Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Tetova-L

[Tetova-L] Bushi urdhëron Tiranën zyrtare të merret me Kosovën e saj

Neim Rustemi neim.rustemi at orklabrands.no
Fri Jun 15 06:22:12 EDT 2007


edlira xhemo <e_xhemo at yahoo.com> 
Sent by: alb-shkenca-bounces at alb-net.com
14.06.2007 12:42
Please respond to
"Alb-Shkenca \(www.alb-shkenca.org\)" <alb-shkenca at alb-net.com>


To
alb-shkenca at alb-net.com
cc

Subject
Bushi urdhëron Tiranën zyrtare të merret me Kosovën e saj






      --- Alb-Shkenca: Forumi Mbarekombetar i Studiuesve Shqiptare ---
                         (www.alb-shkenca.org)
       --- Ndalohet ribotimi pa lejen e autorit dhe te Alb-Shkences ---
 
 
 
Bushi urdhëron Tiranën zyrtare të merret me Kosovën e saj




XHEVAT BISLIMI, 
DEPUTET I KUVENDIT TE KOSOVES 

Këtë shkrim do ta filloj me një fjali (konstatim) të ëmbël për popullin 
shqiptar, por të hidhur për klasën politike shqiptare: ?Ndihmoje popullin 
shqiptarë dhe ndëshkoje klasën (matrapazët) e tij politike, Amerikë?! Nuk 
dua ta lodh dhe as ta ngatërroj lexuesin shqiptar me analizimin e 
shkaqeve, rrethanave, dhe interesave që e shtynë shtetin më të fuqishëm në 
botë të vihet në anën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Por do të nisem nga 
fakti se SHBA-të angazhuan një pjesë të mjaftueshme të fuqisë së tyre 
politike, diplomatike, financiare dhe, në fund, edhe ushtarake, për ta 
ndihmuar Luftën Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së dhe të mbarë kombit 
shqiptar kundër pushtuesit kryesor (në fuqi dhe egërsi), Serbisë. Fakt 
është, gjithashtu, se SHBA-ve iu bashkuan edhe shumë Fuqi të tjera 
botërore të bashkuara në organizatën më të fuqishme, në NATO. Por, 
natyrshëm bëhet pyetja: A do të kishte shtet tjetër në botë (në fund të 
shek. XX) që, do të mund ta ndërmerrte këtë nismë dhe fushatë bombardimesh 
kundër Serbisë? Jo. Njëmijë herë jo. Prandaj, edhe populli shqiptar, kudo 
që jeton, është dhe do t?i jetë përjetë mirënjohës popullit amerikan dhe 
Amerikës. Dëbimi i shpejtë dhe i përgjithshëm i pushtuesve serbë nga 
krahina më e madhe e pushtuar e Shqipërisë, nga Kosova, ishte një fitore 
historike e shumëpritur. Kjo fitore, për herë të parë (pas krijimit të 
shtetit shqiptar) hapi rrugën dhe hapi shtigjet (proceset) e bashkimit 
kombëtar. Mirëpo, krenaria, entuziazmi dhe gatishmëria për ta çuar më tej 
fitoren e shkëlqyer ndaj Serbisë pushtuese u dominua nga rikthimi 
?fitimtar? i filozofisë politike rugoviane të qëndrimit duarkryq, 
moskokëçarjes, pritjes, qyqarllëkut dhe zvarritjes. ?Fituan? dashuria dhe 
ngrohtësia për të huajën dhe të huajt, nga njëra anë, dhe përbuzja dhe 
ftohtësia për popullin dhe vendin tonë, nga ana tjetër! Servilizmi dhe 
hipokrizia e ?politikanëve? shqipfolës i iritoi edhe miqtë tanë më të 
mirë. Kjo filozovi politike, fatkeqësisht, u pranua dhe përvetësua shpejt 
edhe nga disa politikanë, që dolën gjatë dhe pas Luftës Antipushtuese 
Çlirimtare të UÇK-së. Etja për pushtet, lavdi e pasuri i mori në qafë edhe 
disa nga ata që bënin be e rrufe në çlirimin dhe bashkimin e tokave të 
Shqipërisë, që betoheshin e përbetoheshin në komb e atdhe, në gjuhë e 
flamur shqiptar? Ecja e madhe prapa nisi me shpërbërjen e UÇK-së 
(dorëzimin e armëve) pa u mbyllur të paktën çështja e kësaj Kosove që ka 
mbetur nga copëtimet e shumta, pa u garantuar kontrollimi i plotë i tokës 
së kësaj Kosove dhe i kufijve të saj me Serbinë e Malin e Zi. Kjo i dha 
dorë Serbisë, që të riorganizojë forcat e sigurisë në një pjesë të mirë të 
Kosovës, veçmas në Veri, dhe të rikthejë, nënë petkun e ?refugjatëve?, një 
pjesë të mirë të efektivit të saj informativ, policor, ushtarak, etj. Këto 
struktura, të organizuara, të furnizuara dhe të financuara mirë nga 
Serbia, sot kanë vendosur pushtetin e tyre në një pjesë të mirë të 
territorit të Kosovës, ku nuk guxojnë të shkelin ?kryepolitikanët? dhe 
?kryeinstitucionalistët? shqipfolës. Dorë e zgjatur e tyre janë bërë edhe 
mjaft bashkëpunëtorë e nostalgjikë të kohëve të ?arta??të Jugosllavisë dhe 
Serbisë! Sojin e tyre i gjenë në majat e politikës, në majat e 
institucioneve, në majat e mediave, në majat e arsimit, etj. Këta, të 
lidhur dhe bashkërenditur ngushtë me Beogradin, u përpoqën dhe po përpiqen 
me mish e me shpirt që ta kthejnë rrotën prapa dhe që misioni amerikan të 
hyj në histori si ?mission impossible??në Kosovë. Pjesë e këtyre 
përpjekjeve kundërshqiptare u bë, me dashje a pa të, me vetëdije a pa të, 
edhe Tirana zyrtare, e cila, me moskokëçarjen e saj dhe me ?neutralitetin? 
e saj i prishi shumë punë Kosovës dhe mbarë çështjes shqiptare. Elita 
politike shqipfolëse e Tiranës, e Prishtinës dhe ajo e Shkupit i prishi 
punë edhe vetë Amerikës dhe politikave të saj në Ballkan. 


