Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Tetova-L

[Tetova-L] Fw: [Alb-Shkenca] 7,000 Shqiptar në divizionet e Hitlerit

neim.rustemi at orklabrands.no neim.rustemi at orklabrands.no
Tue Aug 30 02:31:53 EDT 2005


Muhamed Veliu <pressmv at yahoo.co.uk> 
Sent by: alb-shkenca-bounces at alb-net.com
29.08.2005 18:33
Please respond to
"Alb-Shkenca \(www.alb-shkenca.org\)" <alb-shkenca at alb-net.com>


To
alb-shkenca at alb-net.com
cc

Subject
[Alb-Shkenca] 7,000 Shqiptar në divizionet e Hitlerit






      --- Alb-Shkenca: Forumi Mbarekombetar i Studjuesvet Shqiptare ---
                         (www.alb-shkenca.org)
       --- Ndalohet ribotimi pa lejen e autorit dhe te Alb-Shkences ---
 
 
    7,000 Shqiptar në divizionet e Hitlerit
 
Nga Londra
Muhamed Veliu
Korrespondent i Gazeta Shqiptare
 
“Edhe sot pas gjshtë dekadave nga fillimi i luftës së II Botërore, duket e 
pabesushme që me mijëra burra nga vëndet e tyre të pushtuara nga nazizmi, 
mundën ti bashkoheshin shërbimit të SS.Qindra mijëra të tjerë në mënyrë 
vullnetare ju rekrutuan divizioneve” Wehrmach”, “Kriengsmarine” dhe 
“Luftëaffe”. Shumë nga ata nuk kishin nga tja mbanin,por një numër shumë i 
madh me dëshirë u përfshinë në forcat gjermane. Shumica e atyre që 
shërbyen në SS ishin vullnetarë.Por pse SS i rekrutoi ata, dhe duke bërë 
kështu, pse i besoi ata të merrnin pjesë në luftime”
 
Shtatë mijë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova ju bashkuan divizioneve 
fashishte të njohura si “Waffen- SS division” gjatë luftës së dytë 
botërore. Ky është konkluzioni që sjell libri më i ri për historinë e 
fashizmit gjatë viteve 1940-1945, dalë në Londër disa ditë më parë me 
titull “Divizionet e huja të Hitlerit” me autor Chris Bishop.
Libri i cili për herë të parë i bën një radiografi të plotë të gjitha 
shteteve që kontribuan me trupa pro fashiste Hitlerin, thotë se divizionet 
e Waffen- SS përbeheshin nga trupa elitë, por shimica e tyre të cilët 
ishin fanatikë të vetë Hitlerit nuk ishin gjerman. “Divizionet e huja të 
Hitlerit” është një ekzaminim i thellë i atyre 350 mijë vullnetarëve të 
huaj, nga vëndet e okupuara nga gjermanija fashiste të cilat luftuan nën 
flamurin e fashizmit.
Libri eksploron backgraundin e rekrutëve duke përshkruaj një nga një me 
detaje historinë e tyre dhe arritjet gjatë luftës. Autori i  ka kushtuar 
një kapitull të veçantë Shqipërisë ku ka përfshirë edhe kontributin e 
kosovarëve pro-fashistë.
Në parathëjen e librit tregohet se cili ishte motive i këtyre njerzve që 
pranuan dhe përkrahën fuqishëm rrymën fashiste, pamvarësisht se nuk ishin 
shtetas gjerman.
“Pamvarësisht se ata nuk kishin një background gjermane, 
Norvegjezër,Hollandezë, Danezët,Belgët,Lituanezët, Estonezët,Ukrainasit 
dhe nacionalitet e tjera ata i motivonte një ndjenjë e thellë ekstremizmi 
kundra komunizmit, gjë e cila i bëri ata të luftojnë edhe në ato raste kur 
betejat ishin qartësisht të humbura nga fashistët.”
Shpeshherë trupat SS  trajtoheshin keq nga eprorët e tyre gjerman, ndërsa 
grupet e tyre të luftimit linin për të dëshiruar.E ndërsa disa prej tyre 
si përshembull Britanikët apo Indianët u përdorën thjesht për propagandë, 
të tjerët si përshembull  brigade famëkeqe e Dirlewanger e cila ndihmoi me 
brutalitet spastrimin e Varshavës përbëhej nga kriminelë ordinerë që 
kishin veshur uniformën e ushtrisë fashiste.
Libri i ilustruar me foto të radha dhe shkruar nga një ekspert i njohur që 
ka studjuar historinë e luftës së Hitlerit sjell për herë të parë një 
panoramë të detajuar se cilët ishin divizionet SS që luftuan për Adolf 
Hitletrin dhe gjermaninë gjatë luftës së dytë botërore.Por, mbi të gjitha 
libri krahas vlerave historike të tij, tregon se sa ndërkombëtare ishin 
trupat fashiste gjatë luftës së dytë botërore, të cilat arrinin në dy 
milion njerëz.
 
 
 
Shqipëria.
Data okupimit 1943
Numri vullnetarëve 7 mijë.
Të inkuadruar në grupin SS 21 Waffen Gebirgs Division der SS Skanderbeg.
 
