| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Prishtina-L[Prishtina-l] Analize Gjendjes ne KosoveFatmir Kabashi fatmirkabashi at hotmail.comMon Sep 13 08:51:47 EDT 2004
Standardet e dyfishta te UNMIK-ut, Perkoheshmeria e te gjitha institucioneve vendore te Kosoves, Pa-Perspektiva ekonomike, Mos-trajtimi adekuat i gjeneruesve te krizave, = Riciklim i problemeve ne Kosove, Pasiguri, Revolte, Demonstrata, Dhune, Nje lufte e tmerrshme ka ndodhur ne Kosove gjate vitit 1999, ndersa qe shume vite me pare represioni, dhuna, masakrat dhe mohimi i qenies njerezore e kishin percjellur popullin shqiptar nen pushtimin dhe okupimin klasik te Kosoves nga Serbia dhe serbet. Bombardimet e NATO-s, te filluara me 24 Mars 1999 sollen shpresen e madhe se edhe per shqiptaret e Kosoves do te vijne dite me te mira, ndersa qe me 12 Qershor 1999 ishim deshmitare te drejtperdrejt te ndryshimit te realitetit te deriatehershem kolonial ne Kosove. Te gjithe shqiptaret besuan se nga ketu do te fillojne te ecin akrepat e ores shqiptare, do te shijojme barabaresisht rrezet e te njejtit diell qe ngrohe gjithe boten dhe se do te behemi te barabarte me te gjithe qytetaret e tjere te planetit tone. ¬ Nuk kaloi shume kohe dhe te gjithe ne filluam te kuptojme se serish po na trasohej rruga e paqartesive, po na veheshin shume pengesa ne rrugen tone te patjetersueshme drejte pavaresise (kesaj radhe nga ata te cilet kishin ardhur me misionin per te na asistuar ne ecjen tone perpara), po na punohej pas shpine dhe kishin filluar te mbroheshin interesat hegjemoniste e kolonialiste te Serbise në Kosove. ZHGENJIMET E FAZES SE PARE Vete ardhja e misionit te OKB-se ne vend te misionit te kerkuar amerikan (me aleatet) ne Kosove perben hapin e pare zhgenjyes per shqiptaret e Kosoves. Ishin shume te fresketa deshtimet dhe masakrat e kryera nga serbet ne Bosnje, derisa atje ishin me mision ushtare dhe police nen komanden e OKB-se. Hyrja e forcave ushtarake te Rusise, permes Bosnjes, para se te jepej urdheri per zbarkim nga komanda e pergjithshme e NATO-s (KFOR-it), ishte nje ogur tjeter i zi, qe i bente me dije shqiptaret se Serbia do te vazhdonte te ishte prezente ne nje forme tjeter ne Kosove. Pershkrimi i nje plani qe ishte dhene edhe ne gazetat ditore ne Kosove, sipas te cilit forcat ruse shperndaheshin ne nje hapesire te gjere territoriale te Kosoves dhe do te sherbenin si pika potenciale ku do te zbarkonin parashutiste te armates serbe dhe vete fakti i konstatuar me vone se forcat ruse kane pasur komande te veqante me bazen ne Moske e jo ne KFOR perbente nje element teper te rrezikshem per te ardhmen e Kosoves. Keqtrajtimet e vazhdueshme te shqiptareve ne pikat kontrolluese te KFOR-it rus, ofendimet, provokimet (me ngritjen e tre gishterinjeve larte, sharjet ne gjuhen serbe) dhe plaqkitjet jane trajtuar edhe ne shtypin ditor (rastet edhe me identifikimin e disa nga mercenaret ruse qe kishin luftuar bashke me grupe te ndryshme paraushtarake serbe ne Kosove). Futja e shume njerezve me misione te dyshimta ne Kosove, qofte ne kuader te shoqatave jo-qeveritare te huaja, qofte ne institucionet e administrates se UNMIK-ut dhe KFOR-it, perbente faktorin me destabilizues qe ne fillim te konsolidimit te shoqerise Kosovare. Gjate kohes kur makineria luftarake e serbise ishte prezente ne Kosove, te pakten ishte me lehte te identifikohej rreziku i drejtperdrejte, ndersa qe tani gjithqka ishte kamufluar me petkun zyrtar te administrimit nderkombetar ne Kosove. Vlene te permenden rastet kur qytetaret shqiptare ne Mitrovice jane keqtrajtuar dhe sulmuar nga njerez te uniformuar dhe pajisur me vetura te KFOR-it francez raste keto qe kane ndodhur zakonisht gjate oreve te hershme te mengjesit (taktike kjo e njohur per veprimin e makinerise luftarake te serbise gjate luftes ne Kosove) dhe qe gjuhe shprehese kane pasur gjuhen serbe. ZHGENJIMET VIJUESE Demilitarizimi i trupave te UCK-se dhe transformimi i tyre ne nje organizate civile per nderhyrje ne raste te fatkeqesive elementare natyrore, perben zhgenjimin e radhes