Pas zgjedhjeve të para në Kosovë, të cilat, për të zezën e Kosovës, i 
fitoi partia që me fjalë ishte ?në miqësi të përherëshme me Amerikën, 
kurse me gjithë angazhimin e saj ishte kundër Amerikës dhe kundër vetë 
interesave shqiptare. Analistë të njohur dhe zyrtarë të lartë amerikanë 
nisën të dërgonin sinjale dhe porosi të shpeshta për Tiranën dhe 
Prishtinën. Këto porosi u bënë më të dendura dhe më të qarta sidomos pas 
ngjarjeve të njohura të marsit të vitit 2004. Meqë, politikanët?shqipfolës 
nuk arrininë (nuk donin) t?i ?deshifronin??porositë e tyre, ata (zyrtarë e 
analistë të shumtë amerikanë), në prag dhe gjatë bisedimeve me Serbinë, u 
detyruan të deklaronin botërisht se për Kosovën do të vendosë populli 
shqiptar. Kjo deklaratë, shumë e qartë dhe pa ekuivoke, është përsëritur 
shumëherë. Tirana dhe Prishtina bënë veshin të shurdhër dhe Kosovën 
shqiptare e nxorën në tavolinën e përbashkët me serbët, në Vjenë. Me këto 
bisedime Serbia edhe ndërkombëtarisht u pranua ??ortake??në çështjen e 
Kosovës, ndërsa pronarja e vetme e ligjshme, Tirana (shteti shqiptar), 
bënte sehirë dhe sillej sikur të bëhej fjalë për një krahinë diku në 
Afrikë! Qeveria shqiptare për muaj të tërë çështje të dorës së parë e 
kishte bërë ?Zogun e Zi? (mbikalimin)! Partitë politike dhe krerët e tyre 
në Tiranë bënin ?luftë për çdo votë?? për qeverisjen vendore! Bisedime me 
Serbinë, për Kosovën, mund të zhvillonte vetëm shteti shqiptar, nëse kjo 
do të ishte kerkesë e prerë e Bashkësisë ndërkombëtare (e miqëve tanë). 
?Politikanët?e Prishtinës mund të bisedonin, po të ishte nevoja, vetëm me 
përfaqësuesitë ose politikanët e pakicës serbe në Kosovë. Pikë. Kaq mund 
t?i shtrinin këmbët ata, sikur t?i kishin dy gram mend.?Bisedimet kështu 
siç u bënë, degardimi i rrezikshëm i çështjes së Kosovës, koncesionet 
tragjike dhe antishqiptare, që ?grupi uzurpator?i bëri Serbisë, e detyruan 
Gjergj Bushin të vinte vetë në Tiranë. Përvoja tetëvjeçare me këtë soj 
politikanësh e detyroi Bushin ta bëjë thirrjen e tij edhe publikisht: 
?Unë, i bëj thirrje kryeministrit të bashkëpunojë me udhëheqësit e Kosovës 
për të ruajtur gjakftohtësinë gjatë këtyre fazave përfundimtare të 
procesit të statusit final të Kosovës. Ai më siguroi, se do ta bëjë një 
gjë të tillë. Ai ka kontakte të mira atje dhe kosovarët i kanë sytë tek 
udhëheqja e Kryeministrit dhe e Kryetarit të Shqipërisë. Ata janë të 
gatshëm ta ofrojnë një gjë të tillë», - tha Kryetari Bush. Në këtë thirrje 
bëhet i qartë mosbesimi i Bushit te Kryeministri Berisha dhe te e gjithë 
klasa politike shqiptare. Kryetari amerikan « detyrohet » ta bëjë publike 
bisedën e tij me Berishën për ta detyruar atë, si dhe gjithë Tiranën 
zyrtare, ta marrë rolin e udhëheqës, siç i takon dhe siç e ka detyrim para 
kombit dhe Zotit, nga njëra anë, dhe për t?ia bërë të ditur matrapazëve 
politikë (grupit negociator) në Prishtinë se duhet ta njohin rolin 
udhëheqës të Tiranës me çështjen e Kosovës (çështjen shqiptare). Sa bukur 
e tha: «Ai (Berisha, vrejtja ime) ka kontakte të mira atje, dhe kosovarët 
i kanë sytë tek udhëheqja e Kryeministrit dhe e Kryetarit të Shqipërisë». 
Porosi e qartë: Shqiptarë të Kosovës, kthehuni me sy kah Tirana. Aty e 
keni Kryetarin tuaj. Aty e keni Kryeministrin tuaj. Mos u merrni me 
dokrrat dhe kopallat e grupit uzurpator, mashtrues dhe kush e di çka 
tjetër.?A ka thirrje më të hapur se kjo që orienton dhe fton 
