Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Saranda-L

[Saranda-L] Kontroll

Silke Blumbach shqiponja at albanian.zzn.com
Sat Feb 5 05:53:14 EST 2000


Të dashur anëtarë të listës Saranda-L,

e para ju kërkoj falje sepse nuk i jepja listës asnjë kontribut, 
ndonëse lista u krijua mbas propozimit tim.

Në të ardhmen kjo do të jetë ndryshe. Do të postoj lajme për Sarandën 
që gjej në internet, poezi dhe prozë nga autorë sarandjotë edhe nga 
unë, si dhe informacione për zhvillimin dhe aktivitetet e Qendrës së 
Kulturës Gjermane në Sarandë, në të cilën jam anëtare e bordit 
drejtues dhe që e përfaqësoj në perëndim.

Ekziston edhe një e-group "Saranda Saranda", kryesisht në gjuhën 
angleze:
www.egroups.com/group/saranda
Anëtarizohuni!

Me këtë mail ju dërgoj tregimin e parë (të përkthyer prej meje nga 
gjermanishtja) që shkrova për një temë shqiptare. Quhet "Saranda". Që 
në atë kohë, në vitin 1994, kur ende nuk flisja shqip, më fascinonte 
ky qytet me emrin e bukur midis detit dhe diellit.

Gjithashtu u botua në maj 1999 në shtëpinë botuese "Naim Frashëri" 
libri im i parë "Dyzet vdekje në Sarandë", një cikël poezish, kësaj 
herë drejtpërsëdrejti në shqip.

Ju përshëndes

Silke Blumbach


Get your Free Albanian Web Ring E-mail at http://albanian.virtualave.net
___________________________________________________________
Get your own Web-Based E-mail Service at http://www.zzn.com
-------------- next part --------------
A non-text attachment was scrubbed...
Name: Saranda.doc
Type: application/octet-stream
Size: 28672 bytes
Desc: Saranda.doc
Url : http://www.alb-net.com/pipermail/saranda-l/attachments/20000205/a4a83552/attachment.obj 


More information about the Saranda-L mailing list