dhe gjenerimin e revoltes se brendshme tek shqiptaret. Ishte bere gjithe ajo lufte shkaterrimtare, gjithe ato masakra e ai gjenocid nga pushteti okupues serb ne Kosove, dhe gjithe ajo rezistence, vuajtje dhe sakrifice popullore, per te qene Zot te vetvetes e jo te ktheheshim serish nen nje pushtues tjeter (kesaj radhe me atribute nderkombetare). Vete politika e punesimit dhe trajtimit te punetoreve vendor ne kuader te administrates se UNMIK-ut deshmon qarte tejdukshmerine e misionit qe nderkombetaret realizonin ne Kosove. Ne qytetin e Mitrovices, ku perqindja e popullates shqiptare sigurisht se nuk qendronte nen nivelin e 90%-it, perqindja e shqiptareve te punesuar aty nuk arriti te kalonte pragun e 50%-it edhe pas kater viteve te punes (kohe kjo kur edhe filloi faza e pare e reduktimit te pergjithshem te punetoreve vendor ne UNMIK). Trajtimi jo i barabarte i punetoreve vendor perbente kapitull te veqante: - serbet mund te ankoheshin (pa pasur nevoje te deshmonin ndonje gje!) se jane fyer apo kercenuar nga ndonje punetor shqiptar dhe shqiptarit i behej menjehere nje mal letrash me verejtje dhe fluturonte nga puna; - serbet mund te vinin kur te deshironin ne pune dhe te dilnin nga aty, pa pasur ndonje verejtje nga mbikeqyresit e tyre nderkombetar se nuk po e zbatonin orarin e punes; - ata edhe mund te mos vinin fare ne pune dhe te paguheshin me orar te plote (rasti i njohur per te gjithe ne administraten e UNMIK-ut ne Mitrovice, kur serbet me pretekst se nuk ndiheshin te sigurte per shkak te protestave te herepashershe te shqiptareve afer selise se UNMIK-u, nuk erdhen fare ne pune per me shume se nje muaj te tere!). Ishte shume e kuptueshme se punetoret serbe po luanin lojen e tjeterkujt (ne ate rast te serbise), ndersa qe edhe perkedheleshin nga nivelet me te larta te administrates nderkombetare; - angazhimi ne pune i serbeve te cilet njiheshin katerciperisht si pjesemarres direkt ne luftimet e vitit 1999, qofte nen uniformen e policise apo ushtrise e formacioneve paraushtarake; - aktiviteti paralel i serbeve te punesuar ne UNMIK dhe angazhimi i tyre destruktiv ne kuader te strukturave kriminale, paraushtarake te quajtura Rojat e Ures. Per emrat dhe aktivitetin e tyre kane ditur edhe mbikeqyresit e tyre nderkombetar, ngase ne disa raste edhe jane perballur me pasojat dhe aktivitetin destruktiv te punetoreve te tyre (pengimi i qarkullimit te lire edhe per nderkombetaret ne disa raste edhe te vete policise se UNMIK-ut, gjuajtja me gure, demolimi dhe djegia e veturave apo objekteve zyrtare te punes se nderkombetareve, si dhe pjesemarrja ne aktivitete te tjera te dhunshme ku jane perdorur edhe bombat dhe arsenal tjeter i armeve). Politika e punesimit te stafit nderkombetar ne regjionin e Mitrovices: Duke e konsideruar regjionin e Mitrovices si te rrezikshem per te zhvilluar aktivitetin e punes (qytet ky i ndare dhunshem nga KFOR-i francez dhe administrata e UNMIK-ut), politika e punesimit te stafit nderkombetar ne Mitrovice ka qene krejtesisht qeshtje e zgjedhjes sipas preferencave. Dmth. ne Mitrovice kryesisht kane ardhur njerez me perkatesi kombetare sllave dhe interesa te caktuara pse te mos thuhet edhe me detyra te caktuara (ruse, franceze, ukrainas, bullgare, rumune, etj, dhe perfaqesues te disa shteteve afrikane e aziatike dhe teper pak amerikane, angleze dhe gjermane). * Angazhimin e nje zyrtari rus prane UNMIKut (pergjegjes per ekonomi, industri dhe energjetike ne regjionin e Mitrovices) ne drejtim te ndarjes se qytetit e kane te njohur shumica e qytetareve. Sidomos ka qene vendimtar angazhimi i tij per ndarjen ne dy pjese te sistemit energjetik, sistemit te telekomunikacionit (postes dhe telefonise), sherbimeve tjera publike per qytetaret: furnizimi me buke, furnizimi me uje te pijshem, grumbullimi i mbeturinave, etj. Kjo eshte bere permes angazhimit te tij ne legjitimimin e strukturave paralele dhe pranimin e gjithe dokumentacionit te leshuar nga administrimi paralel serb i pasluftes, si dhe pagesat qe jane bere per keto fantom-kompani ne emer te sherbimeve