| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Tetova-L[Tetova-L] Pregaditet "Windows" në gjuhën shqipeneim.rustemi at orklabrands.no neim.rustemi at orklabrands.noMon Jun 13 10:11:20 EDT 2005
"Microsoft" hap dritare të reja Pregaditet "Windows" në gjuhën shqipe Firma çeke "Moravija" është duke pregaditur verzionin shqip të "Microsoft" softverit, për nevojat e tregut shqiptarë si dhe atij kosovarë, dhe atë falas do të mund ta shfrytezojn edhe shqiptarët në Maqedoni, të cilët e kanë legalizuar "Windowsin" e kompanisë, shkruan "Dnevnik". Verzioni i parë në gjuhën shqipe do te jeti gati në mesin e korrikut të këtijë viti. Ilijanco Gagovski, drejtor i "Microsoftit" në Maqedoni, së shpejti duhet të zgjedh lektorin për verzionin shqip të "Windowsit", i cili mund të jetë nga Maqedonia. - Korporata "Microsoft" ka zgjedhur firmën çeke për të përkryer edhe verzionin maqedonisht të "Windowsit". Ajo eshte njëra ndër pesë kompanit me renome të cilat bëjn përkryerjen e lokalizmave tona. Verzioni në gjuhën shqipe kryhet për shkak të interesave të pjesërishme. Sa më shumë verzione të gjuhës të posedojm, aq më e besueshme është që do të rritet numri i shfrytëzuesve të cilët do të bëjnë shfrytëzimin e lokalizmave tona - thotë Galovski. Sipas tij, nuk është me rëndësi se kush cilin verzion të softverit e shfrytëzon në shtetin tonë, sepse në institucionet shtetërore është duke u shfrytëzuar verzioni maqedonisht i "Windowsit". Por shqiptarët të cilet janë të punësuar në institucionet shtetërore do të kenë mundësi që të shfrytezojnë verzionin shqip të "Windowsit" kur ky verzion të jetë gati për lansim. - Edhe serbët, kroatët dhe sllovenët në shtetin tonë do të mund të shfrytezojnë verzionin e "Windowsit" në gjuhën e tyre poqese posedojn softver legal. Kompania jonë është e obliguar ti përmbush kërkesat e tregut - shpejgon Gagovski. Marë nga "Dnevnik", 13.06.2005
More information about the Tetova-L mailing list |