| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Saranda-L[Saranda-L] Jam kthyer nga SARANDASilke Blumbach silke.blumbach at t-online.deSat Oct 28 15:38:59 EDT 2000
I dashur Valter (dhe te dashur anetare shqipfoles te listes), para nje jave u ktheva nga Saranda ne Tirane, me autobus, nje udhetim neper pejsazhe teper te bukura ne vendin e lopeve dhe kuajve te dobeta ... Te dielen u ktheva prape ne Gjermani ... dhe pikerisht ate te dielen, nje dite pasi u largova nga qyteti im i enderruar, pati nje termet ne afersi te Sarandes, ne nivelin 4 te shkalles Richter! Sidoqofte ia kalova shume bukur. Nga Tirana ne Sarande shkova me kryetarin e PS-se ne Sarande, Fatmir Mucaj. Fjeta ne shtepine e Agim dhe Yllka Matos - faleminderit per rekomandimin! E kane shitur shtepine e vjeter per te blere nje shtypshkronje te tipit Heidelberger Druckmaschinen (une kam studiuar ne Heidelberg). Krenaria e madhe, me te drejten. Bejne gjera te bukura. Per fat te keq poezite e mia nuk i kisha marre me vete ne diskete, vetem ne leter. Kalova dy dite te tera ne Sarande. U shetita neper qytet pare te dy anet e dhimbshme te Sarandes: bukurine e bregdetit qe te vret, dhe lagjet popullore, lagjen e Kodres ... kjo te dhemb gjithashtu sepse edhe njerezit qe jetojne larg detit meritojne nje jete te denje. Rastesisht u takova edhe me ish-kryetarin e Bashkise, Capajev Zera (PD), edhe me kryetarin e tanishem, Agim Shehu (PS). Me Fatmirin shkova tek Syri i Kalter dhe ne Butrint dhe hengra peshk ne Ksamil - me gishtat, patjeter. Koha qe e mrekullueshme. Diten tjeter, kur doja te beja plazh, ra shiu. Nje nga 65 ditet e vitit kur bie shi ne Sarande. Sipas rekomandimit tend, u njoftova me Thoma Niken. Pime nje kafe. Ai me duket mjaft i mbyllur, por s'pata mundesine per ta njohur me mire. U takova edhe me Shkelqim Hajnon nga Radio Saranda, ku dola ne emisionin "Studio e hapur". Mbeta shume e impresionuar. Mbreme hengra peshk perseri, kesaj here tek Agimi. U habita se sa njerez ne Saranda paskan lexuar librin tim! Duket se Skender Muco nga Qendra e Kultures Gjermane (qe po pret, nuk di cfare po pret, ndoshta qe une te jap mesime te gjermanishtes?) ka bere reklame te mire. Ne Sarande jam shume me e njohur se ne Tirane, dhe me vjen keq qe ne librin e dyte kam shkruar aq pak per kete qytet ... Do te kthehem, do te kthehem patjeter, Zoti di kur. Sidoqofte, vendosa te kaloj te dy vitet e ardhshem ende ne Gjermani, te dy vitet qe parashikohen qe t'i kaloj duke punuar per ushtrine gjermane. Pastaj do ta pres pranveren per t'u vendosur perfundimisht (ishalla...) ne Shqiperi, por perpara duhet te stabilizohet gjendja ime shendetesore, keshtu thone edhe mjeket. Si po ecin punet me ate revisten tende per Saranden? Te fala shume nga Silke Liria P.S.: Veren e ardhshme mendoj ta vizitoj SHBA-ne ... -------------- next part -------------- A non-text attachment was scrubbed... Name: silke.blumbach.vcf Type: text/x-vcard Size: 365 bytes Desc: Visitenkarte für Silke Blumbach Url : http://www.alb-net.com/pipermail/saranda-l/attachments/20001028/114732e8/attachment.vcf
More information about the Saranda-L mailing list |