Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Tetova-L

[Tetova-L] Vrasje dhe vetëvrasje në rajonin e Tetovës

neim.rustemi at orklabrands.no neim.rustemi at orklabrands.no
Mon Oct 24 08:39:53 EDT 2005


Vrasje dhe vetëvrasje në rajonin e Tetovës

Tetovë, 12:30

Një banor i fshatit Çellopek të Ulët të Tetovës të dielën me revole ka
vrarë bashkëshorten e tij të pakurorëzuar, pas çka është vetëvrarë,
lajmëron korrespondenti i Makfaks-it.
Sipas policisë, Mensur Fejzullahi (27) me revole të cilën e ka poseduar pa
leje ka shtier një plumb në kokën e Selvie Mustafi (24), pas çka është
vetëvrarë.
Vrasja dhe vetëvrasja janë kryer në njërën prej zyreve të ndërmarrjes "Neva
produkt" në Çellopek të Ulët.

Gjatë ekspertizës, policia ka gjetur armën prej të cilës është shtier, si
dhe 330 plumba. Sipas njohurive të para nga hetimi, arsyeja për vrasjen dhe
vetëvrasjen janë marrëdhëniet e prishura. /Makfaks/




More information about the Tetova-L mailing list