 
Në kapitullin për Shqipërinë në faqet 106-108 tregohet se kontributi i 
shqiptarëve pro-fashistë ishte krejt ndryshe nga ai i nacionaliteteve të 
tjera. Që në fillim të historisë së fashistëve shqiptarë del qartë se 
qëllimi i tyre për tu rreshtuar në një llogore të përbashkët me fashistët 
ishin qëllimet etnike të tyre dhe kryesisht ndjenja e urrejtjes kundra 
komunistëve.
“Shqipëria për pesë shekuj ka qënë nën perondarinë Otomane, vetëm në vitin 
1912 ajo do të deklaronte pamvarësinë e saj. Por gjatë Konferencës së 
paqes së Parisit po në 1912 një plan për ta ndarë vëndin u diskutua mes 
komshive. 
Gjatë luftës së II botërore kur Gjermania pushtoi Kosovën dhe Metohinë ata 
rekrutuan një forcë para-militare të përbërë nga njëmijë shqiptarë nga 
Kosova, i njëjtë do të ishte edhe numri i rekrutëve nga Shqipëria të cilët 
njiheshin si “Vulentera”. Sipas librit ata ndihmuan në spastrimet etnike 
ndaj serbëve, çifutëve, romëve dhe të tjerëve jo shqiptarë dhe jo 
muslimanë të cilët u arrestuan, internuan dhe u vranë.
Shqiptarët nacionalistë të “Ballit Kombëtar” u inkurajuan nga Italianët 
dhe Gjermanët që të mendonin për ëndrrën e tyre të Shqipërisë etnike.
E ndërsa gjermanët pushtuan Shqipërinë në Shtator të 1943, atyre ju 
duheshin më shumë trupa për të përballuar partizanët shqiptarë të cilët 
kishin shpartalluar forcat italiane.Fillimisht Berlini organizoi një 
qeveri shqiptare, polici dhe ushtri për të pasur përkrahjen e 
nacionalistëve dhe duke i premtuar atyre aneksimin e Kosovës.
Një numër i madh anëtarësh të Ballit Kombëtarë luftuan përkrah gjermanëve, 
kundra komunistëve. Gjerat do të komplikoheshin për gjermanët nga fundi i 
vitit 1943 pas krijimit të një grupi gueril në veri të Shqipëris. Njohur 
si Legaliteti ky grup kërkonte aneksimin e Kosovës, por ishte kundra 
komunistëve, ballistëve dhe gjermanëve.Duke parë origjinën muslimave si të 
Ballistëve, dhe ashtu forcës së re së Legalistëve gjermanët në mënyrë që 
ti bashkonin ata propozuan të formonin një formacion fashist SS të përpërë 
vetëm nga muslimanët.
Nga studimet e asaj kohe të bëra nga italianët rezultonte se Gegët ishin 
ata që kishin pushtuar zonën veriore të Shqipëris, ndërsa kosovarët 
përfaqësonin racën Ariane.
 
Divizioni shqiptar fashisht Skanderbeg
 
21 Waffen Gebirgs Division der SS Skanderbeg u krijua në prill të vitit 
1944. Ai përbehej nga 300 muslimanë të cilët u kishin transferuar nga 
Divizioni Handschar  formuar nga 6,500 rekrutë të rinj shqiptarë, nga të 
cilët dy e treat ishin nga Kosova.Krahas gadishmërisë së shumë prej tyre 
për të çuar luftën deri në fund, nga dokumentat e gjetuar në arkivat 
fashite në Gjermani rezulton se 3,500 shqiptarë dezertuan forcat fashishte 
ku bënin pjesë.Deri në Tetor 1944 numri i pjestarëve të divizionit 
shqiptarë 21 Waffen Gebirgs Division der SS Skanderbeg, ra ndjeshëm duke 
mbetur vetëm 3,504 trupa. Ky divizion do të shpërbëhej në muajin Dhjetor 
po të atij viti.
 
Shifrat e të huajeve në divizonet e Hitlerit.
 
80,000 Lituanez
60,000 Rus
50,000 Hollandez
50,000 Rumun
40,000 Belg
30,000 Jugosllavë
20,000 Francez
20,000 Hungarez
15, 000 Italianë
  1,000 Spanjoll
  2,000 Luksemburgas
  6,000 Norvegjez
  7,000 Shqiptar
    600 Bullgar
    300 Zvicerian
    300 Suedez
 
 
 
 


...........................................................
Muhamed Veliu
London based Correspondent.
"GAZETA SHQIPTARE" Daily Newspaper
"NEWS 24" TV Station
"SHQIP" magazine
Tirana, Albania
"EXPRESS" Daily Newspaper
Prishtina, Kosovo
EMAIL:mveliu at hotmail.com,pressmv at yahoo.co.uk
MOBILE-UK:0044-7782113277
MOBILE-AL:00355-692604160
www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
www.gazetaexpress.com
www.revistashqip.com
...........................................................
To help you stay safe and secure online, we've developed the all new 
Yahoo! Security Centre.
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-shkenca-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Shkenca's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-shkenca
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Tetova-L mailing list