te kryera per objektet dhe personelin e administrates se UNMIKut ne pjesen matane lumit Iber (ndertesat e kuvendeve komunale, objektet e stacioneve te policies, objektet e administrates se UNMIKut, ndertesat e gjykatave, etj). * Qasje pothuaj te njejte (ne mos edhe me te demshme politikisht) ka pasur vazhdimisht edhe OSBE-ja, ne drejtim te politikes se punesimit, trajtimit te te drejtave te punetoreve, qasjes ne raport me strukturat paralele serbe ne Mitrovice dhe ne gjithe Kosoven. LOJA POLITIKE / TERRORI PSIKOLOGJIK I SERBISE ME FATIN E TE ZHDUKURVE DHE PENGJEVE TE LUFTES. Fakti se edhe sot e kesaj dite nuk dihet per nje numer te madh te shqiptareve te rrembyer dhe te zene peng gjate luftes ne Kosove, perben element shume destruktiv te cilin vazhdimisht e ka aplikuar pushteti i Serbise perkunder faktit se Evropa shpeshhere ka deklaruar se klasa politike e Serbise pas-milosheviqiane eshte ne rruge te mire te demokratizimit! Eshte dashur nje angazhim shume i madh i faktorit vendor (sidomos familjeve te ketyre personave) dhe nje presion i madh i bashkesise nderkombetare per te detyruar pushtetin ne Serbi te liroje nje numer te caktuar shqiptaresh te cilet mbaheshin neper burgjet dhe kazamatet serbe, ne emer te akuzave te pabaza dhe denigruese. Kujtojme ketu grupe te ndryshme te shqiptareve te liruar, nga te cilet grupi me i madh ishte ai i shqiptareve te Gjakoves. Nderkohe, vazhdojne te arrijne ne Kosove kufomat e shqiptareve permes karvaneve te vdekjes nga Beogradi (ne te shumten e rasteve kufomat jane te paidentifikuara) edhe ate sipas nje skenari te planifikuar, i cili duket se ka per qellim qe te shkaktoje sa me shume dhimbje per familjet te cilat presin qe nje kohe te gjate kthimin e me te dashurve te tyre. Lirisht mund te thuhet se bashkesia nderkombetare i ka kontribuar ne mase te madhe kesaj loje te cilen po e zhvillon Serbia ndaj Kosoves, me vete faktin se asnjehere nuk ka kembengulur dhe nuk ka bere presionin e duhur ne menyre qe te gjitha pengjet dhe personat e pa-gjetur (per fatin e te cileve pergjegjesine e mbane pushteti ne Serbi) te kthehen ne Kosove pa asne kushtezim. Vazhdimi i nje marifeti te ketille te UNMIKut edhe me veprimtarine e cila parashihet te behet ne kuader te grupeve teknike punuese per te zhdukurit, nuk do ndonje koment te veqante. Vetem me Kosoven (dhe me shqiptaret) ndodhe qe personat e pa-gjetur dhe kufomat e masakruara e te varrosura ne dhe te huaj gjate nje lufte te pabarabarte dhe shkaterrimtare te trajtohen si qeshtje teknike! Edhe vete Serbia, vazhdimisht shqiptaret i ka trajtuar si qeshtje teknike, numra, trupa fizik, etj, asnjehere si qenie njerezore, me emer, identitet, etj. HAPAT VIJUES NE DEM TE INTERESAVE TE QYTETAREVE TE KOSOVES Hartimi dhe aprovimi i KORNIZES KUSHTETUESE, ne vend te KUSHTETUTES SE KOSOVES. Eliminimi edhe ne diskutimet e lira i cdo segmenti qe mund te atribuonte elemente te shtetesise per Kosoven, e percjellur kjo ne te gjitha dokumentet zyrtare, vendimet, rregulloret, urdheresat administrative dhe ligjet qe jane aprovuar pas luftes ne Kosove. * Krijimi i mentalitetit te perkoheshem edhe per vete identitetin e qytetarit te Kosoves. Ne kete strukture hyn edhe themelimi i Institucioneve te Perkoheshme Veteqeverisese te Kosoves IPVQ (edhe sot e kesaj dite, qytetaret e Kosoves nuk e kane te qarte se sa veteqeverisese jane keto institucione dhe qka do te ndodhe me to kur tiu skadoje afati! Pse te perkoheshme! do te pyeste dikush. A eshte synuar keshtu qe permes nje forme te luftes speciale te vazhdohet terrori psikologjik ndaj shqiptareve (kesaj radhe i dirigjuar dhe i artikuluar nga jo-serbet, respektivisht bashkepunetoret e tyre) dhe te krijohet bindja se ketu asnjehere nuk do te kete qetesi, paqe, zhvillim ekonomik dhe jete normale! Dhe, ne kete menyre eshte tentuar te vazhdohet realizimi i politikes se njohur serbe per shpernguljen nga keto troje politike kjo e mbetur pergjysme ne realizim me ngjarjet e vitit 99! Ne kete rrafsh, pas luftes, nje pjese e rinise kosovare qe ka gjetur mundesite, ka