Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Tetova-L

[Tetova-L] Ngushëllime nga SHBA-të për vdekjen e qytetarëve të Maqedonisë

neim.rustemi at orklabrands.no neim.rustemi at orklabrands.no
Mon Mar 20 09:56:18 EST 2006


Maqedoni

Ngushëllime nga SHBA-të për vdekjen e qytetarëve të Maqedonisë

Shkup, 15:00

Ambasada e SHBA-ve në Shkup sot shprehu ngushëllime të sinqerta për 
vdekjen e katër shqiptarëve të Maqedonisë në Afganistan dhe ndërkohë i 
dënoi veprat e dhunshme të ekstremistëve talebanë të cilat i rrëmbyen dhe 
më pas i ekzekutuan punonjësit e ndërmarrjes "Ekolog".
 
SHBA-të dhe aleatët e saj mbetën të kushtuara në ndihmën e afganëve për 
përmbushjeën e vizionit të tyre për vend stabil, demokratik dhe të 
suksesshëm, thuhet në kumtesën.
 
Shqiptarët e vrarë në Afganistan, sot duhet të varrosen në Tetovë dhe në 
Shkup, pasi mbrëmë arritën në aeroportin e Shkupit trupat e pajetë të 
tyre.
 
Besim Aliu, Fadil Zenuni dhe Lulzim Fidani nga Tetova, si dhe Sabit Tahiri 
nga Shkupi u rrëmbyen në Afganistan më 11 mars. Pas një varg informatash 
të pakonfirmuara, para dy ditëve autoritetet në Kandahar lajmëruan se një 
kolegë i tyre ka identifikuar kufomat e të ekzekutuarve.
 
Ata u gjetën në një fushë të minuar, ndërsa gjatë aksionit për nxjerrjen e 
kufomave të katër shqiptarëve të Maqedonisë humbën jetën nëntë policë 
afganë. /Makfaks/
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Tetova-L mailing list