drejtëpërdrejt shqiptarët e Kosovës t?i njohin autoritetet e Tiranës? A ka 
shpjegim më të hapur dhe të qartë se ky për botën se Kosova është e lidhur 
me Tiranën dhe jo me Beogradin? A ka thirrje dhe mësim më të mirë se ky 
për klasën politike dhe shtetërore të Tiranës? Kryetari i shtetit më të 
madh në botë i thotë Tiranës zyrtare: Kosova është e jotja, Kosova është 
shqiptare, ti duhet të merresh me të.?A e kuptoi kështu Tirana? A e kuptoi 
kështu Prishtina? A e kuptuan kështu mediat? Druaj se jo. Këtë e provon 
edhe deklarata e Bersihës para gazetarëve: «Ajo që unë mund t?i transmetoj 
publikisht udhëheqsëve dhe qytetarëve të Kosovës është se projekti i tyre 
ka mirëkuptimin dhe mbështetjen e plotë të presidentit Bush. Në këtë 
kontekst, sikundër dhe më parë, edhe tani, as nuk pres dhe as nuk 
këshilloj ndonjë lëvizje, përkundrazi, persistencë dhe gjakftohtësi. 
Projekti i tyre është plotësisht në mendjen dhe zemrën e presidentit Bush, 
- tha Berisha.Vetëm në këtë deklaratë të shkurtër, Berisha, thotë dy herë 
?projekti i tyre? (me demek i ?kosovarëve?, jo i kombit shqiptar). Këtu 
shihet se ai dhe kompania e tij nuk e kanë kuptuar?as këtë porosi pa 
ekuivoke të Bushit. Nuk ka nevojë të transmetosh diçka të ditur tashmë 
shumë vite, o Sali. Krejt bota e di se ?projekti i tyre??ka mirëkuptimin 
dhe mbështetjen e plotë të Bushit. E dimë se ky projekt është në mendjen 
dhe zemrën e Kryetarit dhe të Qeverisë amerikane. Këtë Amerika e ka 
dëshmuar me veprime konkrete. Bushi nuk erdhi t?jua zbulojë këtë të 
vërtetë publike, o Sali. Ai erdhi ta bëjë Kosovën projekt dhe pjesë tuajën 
(të Tiranës zyrtare) dhe të zemrës tuaj. Që Kosova të jetë edhe në mendjen 
dhe në zemrën tuaj, të paktën, siç është në mendjen dhe zemrën e Bushit. 
Ai erdhi t?ju thotë që me ?gjakftohtësi?, me përkushtim?dhe vendosmërisht 
të merreni me punën e Kosovës, që Tirana zyrtare ta aftësoj?Kosovën dhe 
mbarë kombin për t?u përballur me Serbinë, sepse lufta për Kosovën nuk ka 
marrë fund.?Para saj dhe para Tiranës janë sfida dhe prova të reja. 
Prandaj, përgatituni, mos flini, por bëhuni gati për çdo të papritur. 
Lirinë dhe tokën tuaj duhet ta mbroni vetë. Mos harroni se ne jemi me ju, 
por nuk jemi «JU», tha Bushi dhe iku?? 

Prishtine, 12 qershor 2007. 
 Need a vacation? Get great deals to amazing places on Yahoo! Travel. 
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-shkenca-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Shkenca's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-shkenca
NOTICE: Please immediately e-mail back to sender if you are not the
intended recipient. Thereafter delete the e-mail along with any attachments
without making copies. The sender reserves all rights of privilege,
confidentiality and copyright.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
-------------- next part --------------
A non-text attachment was scrubbed...
Name: not available
Type: image/gif
Size: 32126 bytes
Desc: not available
Url : http://www.alb-net.com/pipermail/tetova-l/attachments/20070615/82051afe/attachment.gif 
-------------- next part --------------
A non-text attachment was scrubbed...
Name: not available
Type: image/jpeg
Size: 26338 bytes
Desc: not available
Url : http://www.alb-net.com/pipermail/tetova-l/attachments/20070615/82051afe/attachment.jpe 


More information about the Tetova-L mailing list