vazhduar te braktise Kosoven edhe pas luftes ne kerkim te nje perspektive me te mire, qofte ne menyre legale apo edhe duke shtegetuar kanaleve te vjetra te organizuara dhe te sponsoruara nga vete pushteti ne serbi. Pjesa tjeter e rinise kosovare qe gjendet ne Kosove, fatkeqesisht, ne shumicen e bisedave mes tyre trajtojne temen e mundesive per te ikur jashte vendit, duke thene se ketu nuk ka perspektive, ketu nuk jetohet, etj. Fajtoret per mbytjen e perspektives per rinine dhe popullaten kosovare duhet te kerkohen brenda UNMIKut dhe strukturave administrative nderkombetare te cilat akoma (pese vjet pas luftes) nuk kane transferuar shumicen e kompetencave tek institucionet vendore dhe ruajne funksione vitale vendim-marrrese per Kosoven. TELEFONIA MOBILE - VALA 900 Monopolizimi i sherbimeve te telefonise mobile ne Kosove dhe shfrytezimi tejet i pameshirshem e shkaterrimtar i portofolit edhe ashtu te varfer te shqiptareve per sherbime qe lirisht mund te quhen primitive. Vete dhenia e tenderit nje kompanie nga Monako (ne kohen kur kryeadministrator i Kosoves ishte Bernard Kouchner), vend ky i njohur boterisht per pastrimin e parave te pista, paraqet nje teme te veqante, te ndjeshme dhe shume kontraverse. Per shfrytezimin e kodit telefonik (+377), shfrytezuesit e sherbimeve primitive dhe teper te shtrenjta te VALA 900-shit ne Kosove duhet te kontribuojne nga xhepat e tyre ne vlera milioneshe per vetem nje vit. Pas analizave te fundvitit 2003 per suficitin e bugjetit te Kosoves, ne media u publikua informata nga MEF-i se suficiti i gjithe vendit per vitin 2003 llogaritej te ishte diku rreth 75 milione euro, ndersa qe ketu nuk perfshihej fare suficiti i kompanise PTK ne vleren rreth 170 milione euro! Keqperdorimet e shumta te mjeteve materiale, pervetesimi i milionave ne emer te marrjes me qira te objekteve private, marrja nen hetime te udheheqesve me te larte te PTK-se (nga Guardia di Finanza) nen keto akuza dhe mos-transparenca e hapave te ndermarre per denimin e dukurive te kunderligjshme kane krijuar opinionin tek popullata se kur flasim per kompanine PTK, flasim per nje kategori te paprekshme masonesh te cilet nuk i japin pergjegjesi asnje institucioni te Kosoves (ndersa qe UNMIKu ulerin duke thene: ZERO TOLERANCE PER KRIMIN!). Ketu duhet shtuar edhe vonesat teper irituese ne tenderin per shpalljen e kompanise se dyte te telefonise mobile ne Kosove, veprim ky i radhes qe le per te dyshuar, krijon pakenaqesi dhe rrit hendekun e krijuar te mosbesimit ne raport me administraten nderkombetare. KEKu TERRORI ENERGJETIK LLOGARITE BANKARE NE GJIBRALTAR Edhe pas pese (5) vitesh ne paqe, kosovaret vazhdojne te ballafaqohen me terrorin energjetik. Edhe ky gjigant i prodhimit te energjise elektrike, fatkeqesisht per qytetaret e Kosoves, ben pjese ne kuadrin e kompetencave te rezervuara te UNMIKut. Pas nje vleresimi shume te thjeshte, kuptohet qarte se te gjitha fushat, segmentet, objektet dhe mekanizmat strategjike te Kosoves jane rreshtuar ne listen e kompetencave te rezervuara te UNMIKut (ne shume raste edhe te vetem nje njeriu Kryeadministratorit te UNMIKut)! Tenderet e shumte dhe milionat zinxhiror qe thuhet te jene shpenzuar ne renovimin e blloqeve te termocentralit te KEKut, shpeshhere kane rezultuar me pune te klasit te trete dhe me miliona te transferuar ne llogarite bankare jashte Kosoves (per 4,5 milione dihet boterisht se jane derguar ne Gjibraltar nuk besoj ta kete konfirmuar ndokush kthimin e atyre mjeteve ne Kosove!). Derisa i gjithe ky gjigant prodhimtarie mbetet akoma kompetence e rezervuar e UNMIKut, kush nga institucionet e Kosoves mundet dhe duhet ti raportoje popullit per milionat qe kane hyre dhe vazhdojne te hyjne aty, per avullimin e shume eurove ne procedure e siper, per punet qe jane kryer dhe per kualietin e materialeve te investuara aty! Kush duhet te jape pergjegjesi per deshtimin (e qellimshem, mendoj une) e sistemit te mbledhjes se pagesave per energjine e shpenzuar elektrike edhe ate qe nga ri-fillimi i punes se KEKut! Kujt nga faktori nderkombetar