| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Tetova-L[Tetova-L] Fw: [Alb-Shkenca] 7,000 Shqiptar në divizionet e H itleritneim.rustemi at orklabrands.no neim.rustemi at orklabrands.noTue Aug 30 09:29:54 EDT 2005
Agideba at aol.com Sent by: alb-shkenca-bounces at alb-net.com 30.08.2005 09:44 Please respond to "Alb-Shkenca \(www.alb-shkenca.org\)" <alb-shkenca at alb-net.com> To alb-shkenca at alb-net.com cc Subject Re: [Alb-Shkenca] 7,000 Shqiptar në divizionet e H itlerit --- Alb-Shkenca: Forumi Mbarekombetar i Studjuesvet Shqiptare --- (www.alb-shkenca.org) --- Ndalohet ribotimi pa lejen e autorit dhe te Alb-Shkences --- Libri ne fjale, per pjesen shqiptare, nuk eshte gje tjeter vecese nje pasqyrim besnik i broshures te Kishes Ortodokse Serbe te Raskes dhe Prizerenit me titull "Historia e Kosoves dhe Metohise" qe nje pjese e saj pasqyrohet edhe ne nje web site te kesaj kishe me titull "Nazistet Shqiptare" dhe qe mund ta lexoni ketu poshte, http://www.kosovo.com/albnazi.html Sic duket autori i librit “Divizionet e huja të Hitlerit,” Christofer Bishop nuk e ka lodhur vehten qe te kerkoje te dhena te tjera nga burime gjermane dhe shqiptare por eshte mjaftuare me te dhenat e kishes serbe qe i ka gjetur te gateshme ne gjuhen angleze ne kete web qe permenda me siper. Ndryshimet ne te dhenat per Divizionin Skanderbeg jane shume te vogela, per te mos thene gadi te njellojta, si te kishes serbe ashtu eshe te z.Chris. Per aq sa pata mundesine te lexoj ne te dhenat e derguara nga z. Muhamed veliu. Kjo vertetohet akoma me shume po te shikosh qe akuzat serbe per shqiptaret jane te njejta se gjoja qellimi i vetem i shqiptareve qe krijimi i Shqiperise se Madhe dhe duke dhene 'detaje' se si shqiptaret me ndihmen e gjemaneve naziste, shperngulen me force disa dhjetra mijra serbe, malazese, evgjite dhe cifute nga Stara Srbija (Kosova)! dhe vendin e tyre e zune shqiptare nga Shqiperia! z. Chris shton edhe se shqiptaret urrenin komunizmin. Numuri i shqiptareve, sipas serbeve, ne Divizionin Skenderbeg jepet me nje diference prej 1000 nazistesh shqiptare me pake, dmth 9000 nazishqiptare. Nen regjimin pushtues italian dhe me pas gjerman, sipas kishes serbe, joshqiptaret e Kosoves u kthyene ne skllever, ne rober, te burgosur dhe ne te vrare! Shume te tjere u perzune me dhune dhe shtepiat e tyre u dogjen qe ata te mos ktheheshin mbrapsht. Kishat ortodokse u shkaterruane. U be keshtu nje pastrim i vertete etnik qe solli pakesimin e 'vendasve' (serbo-malazese!) Ndersa per krijimin e Divizionit Skanderbeg, kisha serbe thote qe u krijua ne 17 Prill 1944 dhe z. Chris i bie me shkurt e thote qe u krijua ne Prill. E te tjera pallavra te tilla. Une nuk e kuptoj ku eshte qellimi i z Veliu qe na servir shpifje te tilla te ndyra serbe qe ne fakt ky divizion me naziste shqiptare ka qene me teper nje fantazme sesa nje Divizion real luftarak, jo sic kane qene ne te vertete shume divizione te tjera te huaja qe kane luftuare perkrah ushtrise hitleriane? Une mendoj qe libra te tille qe i sherbejne propogandes antishqiptare, duhet te digjen nga shqiptaret dhe te mos zihen fare ne goje. Ne te kundert, te behet nje ballafaqim realist i se vertetes me fakte dhe ti kundervihet kesaj propgande nacional-shoviniste serbe dhe proserbe. Agim Bacelli --- Alb-Shkenca: Forumi Mbarekombetar i Studjuesvet Shqiptare --- (www.alb-shkenca.org) --- Ndalohet