| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Tetova-L[Tetova-L] Gripi i shpendeve alarmon Maqedonine, Autoritetet kerkojne ndalimin e mishit te importuarneim.rustemi at orklabrands.no neim.rustemi at orklabrands.noFri Sep 16 05:33:06 EDT 2005
Gripi i shpendeve alarmon Maqedonine, Autoritetet kerkojne ndalimin e mishit te importuar Lajmi i ores 8:35 AM SHKUP (16 Shtator) - Gripi i shpendeve kercenon Maqedonine fqinje. Ndersa e gjithe Europa eshte e alarmuar nga virusi i rrezikshem, autoritetet maqedonase kane bere te ditur se epidemia mund t'i jete afruar vendit te tyre. Televizioni A1 i Maqedonise njoftoi dje sipas eksperteve, epidemia e rrezikshme mund te mberrije shume shpejt dhe se nje sere kontrollesh kane nisur per t'u siguruar nese ka vertet ndonje rast te tille apo ky eshte thjesht nje rrezik i mundshem. "I gjithe mishi ne Maqedoni importohet nga vendet ku ka rene gripi i shoendeve, nje virus qe po shkakton nje situate te rende ne te gjithe Europen", thane ekspertet. Sipas tyre, egziston edhe rreziku i perhapjes se koleres, gje qe do ta veshtiresonte tej mase situaten. "Mishi nuk kontrollohet maksimalisht dhe nuk respektohen te gjitha kushtet higjenike ne te cilat duhet mbajtur ai. Kjo gje duhet te perbeje alarm per te gjithe", thane specialistet. Burime prane Ministrise se Shendetesise ne Maqedoni bejne te ditur se nje pjese e madhe e mishit te importuar hyn nga Kosova dhe se kjo eshte edhe me e rrezikshme. Ekspertet kane kerkuar ndalimin e mishit te importuar, gje qe eshte mbeshtetur edhe nga prodhuesit e mishit ne vend. Ata kane bere thirrje per te mos blere mish me cmim te ulet apo qe shitet ne vende te papasterta dhe jo ne kushtet e duhura higjenike. Frika per perhapjen e epidemise se rrezikshme ka mberritur edhe ne Shqiperi, ku nje pjese te madhe e prodhimeve te mishit gjithashtu importohet. Ministria e Shendetesise ka ngritur nje grup pune per t'u marre me kete ceshtje delikate ndersa po meren te gjitha masat per te garantuar kontrollet e mishit te importuar. Nderkohe, testet e para per vaksinat kunder gripit te shpendeve, i quajtur shkencerisht H5N1, kane ecur shume mire, duke i lene kohe edhe prodhimit dhe hedhjes se vaksines ne treg. Ky virus i shfaqur fillimisht ne vendet aziatike u be i frikshem se bashke me virusin e SARS-it, ne Azi shkaktoi shume viktima dhe detyroi autoritetet te merrnin masa drastike. Ne fillim te veres epidemia u shfaq edhe ne Europe ndaj vendet fqinje me Shqiperine, si Italia e Greqia, kane marre masa te shpejta per te perballuar cdo situate te mundshme. Virusi ka nje shpejtesi shume te madhe perhapjeje dhe autoritetet kane kerkuar perforcimin e kontrolleve ne dogana si dhe ne gjitha pikat e tregtimit per te parandaluar perkeqesimin e situates. Nder masat qe mund te merren eshte perfshire edhe mbyllja e perkohshme e shkollave, por nje gje e tille do te vendoset vetem nese rreziku vazhdon. Nderkohe, ne Itali pritet te publikohet shume shpejt edhe nje liber informues per mjeket dhe qytetaret per t'u ardhur ne ndihme atyre lidhur me masat qe duhet te marrin per te perballuar situaten. Ne vende te tjera, ka nisur ndalimi i mishit te importuara, shtimi i kontrolleve dhe bllokimi i sasive te mishit te pakontrolluar apo te pashoqeruar me certifikatat perkatese te sigurise. Burimi i lajmit: (Gazeta Shqiptare/Balkanweb) -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Tetova-L mailing list |