ne Kosove i ka shkuar per shtati mjegullimi sa me i madh i bilancit/gjendjes se investimeve ne KEK, bilancit te prodhimit dhe shpenzimit te energjise elektrike, bilancit te importit dhe eksportit te kesaj energjie nderkohe qe vazhdimisht furnzimi i qytetareve me energji elektrike ka qene katastrofal! A mund te flitet per ndonje lidhje direkte te zyrtareve nderkombetar (dhe atyre vendor) ne Kosove me kompani dhe individe jashte vendit, te cilet perveq fitimeve te paligjshme nga tjetersimi i drejtperdrejt i mjeteve ne KEK, punojne qe te pasurohen edhe duke sjellur gjeneratore per qytetaret e varferuar te Kosoves (duke e kthyer Kosoven keshtu ne nje gjenerator te madh te ndotjes se ambientit te vet dhe duke shkaterrruar akoma me shume mireqenien ekonomike te popullates)! A mund te flase ndokush per zhvillim ekonomik, nese furnizimi me energji elektrike mungon! Nese diqka e tille edhe mund te propagohet (rrejshem, kuptohet!) nga njerez te caktuar te administrates nderkombetare, sa i takon zhvillimit ekonomik, investimit te kapalit te jashtem ne Kosove, ndoshta mund te flitet per teknologjine e kohes kur eshte shpikur makina me avull perderisa eshte shkaterruar qellimshem sistemi i energjise elektrike ne Kosove. Ne rastin e tille, ndoshta do te duhej te na sillnin ndonje makineri prej muzeve te shteteve te zhvilluara, ngase teknologjia e re jo vetem qe nuk punon pa energji elektrike, por edhe vetem nderprerja e furnizimit te perkohshem me energji elektrike shkakton demtimin e procesit prodhues dhe vete makinerine e sofistikuar. Te gjitha keto gjera jane fort mire te njohura per ata qe kane ardhur nga shtetet Euro-perendimore ne emer te kontributit te tyre per ndihme zhvillimit te Kosoves, ndersa qe po pasurohen ne kurrizin e saj. Jane po keta njerez qe ne vendet e tyre respektojne ne menyre strikte rregullat e komunikacionit, dallojne qarte ngjyrat e semaforit, ruajne hapesirat e gjelberuara skaj rrugeve, etj, ndersa qe ne Kosove sillen shpeshhere ne menyre vandale. Jane te njejtit njerez qe kane ardhur ne emer te misionit te ndihmojne qytetaret e Kosoves te ndertojne sistemin adekuat ligjor dhe te gjithe mekanizmat tjere qe e identifikojne nje shoqeri demokratike, ndersa qe ne shumicen e rasteve e bejne pikerisht te kunderten e misionit te tyre duke u sjellur si kolonizues te rinj te Kosoves dhe duke na thene: U kujtohet kush u ka cliruar juve nga pushtimi serb!). AKM-ja QEVERIA E TRETE E KOSOVES Para se te themelohej Agjensioni Kosovar i Mirebesimit (fillimisht e projektuar per realizimin e procesit te privatizimit te prones shoqerore e jo per bllokimin e ketij procesi), ne Kosove kishim dy qeveri paralele: Qeverine e zgjedhur nga vota e lire e popullit te Kosoves (edhepse qe nga fillimi me kompetenca qesharake) dhe qeverine / administraten e UNMIKut te emeruar nga zyra te caktuara te punesimit prane OKBse ne New York. Nuk do shume filozofi te thuhet se logjikisht qeveria e zgjedhur nga vota e popullit do te duhej te kishte te gjitha kompetencat, ndersa qe logjika filozofike e UNMIKut ne Kosove nuk pajtohet me diqka te tille dhe ruan me xhelozine me te madhe kompetencat koloniale e burokratike ne dem te qytetareve te Kosoves. Nese dikush thote se UNMIKu eshte duke e trajtuar Kosoven si koloni te veten dhe se administratoret e UNMIKut po sillen si neo-kolonialiste, zyra e komisionerit te mediave, shume zyra e zyrtare (zedhenes te emeruar e te pa-emeruar) te UNMIKut ne Kosove do te kundershtojne ashper nje gje te tille (ne fazen aktuale, mund te kerkojne edhe linqimin e atyre qe permendin gjera te tilla nuk kane thene kot se e verteta dhemb shume!). Kur flasim per zedhenesit (sidomos ata te UNMIKut) duhet patjeter te kujtojme kontributin shume negativ te disa prej tyre, me deklaratat e perditshme ne dem te interesave te Kosoves: Susan Manuel, Gyorgy Kakuk (ne Mitrovice) dhe se fundi Isabella Karlovizc (e cila me rastin e revoltes se fundit ne vend, kaloi edhe ne funksionin e gjykateses dhe filloi te shaje popullaten shumice te Kosoves duke iu dhene edhe leksione