| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Tetova-L[Tetova-L] Internet në 460 shkolla në Maqedonineim.rustemi at orklabrands.no neim.rustemi at orklabrands.noMon Sep 26 08:03:35 EDT 2005
Internet në 460 shkolla në Maqedoni Shkup, 13:00 Projekti për llaboratori kompjuterike në 460 shkolla fillore dhe të mesme në Maqedoni sot edhe zyrtarisht është promovuar në solemnitetin e rastit në Shkup. Në promovimin në QSHAK "Boro Petrushevski" në Shkup, mbajtën fjalim ministri i Arsimit Aziz Pollozhani, drejtori i USAID-it për Maqedoninë Dik Golldman, ndërsa videofjalim mbajti edhe ambasadorja amerikane në Shkup Xhilijan Millovanoviq. Projekti është promovuar me vendosjen e videolidhjes ndërmjet tri shkollave të Maqedonisë dhe një shkolle amerikane. Me këtë projekt, 460 shkolla fillore dhe të mesme, si dhe 50 institucione të ndërlidhura me arsimin fituan llaboratori kompjuterike dhe qasje falas në internet. Në realizimin e projektit për pajisje me kompjuterë dhe qasje në internet në 460 shkolla fillore dhe të mesme morën pjesë Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar - USAID, Qeveria e Maqedonisë, Qeveria e Republikës Popullore të Kinës, si dhe disa kompani private nga SHBA-të dhe Maqedonia.
More information about the Tetova-L mailing list |