| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Tetova-L[Tetova-L] Kompania austriake "EVN AG" bleu EEM-Distribuimi për 225 milionë euroneim.rustemi at orklabrands.no neim.rustemi at orklabrands.noFri Mar 17 07:45:49 EST 2006
Kompania austriake "EVN AG" bleu EEM-Distribuimi për 225 milionë euro Shkup, 09:35 Kompania austriake "EVN AG" do të jetë pronari i ri i EEM-Distribuimi për 225 milionë euro, lajmëroi mbrëmë kryeministri i Maqedonisë Vllado Buçkovski, duke shtuar se detajet tjera të marrëveshjes sot do t'i njoftojë shpalosë ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi. Kryeministri mbrëmë lajmëroi se kompania "EVN" ka ofruar 96 milonë euro investime gjatë tre viteve të ardhshme, dhe se bëhet fjalë për çmimin më të madh të fituar sipas numërimit në rajon, sipas krahasimeve që i ka pasur Qeveria. Kompania austriake "EVN AG" zotohet se gjatë vitit të parë do të investojë 35.5 milionë euro, gjatë vitit të dytë 31.5 milionë euro, si dhe gjatë vitit të tretë do të investojë 29 milionë euro. Kompania e dytë e plasuar është ajo çeke "ÇEZ", me ofertë prej 181 milionë euro dhe investime prej 62 milionë eurove, ndërsa e treta, kompania italiane "ENEL" me ofertë prej 40 milonë euro dhe investime prej 80 milionë eurove. Marrëveshjën për shitjen e EEM-Distribuimi, Qeveria vendosi ta mbajë në fshehtësi, duke u arsyetuar, duke u arsyetur se për shpalljen e saj nuk dakordohen blerësit. Komisioni antikorruptues dje refuzoi të shqyrtojë marrëveshjen, meqë ishte i kushtëzuar nga ana e Qeverisë me kërkesë për ta mbajtur në fshehtësi. Opozita, ekspertët dhe qytetarët janë kundër shitjes së ndërmarrjes më të madhe në vend, duke përmendur një varg arsyesh lidhur me këtë, ndërsa ekspertët në vend, përveç atyre të Qeverisë, janë të një mendimi se procesi i shitjes është jotransparent. /Makfaks/ -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Tetova-L mailing list |