politike!). Ajo qe eshte shume ironike, eshte fakti se ne shume raste, ne kuader te institucioneve te ndryshme te Kosoves, emerohen zyrtare te ndryshem nderkombetar te cilet pothuaj gjithmone caktohen ne funksione udheheqese (gati asnjehere ne funksione profesionale te keshille-dhenies), anise me profesionalizem dhe ekspertize qendrojne shume me poshte se ekspertet vendor. Aspekti i vetem ne te cilin udheheqin zyrtaret e larte nderkombetar eshte ne lartesine e pagave mujore qe ata marrin, krahasuar me punetoret / ekspertet vendor. Merreni me mend (merreni edhe nje kalkulator afer vetes per lehtesi kalkulimi) krahasimin: Paga mesatare e bugjetit te Kosoves llogaritet te jete dikund rreth 150 , ndersa qe shefi i emeruar koheve te fundit per PTK-ne do te marre rreth 27,000 ne muaj per punen e tij ne kuader te ketij institucioni dhe do te tejkaloje punetorin mesatar te Kosoves me rreth 170 paga brenda vetem nje muaji!!! Perveq kesaj, ata, shpeshhere edhe udheheqin me politika te demshme programore dhe i vonojne proceset e pergjithshme te zhvillimit te institucioneve (sigurisht e bejne kete edhe per ti zgjatur vetes mandatin e qendrimit te tyre ne Kosove ne te cilen kane gjetur te gjitha te mirat e botes, perveq pavaresise te cilen vazhdimisht e synon populli i Kosoves). Kur te shtojme ketu se bugjeti i konsoliduar i Kosoves, qe nga viti i kaluar sigurohet nga te hyrat vetanake, atehere behet plotesisht e kuptueshme pse me ato mjete duhet te menagjojne institucionet e Kosoves e jo te ngelen dikund rreth 30% te mjeteve te ketij bugjeti nen menagjimin e kryeadministratorit te Kosoves (perfshire ketu edhe gjithe ato kompetenca tjera te rezervuara). Ata qe kane dijeni per shpenzimet e ketyre mjeteve nga bugjeti i Kosoves, e kane te qarte se behet fjale per mjetet te cilat shpenzohen per minoritetet (kupto serbet - te pakten ashtu thuhet!), ndersa qe ne akumulimin e ketyre mjeteve per bugjetin e Kosoves serbet nuk kontribuojne me asnje metalik ngase nuk i pranojne institucionet legjitime te Kosoves. Bllokimi i procesit te privatizimit, respektivisht loja politike e disa zyrtareve nderkombetare (te cilet kane siguruar per vete paga te majme dhe iu konvenon te pensionohen ne Kosove) brenda AKM-se me fatin e rreth 2,5 milione banoreve te Kosoves (dhe nervat e tyre) dhe rrugetimin e procesit te privatizimit, perben elementin me destruktiv, i cili edhe ka ndikuar teper shume ne mllefin dhe revolten e shqiptareve. Duhet permendur ketu ndryshimin e politikave operacionale te AKMse, ndryshime keto te bera ne marreveshje me struktura dhe mekanizma te pushtetit ne Beograd; si dhe Qasjen e punesimit te stafit nderkombetar ne pozitat me pergjegjesi ekzkutive brenda AKMse, e cila tejdukshmerisht eshte pro-serbe (edhe ne rastet kur dikush prej punetoreve vjen nga ndonje shtet jo-aleat me serbine, nese shikohet prejardhja e tyre mund te konstatohet se kemi te bejme me nenshtetetas te natyralizuar me rrenje the thella proserbe). PAPUNESIA NE SHKALLE FRIKESUESE (rreth 60%) Ne baze te disa vleresimeve te institucioneve ekonomike qe veprojne ne Kosove, thuhet se dikund rreth 60% e popullsise se vendit eshte e papune. Dikund rreth 65% te populates e perben gjenerata e re ne Kosove. Rini kjo e cila te shumten e kohes duhet ta kaloje rrugeve, kafeneve, dhe i eshte nenshtruar nje ndikimi te madh te dukurive negative (te perkujtojme se para luftes ne Kosove kishim nje numer shume me te vogel te rinise e cila konsumonte droge dhe te atyre qe ishin te infektuar me virusin HIV te mos flasim per perqindjen e rinise e cila sot helmohet me nikotine). PA-PERSPEKTIVA E QARTE EKONOMIKE Nuk shihet asnje drite premtuese ne horizontet e progresit ekonomik te Kosoves. Te gjitha ato ndermarrje te cilat kane reprezentuar gjigante te prodhimtarise ekonomike ne Kosove, kane mbetur ne meshiren e eksperteve te ngarkuar me pergjegjesine per privatizimin e prones shoqerore. Deri me sot, nje numer shume i madh i ketyre reparteve te punes eshte shkaterruar per shkak te mos-nderhyrjes me investime konkrete edhe si