| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Tetova-L[Tetova-L] Katër maturantë të Gjimnazit të Tetovës janë lënduar sot rëndë gjatë aksidentit rrugor në afërsi të Tetovës.neim.rustemi at orklabrands.no neim.rustemi at orklabrands.noMon Sep 26 08:01:53 EDT 2005
Lëndohen rëndë katër maturantë Tetovë, 13:40 Katër maturantë të Gjimnazit të Tetovës janë lënduar sot rëndë gjatë aksidentit rrugor në afërsi të Tetovës. Gjatë fatkeqësisë që ndodhi sot në mëngjes rreth orës 6 e 30 minuta në rrugën rajonale Jazhincë- Tetovë, në afërsi të fshatit Sllatinë, një gjimnaziste është lënduar më lehtë. Të gjithë pesë personat e lënduar janë maturantë në gjimnazin e Tetovës "Kirill Pejçinoviq", ku sot në mëngjes me vetuar po shkonin në mësim. Me automobilin "Golf-2" të drejtuar nga Arbenita Ziberi (18), e cila për arsye të panjohura deri tani ka humbur kontrollin mbi automjetin me ç`rast ka qëlluar në një shtresë mbrojtëse prej dheut pranë rrugës. Si pasojë e goditjes më rëndë është lënduar edhe Shemsie Zulbeari (18) nga Nerashti, e cila bashkë me Arbenita Ziberin është transferuar në klinikat në Shkup. Për shërim në Tetovë janë mbajtur gjimnazistët më rëndë të lënduar Elvedin Bajaziti dhe Resmie Ismaili nga Dobroshti. Nga i njëjti vend është edhe Ikmete Shabani e cila është lënduar më lehtë. Ekspertizë në vendin e fatkeqësisë ka kryer ekipi i SPB-së Tetovë.
More information about the Tetova-L mailing list |