| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Shkupi-L[Shkupi-L] Organizim per KosovenAssociazione Albanese EGNATIA info at egnatia.orgSat Sep 29 23:03:23 EDT 2007
Përshëndetje të gjithëve. Pikë së pari urojmë të kemi mbështetjen dhe ndihmën tuaj. Ne jemi një shoqatë studentore në Itali (EGNATIA) e në një farë mënyre dëshirojmë të ndihmojmë sadopak njohjen e Kosovës në këtë vend duke u zgjuar qoftë dhe një simpati ambjenteve ku studiojmë e jetojmë përditë tashmë. Dëshirojmë të organizojmë një ditë dedikuar Kosovës, pa marrë përmasa gjigante, ndoshta dhe thjesht brenda ambientit që frekuentojmë, universitetit. E ndihma që kërkojmë prej jush është të mbledhim materiale që t'i përdorim si informacion për atë ditë po dhe në vazhdimësi me shpërndarje materiali informativ. Nuk e kemi menduar as formatin se si do të organizohet kjo ditë apo këto informacione, ndaj do t'ju kërkonim që të na ndihmonit të mblidhnim sa më shumë materiale (shkrime, fotografi, audio e vizive) për të pasur një panoramë sa më të gjerë rreth Kosovës. Gjithë këto materiale do t'i vendosim në një hapësirë dedikuar në faqet e Shoqatës tonë (www.egnatia.org) e gjithashtu her pas here do t'i shpërndajmë në qytet (duke shpresuar që dhe shoqata të tjera të bashkohen me nismën tonë ose të na japin eksperiencën e tyre për një paraqitje sa më dinjitoze të vendit tonë. Ju lutemi të na ndihmoni nëse e ndjeni se kjo nismë është një rrugë për të ndihmuar vëllezërit tanë kosovarë. Materialet mund të kenë të bëjnë me historinë, shtrirjen gjeografike, aktualitetin, poezi, ese, etj. Do të mundohemi që shumicën e tyre t'i përkthejmë në gjuhën italiane duke pasur përkrah dhe atë shqip. Për çdo zhvillim rreth kësaj, do të ishimi më se të lumtur t'i ndanim me ju në vazhdim e sipër. Ju faleminderit për vëmendjen. P.S: Do t'ju luteshim që t'ia përcillni këtë mail gjithë atyre që mund të jenë të interesuar (kontakti e-mail është info at egnatia.org) *SHOQATA STUDENTORE EGNATIA* -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Shkupi-L mailing list |