për
përdorimin e simboleve kombëtare ashtu siç këto të drejta më herët i kanë
fituar shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës, etj.

 

   Sot, flamuri shqiptarë valon më i lirë se pothuajse  në çdo periudhë të
historisë, dhe ne duhet të krenohemi që jetojmë në një periudhë ku
shqiptarët më punojnë për vetveten, njëkohësisht duke u përpjekur që të
japin kontributin e tyre edhe në nivele ndërkombëtare. 

 

Pavarësisht nga vendimi i paradokohshëm i Gjykatës Kushtetutës të 
Maqedonisë
për shfuqizimin e disa neneve të Ligjit për përdorimin e flamurit, vendim 
ky
i cili është veprim shumë i dëmshëm i këtij institucioni, aq më shumë kur 
i
heq një populli një te drejtë të fituar, në duhet të jemi të vetëdijshëm 
në
hapat tonë dhe të veprojmë në drejtim të mbrojtjes së drejtave të fituara
dhe avancimin e vlerave të reja. 

 

Duke ju drejtuar në këtë mënyrë, dhe duke dashur që t'ju uroj 28 nëntorin 
të
gjithë qytetarëve të komunës së Tetovës dhe komunave përreth ju ftoj që të
merrni pjesë në mënyrë masovike në manifestimin që ka organizuar Komuna e
Tetovës në sheshin Iliria, 28 nëntor 2007 në ora 12ºº

            

 

 

Tetovë, 27.11.2007
Komuna e Tetovës

 
Kryetar,

 
Hazbi Lika 
NOTICE: Please immediately e-mail back to sender if you are not the
intended recipient. Thereafter delete the e-mail along with any attachments
without making copies. The sender reserves all rights of privilege,
confidentiality and copyright.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Tetova-L mailing list