pasoje e amortizimit. Te permendim ketu sidomos kompanine e madhe TREPCA, pa ri-aktivizimin e reparteve te se ciles nuk do te mund te flitet asnjehere per ngjalljen dhe zhvillimin e qytetit te Mitrovices ne kete radhe edhe te banoreve te ketij qyteti (me shume probleme politike, te cilat kryesisht e kane burimin ne ngecjen e proceseve ekonomike). Eshte thene shume here se politikat fiskale qe aplikohen ne ekonomine e Kosoves nuk favorizojne asnje veprimtari prodhuese ne vend. Si rrjedhoje, kemi furnizimin e tregut te vendit me prodhime nga gjithandej jashte Kosoves (fatkeqesisht, pothuaj gjithqka vjen nga Serbia dhe Maqedonia), duke i garantuar keshtu nje jo-stabilitet ekonomik dhe politik vendit tone. Nese i behet nje analize e pergjithshme gjendjes ekonomike ne Kosove, verehet qarte se pothuaj gjithqka sillet ne nje rreth zinxhiror i cili gjithmone perfundon ne Beograd. Pothuaj te gjitha mjetet materiale akoma futen ne Kosove nga mergata shqiptare, ndersa qe nga ketu percjellen pastaj ne drejtimin e pakthyeshem i cili funksionon ne paralelen Beograd Shkup. Koheve te fundit edhe segmenti i sportit po i pervijon hapat e gabuar te ekonomise se deshtuar te Kosoves. Ajo qe eshte e dhimbshme, eshte fakti se per gjera te tilla eshte folur shume here dhe jane bere edhe analiza profesionale nga institucionet ekonomike te vendit, ndersa qe vazhdon te mos ndryshoje ne aspektin pozitiv asnje presje dhe asnje pike e kesaj perspektive ekonomike. PENSIONET E PA-REALIZUARA DHE TE VJEDHURA NGA SERBIA Gjeneratat e vjetra ne Kosove, te cilet e kane permbyllur aktivitetin e tyre punues, jane detyruar te jetojne ashtu si dijne e munden, pa ndonje perkujdesje adekuate shteterore. De-Humanizim me te madh per kete kategori te njerezve nuk mund te kete. Kesaj i thone: UNMIKu nuk lodhet per kete pune, Qeveria nuk ka mjete te mjaftueshme, Serbia nuk i paguan obligimet qe ka ndaj punetoreve shqiptare ngase i ka vjedhur mjetet ne emer te pensionisteve shqiptare, nderkohe qe as UNMIKu e as Qeveria e Kosoves nuk kane mekanizma (dhe as qe po lodhen te gjejne ndonje forme funksionale) te detyrojne Serbine te ktheje mjetet e vjedhura ne emer te pensioneve (mjete keto te cilat Serbia po i shfrytezon per mbajtjen gjalle te strukturave paralele ne Kosove). DOKUMENTET E IDENTIFIKIMIT DHE UDHETIMIT Ne kohen kur pat filluar dhenia e dokumenteve te identifikimit te gjithe ne menduam se me ne fund po ndaheshim nga kthetrat administrative te Serbise dhe se po krijonim identitetin tone te vertete edhe ne fushen e dokumentacionit personal identifikues. Dokumentet e udhetimit shenonin edhe nje hap tjeter pozitiv, per te cilin kishin aq shume nevoje shqiptaret e Kosoves, sidomos ne periudhen e pasluftes kur liria e levizjes shenonte parakushte shume me te volitshme. Kishte shume verejtje pse dokumentet e tilla nuk quheshin pasaporta dhe pse aty nuk kishte elemente te mjaftueshme qe perkufizonin Kosoven si entitet dhe identitet (por UNMIKun!), por njerezit u pajtuan me faktin se perderisa administrohemi nga organizma te perkohshem nderkombetar duhet te jete keshtu dhe vazhdimisht besuan se pas kesaj faze do te vinin ditet tona. Por, muajt ne vijim shenuan shume hapa prapakthyes, ne vend se te kishim progresin e pritur. Nuk ka si cilesohet ndryshe kerkesa e autoriteteve pergjegjese te UNMIKut per te deshmuar identitetin dhe te drejten per te qene banor i Kosoves me dokumentet e leshuara nga ish-pushteti okupues serb! Te mos flasim per gjendjen rreth vlefshmerise se dokumenteve te udhetimit. Ato akoma nuk pranohen as nga shtetet qe kane interes ekonomik ne Kosove (Bullgaria, Serbia e Mali i Zi, etj), ndersa qe shtetet tjera vetem mund te tregohen kurreshtare per cilesine dhe materialin e perdorur ne dokumentet e udhetimit (sigurisht qe do te kene edhe fjale te mira per teknologjine e shtypjes elektronike te fotografise ne keto dokumente te udhetimit). Del sheshit intenca e strukturave te caktuara te UNMIKut per te detyruar shqiptaret te marrin pasaporta te Serbise e Malit te Zi (te cilat gjejne aplikueshmeri