ribotimi pa lejen e autorit dhe te Alb-Shkences --- 7,000 Shqiptar në divizionet e Hitlerit Nga Londra Muhamed Veliu Korrespondent i Gazeta Shqiptare “Edhe sot pas gjshtë dekadave nga fillimi i luftës së II Botërore, duket e pabesushme që me mijëra burra nga vëndet e tyre të pushtuara nga nazizmi, mundën ti bashkoheshin shërbimit të SS.Qindra mijëra të tjerë në mënyrë vullnetare ju rekrutuan divizioneve” Wehrmach”, “Kriengsmarine” dhe “Luftëaffe”. Shumë nga ata nuk kishin nga tja mbanin,por një numër shumë i madh me dëshirë u përfshinë në forcat gjermane. Shumica e atyre që shërbyen në SS ishin vullnetarë.Por pse SS i rekrutoi ata, dhe duke bërë kështu, pse i besoi ata të merrnin pjesë në luftime” Shtatë mijë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova ju bashkuan divizioneve fashishte të njohura si “Waffen- SS division” gjatë luftës së dytë botërore. Ky është konkluzioni që sjell libri më i ri për historinë e fashizmit gjatë viteve 1940-1945, dalë në Londër disa ditë më parë me titull “Divizionet e huja të Hitlerit” me autor Chris Bishop. Libri i cili për herë të parë i bën një radiografi të plotë të gjitha shteteve që kontribuan me trupa pro fashiste Hitlerin, thotë se divizionet e Waffen- SS përbeheshin nga trupa elitë, por shimica e tyre të cilët ishin fanatikë të vetë Hitlerit nuk ishin gjerman. “Divizionet e huja të Hitlerit” është një ekzaminim i thellë i atyre 350 mijë vullnetarëve të huaj, nga vëndet e okupuara nga gjermanija fashiste të cilat luftuan nën flamurin e fashizmit. Libri eksploron backgraundin e rekrutëve duke përshkruaj një nga një me detaje historinë e tyre dhe arritjet gjatë luftës. Autori i ka kushtuar një kapitull të veçantë Shqipërisë ku ka përfshirë edhe kontributin e kosovarëve pro-fashistë. Në parathëjen e librit tregohet se cili ishte motive i këtyre njerzve që pranuan dhe përkrahën fuqishëm rrymën fashiste, pamvarësisht se nuk ishin shtetas gjerman. “Pamvarësisht se ata nuk kishin një background gjermane, Norvegjezër,Hollandezë, Danezët,Belgët,Lituanezët, Estonezët,Ukrainasit dhe nacionalitet e tjera ata i motivonte një ndjenjë e thellë ekstremizmi kundra komunizmit, gjë e cila i bëri ata të luftojnë edhe në ato raste kur betejat ishin qartësisht të humbura nga fashistët.” Shpeshherë trupat SS trajtoheshin keq nga eprorët e tyre gjerman, ndërsa grupet e tyre të luftimit linin për të dëshiruar.E ndërsa disa prej tyre si përshembull Britanikët apo Indianët u përdorën thjesht për propagandë, të tjerët si përshembull brigade famëkeqe e Dirlewanger e cila ndihmoi me brutalitet spastrimin e Varshavës përbëhej nga kriminelë ordinerë që kishin veshur uniformën e ushtrisë fashiste. Libri i ilustruar me foto të radha dhe shkruar nga një ekspert i njohur që ka studjuar historinë e luftës së Hitlerit sjell për herë të parë një panoramë të detajuar se cilët ishin divizionet SS që luftuan për Adolf Hitletrin dhe gjermaninë gjatë luftës së dytë botërore.Por, mbi të gjitha libri krahas vlerave historike të tij, tregon se sa ndërkombëtare ishin trupat fashiste gjatë luftës së dytë botërore, të cilat arrinin në dy milion njerëz. Shqipëria. Data okupimit 1943 Numri vullnetarëve 7 mijë. Të inkuadruar në grupin SS 21 Waffen Gebirgs Division der SS Skanderbeg. Në kapitullin për Shqipërinë në faqet 106-108 tregohet se kontributi i shqiptarëve pro-fashistë ishte krejt ndryshe nga ai i