| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Tetova-L[Tetova-L] Ymer Ymeri u takua me ambasadorin e OSBE-së në Maqedonineim.rustemi at idun.no neim.rustemi at idun.noFri Mar 24 04:39:24 EST 2000
Ymer Ymeri u takua me ambasadorin e OSBE-së në Maqedoni
Tetovë, 23 mars (Kosovapress) - "OSBE-ja do të angazhohet në mënyrë të
vazhdueshme për zbatimin e misionit që ka , në funksion të bashkëpunimit
me Maqedoninë dhe zhvillimin e proceseve demokratike në vend"- e siguroi
ambasasdori i OSBE-së në Maqedoni, Karlo Ungaro, kryetarin e Partisë për
Prosperitet Demokratik, Ymer Ymerin, në takimin që zhvilluan sot në zyrat
e kësaj partie. Me këtë rast Ymer Ymeri çmoi lartë kontributin e misionit
të OSBE-së, si dhe parashtroi gjerësisht përcaktimet e Partisë së vetë
për rrjedhat aktuale në vend dhe rajon, si dhe për domosdoshmërinë e
ndryshimeve kushtetuese, për shkak të kufizimeve që paraqesin normat
aktuale për zhvillimin e demokracisë.Vëmendje të veçantë i kushtoi
çështjes së arsimit sipëror, respektivisht institucionalizimit të UT-së
si dhe korrigjimin e pakove të ligjeve zgjedhore në mënyrë që të pengohet
keqpërdorimi i vullnetit të lirë të qytetarëve.(M.V.)
More information about the Tetova-L mailing list |