me te madhe neper bote), ndersa qe ne favor te kesaj flet edhe vete fakti se institucionet paralele te Serbise te cilat kane leshuar pasaporta brenda Kosoves, jo vetem qe nuk jane penguar ne kete drejtim (per qka edhe eshte i obliguar UNMIKu) por edhe kane ofruar siguri fizike, duke vene ne sherbim forcat nderkombetare te policise dhe KFORit. PARLAMENTI JO-FUNKSIONAL I KOSOVES Perkunder faktit se parlamenti i Kosoves eshte themeluar dhe zhvillon aktivitetin e vet qe nje kohe bukur te gjate, numri i ligjeve te miratuara ne kuader te ketij institucioni te larte te vendit flet ne disfavor te permbushjes se nevojave per rregullimin e aktiviteteve me rendesi jetike per popullaten e vendit dhe po vonon forcimin institucional te rendit dhe rregullit demokratik. Kesaj vonese teper te demshme per proceset ne vend po i kontribuon ne masen me te madhe edhe vete kryeadministratori i UNMIKut me zyren e tij (te famshme!) ligjore, duke vonuar ne maksimum zyrtarizimin e ligjeve te kaluara dhe te aprovuara nga parlamenti i Kosoves, si dhe duke i kthyer ato ne rishqyrtim sa here qe per to shtron ndonje argument koalicioni Kthimi. Anulimi i cdo vendimi me rendesi strategjike per territorin, administrimin dhe zhvillimin e Kosoves nga ana e kryeadministratorit te Kosoves, flet shume dhe tregon se sa funksionale i kemi institucionet veteqeverisese te vendit. Ketu vlene te permendim anulimin dhe aplikimin e vetos nga kryadministratoret e UNMIKut ne te gjitha rezolutat, konkluzat dhe vendimet qe parlamenti ka marre me rastin e mbrojtjes se interesave strategjike dhe ekzistenciale te vendit. Edhe rasti i fundit, kur UNMIKu dhe faktori tjeter nderkombetar ne Kosove, nuk bezan dhe nuk reagon fare lidhur me rezoluten e fundit te parlamentit serb me qka shenohet nderhyrje flagrante ne punet e brendshme dhe perben nje element qe bie ndesh edhe me vete rezoluten e aprovuar nga bashkesia nderkombetare - sikur flet ne taborrin e kujt po rreshtohen struktura te caktuara brenda UNMIKut. QENDRIMI TEPER AMBIVALENT I UNMIKut DHE STANDARDI I POLITIKAVE TE DYFISHTA (NJE MASE VLEN PER SHQIPTARET, TJETRA PER SERBET) Njeri prej personaliteteve me peshe politike ne Evrope, e tha edhe kete: Kosova ka shume ngjashmeri me Palestinen! Te jete ky qellimi final drejte te cilit po na shtyen Evropa!!! Nese institucionet vitale te Kosoves (te cilat edhe bartin pergjegjesi te caktuara per gjendjen aktuale ne te gjitha fushat e jetes dhe punes ne Kosove) nuk do te dalin me kerkesa te caktuara per ndryshime pozitive ne te gjitha fushat, do te kontribuojne ne shtimin e pakenaqesise, pezmit dhe revoltes ne mendjet (qe sa kohe te terrorizuara, pa iu dhene ndonehere as trajtimin me te vogel rehabilitues pas luftes dhe okupimit te gjate te ish-pushtetit serb) e secilit nga banoret e Kosoves. VLERESIMI REAL NGA PARLAMENTI I KOSOVES DHE QEVERIA, I FAKTOREVE POLITIK, EKONOMIK, etj, QE KANE REZULTUAR ME REVOLTEN E PARA DISA DITEVE DHE NXJERRJA E KONKLUZAVE DHE KERKESAVE TE CILAT DUHET TE AFATIZOHEN PER PERMBUSHJE NE ADRESE TE ADMINISTRATES SE UNMIKut DHE FAKTOREVE TJERE RELEVANT NDERKOMBETAR PARAQET DOMOSDOSHMERI. _______________________________ Shkrim i bërë menjëherë pas ngjarjeve të marsit 2004. Në këtë material nuk është trajtuar (dhe nuk ka qenë pikësynim i shkrimit) përgjegjësia e faktorit vendor për gjendjen e vështirë në të cilën përpëlitet sot Kosova - me arsyetimin e mungeses se kompetencave. Sikur të shtrohej edhe ky segment në këtë shkrim, dyshoj se numri i faqeve të këtij materiali do të përfundonte me dy-shifror! _________________________________________________________________ The new MSN 8: advanced junk mail protection and 2 months FREE* http://join.msn.com/?page=features/junkmail -------------- next part -------------- A non-text attachment was scrubbed... Name: Analize Gjendjes.doc Type: application/msword Size: 95232 bytes Desc: not available Url : http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-l/attachments/20040913/fa426ebd/attachment.doc
More information about the Prishtina-L mailing list |