nacionaliteteve të tjera. Që në fillim të historisë së fashistëve shqiptarë del qartë se qëllimi i tyre për tu rreshtuar në një llogore të përbashkët me fashistët ishin qëllimet etnike të tyre dhe kryesisht ndjenja e urrejtjes kundra komunistëve. “Shqipëria për pesë shekuj ka qënë nën perondarinë Otomane, vetëm në vitin 1912 ajo do të deklaronte pamvarësinë e saj. Por gjatë Konferencës së paqes së Parisit po në 1912 një plan për ta ndarë vëndin u diskutua mes komshive. Gjatë luftës së II botërore kur Gjermania pushtoi Kosovën dhe Metohinë ata rekrutuan një forcë para-militare të përbërë nga njëmijë shqiptarë nga Kosova, i njëjtë do të ishte edhe numri i rekrutëve nga Shqipëria të cilët njiheshin si “Vulentera”. Sipas librit ata ndihmuan në spastrimet etnike ndaj serbëve, çifutëve, romëve dhe të tjerëve jo shqiptarë dhe jo muslimanë të cilët u arrestuan, internuan dhe u vranë. Shqiptarët nacionalistë të “Ballit Kombëtar” u inkurajuan nga Italianët dhe Gjermanët që të mendonin për ëndrrën e tyre të Shqipërisë etnike. E ndërsa gjermanët pushtuan Shqipërinë në Shtator të 1943, atyre ju duheshin më shumë trupa për të përballuar partizanët shqiptarë të cilët kishin shpartalluar forcat italiane.Fillimisht Berlini organizoi një qeveri shqiptare, polici dhe ushtri për të pasur përkrahjen e nacionalistëve dhe duke i premtuar atyre aneksimin e Kosovës. Një numër i madh anëtarësh të Ballit Kombëtarë luftuan përkrah gjermanëve, kundra komunistëve. Gjerat do të komplikoheshin për gjermanët nga fundi i vitit 1943 pas krijimit të një grupi gueril në veri të Shqipëris. Njohur si Legaliteti ky grup kërkonte aneksimin e Kosovës, por ishte kundra komunistëve, ballistëve dhe gjermanëve.Duke parë origjinën muslimave si të Ballistëve, dhe ashtu forcës së re së Legalistëve gjermanët në mënyrë që ti bashkonin ata propozuan të formonin një formacion fashist SS të përpërë vetëm nga muslimanët. Nga studimet e asaj kohe të bëra nga italianët rezultonte se Gegët ishin ata që kishin pushtuar zonën veriore të Shqipëris, ndërsa kosovarët përfaqësonin racën Ariane. Divizioni shqiptar fashisht Skanderbeg 21 Waffen Gebirgs Division der SS Skanderbeg u krijua në prill të vitit 1944. Ai përbehej nga 300 muslimanë të cilët u kishin transferuar nga Divizioni Handschar formuar nga 6,500 rekrutë të rinj shqiptarë, nga të cilët dy e treat ishin nga Kosova.Krahas gadishmërisë së shumë prej tyre për të çuar luftën deri në fund, nga dokumentat e gjetuar në arkivat fashite në Gjermani rezulton se 3,500 shqiptarë dezertuan forcat fashishte ku bënin pjesë.Deri në Tetor 1944 numri i pjestarëve të divizionit shqiptarë 21 Waffen Gebirgs Division der SS Skanderbeg, ra ndjeshëm duke mbetur vetëm 3,504 trupa. Ky divizion do të shpërbëhej në muajin Dhjetor po të atij viti. Shifrat e të huajeve në divizonet e Hitlerit. 80,000 Lituanez 60,000 Rus 50,000 Hollandez 50,000 Rumun 40,000 Belg 30,000 Jugosllavë 20,000 Francez 20,000 Hungarez 15, 000 Italianë 1,000 Spanjoll 2,000 Luksemburgas 6,000 Norvegjez 7,000 Shqiptar 600 Bullgar 300 Zvicerian 300 Suedez Copyright © 1998 - 2005 Agideba All Rights Reserved ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: alb-shkenca-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Shkenca's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-shkenca -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Tetova-L mailing list |