Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Prizren-L

[Prizren-l] Antarëve të listës.

redaksia at visto.com redaksia at visto.com
Thu Feb 8 07:12:20 EST 2001








 
 



Të nderuar antar të listës!
Në këtë numër:
1. Faqet e reja në internet
2. Përdorimi
3. Studimet
4. Pjesmarrja
*******************************

  1. Revista 'Epoka e Re' gjatë përgatitjes së saj për të vazhduar 
  botimet me sukses ka aplikuar kërkesën për sigurimin e një 
  fondi.
  Gjatë kësaj faze, kemi ndërtuar faqet e reja në internet në mënyrë që 
  bashkëpunëtorët të kenë lehtësi komunikimi e bashkëpunimi dhe të ndjekin 
  progresin e projektit në fjalë.
  Vizitoni këto faqe! Njihuni me mundësitë që ju 
  afrohen.
  Adresa nuk ka ndryshuar. Për lehtësi, klikoni mbi banner-at në këtë 
  mesazh.
  Këto faqe sot funksionojnë normal me 'Çfletuesin' IE dhe së shpejti do 
  ta përshtasim në mënyrë automatike edhe për Netscape. (të dy këto 
  çfletues frekuentohen në masën 95% nga përdoruesit e 
  internetit)
  Faqet janë ndërtuar për një rezolucion 1024-768 px. së shpejti do 
  ta përshtasim në mënyrë automatike edhe për 800-600 px.
  Kemi përdorur JavaScripte dhe JavaApplets të cilat japin mundësi 
  ndryshimesh të shpejta dhe ngarkime në ekran në kohë relativisht të 
  shkurtër.
  Faqet po i shtojmë përditë me artikuj studimor të shumtë që 
  disponojmë.
  Ju këshillojmë, që të rifreskoni ato nëse ndonjë link nuk funksionon 
  për momentin, ose kthehuni pas pak kohe dhe provojeni 
  rishtas.
  Kjo vjen për arsyen e vetme që jemi duke punuar gjatë 
  ditës.
*******************************

  2. Kemi aplikuar JavaApplet-in BOTA SHQIPFOLËSE për të gjetur shpejt 
  faqet në gjuhën shqipe në internet. Çdo klasifikim ka ndarje dhe nënndarje. 
  Kërkimi bëhte pa pritur të ndërrohet faqja. Kjo sjell kursimin në maksimum të 
  kohës që ju keni në dispozicion.
  Gjithashtu, JavaApplet-i tjetër shërben për tu njohur me veprimtarinë e 
  revistës 'Epoka e Re' nëpërmjet linkut 'Home' dhe nënndarjeve të 
  tij.
  Kur të hyni në dy faqet kryesore mund të shënoni ato në 'favorites' për 
  tu kthyer herë tjetër me lehtësi.
  Në faqen kryesore po instalojmë edhe një fjalor fjalësh 
  anglisht-shqip-anglisht online i cili funksionon 
  momentalisht.
  Gjithashtu kemi krijuar linke me banner përkatës për ata që duan të 
  mësojnë anglisht dhe ata që duan të mësojnë shqip prej 
  anglishtes.
*******************************

  3. Faqet e revistës në internet po i pasurojmë me studime në fushat e 
  Albanologjisë, Ethymologjisë dhe Filologjisë, këto nga studiues të mirfilltë 
  dhe më të zgjedhurit në këtë drejtim. Sot më shumë se kurrë është zgjuar në 
  ndërgjegjen e çdo shqiptari ndjenja e identitetit të tij. Lexoni dhe 
  shpërndani këto punime.
  Qëllimi final është që ti bëjmë të ditur gjithë botës këtë identitet të 
  fshehur ose të maskuar me tendenca të caktuara nga shtetet e 
  mëdha.
  Sa më shumë specialist të marrin pjesë aq më efektive do të jetë edhe 
  arritja. Ata që e ndjenë veten të aftë të bëjnë përkthime profesionale e 
  sidomos në gjuhën angleze mbizotëruese sot në botë të provojnë mundësitë e 
  tyre. Në një të ardhme të afërt do të jemi në gjendje të nënshkruajmë kontrata 
  pagese për këto përkthime.
  Ju kujtojmë, se këto studime kanë të drejtën autoriale (copyright) të 
  mbrojtura me ligj botëror. Do të krijojmë edhe rregullat në gjuhën shqipe, 
  duke u mbështetur në përvojën më të përparuar 
botërore.
*******************************

  4.  Ju ftojmë edhe njëherë të mirrni pjesë 
  gjallërisht në këtë projekt që kërkon njerëz profesionistë në fushat e 
  lartpërmendura si edhe në njohjen dhe përdorimin e PC (kompjuterëve) dhe 
  internetit. Mirpresim vërejtjet dhe sugjerimet që ta kthejmë këtë projekt në 
  një levë të fuqishme të krijimit të identitetit tonë kombëtar. Sot kombi ynë 
  kërkon punë dhe sinqeritet, dëshirë dhe vullnet, edukim dhe aftësi 
  profesionale.
  Mos hezitoni, por dërgoni mesazhin tuaj në redaksinë tonë 
  dhe krijoni lidhje bashkëpunimi.






Get WebEvent, the powerful Web-based calendar with source code!
http://www.bravenet.com/out.php?id=267

-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Prizren-L mailing list