From mentor at alb-net.com Mon Sep 13 07:13:44 2004 From: mentor at alb-net.com (Mentor Cana) Date: Mon, 13 Sep 2004 07:13:44 -0400 (EDT) Subject: [Prishtina-l] New Albanian Book: NEWS RELEASE from THE IVANAJ FOUNDATIONS (fwd) Message-ID: NEWS RELEASE from THE IVANAJ FOUNDATIONS ============================================================= http://www.ivanaj.org/publishing.htm NEW ALBANIAN BOOK PUBLICATION September 2004 The Ivanaj Foundations, with headquarters in both New York and Tirana, are pleased to announce the recent publication of a new, 240 page, book in Albanian language : "MIRASH IVANAJ -- personalitetit i shquar i universit shqiptar" A limited number of copies are now available in the U.S. of this book (see below a synopsis in Albanian), which can be obtained with a minimum contribution to the Foundation: http://www.ivanaj.org/publishing.htm We are a tax-exempt, charitable organization, not for profit corporation under Section 501(c)(3) of the I.R.S. code, publicly supported, so that donations, bequests, and gifts are deductible within the limits of the law, for income and estate tax purposes. The Martin and Mirash Ivanaj Foundation Cherokee Station - PO Box 20661 New York, NY 10021-0073 URL: http://www.ivanaj.org Tel/Fax : 212-744-4294 EMail: info at ivanaj.org ================= P?rmbledhje nga Pertefe Leka Doli ne qarkullim libri, Mirash Ivanaj, personalitet i shquar i Universit Shqiptar me autor historianin Dr.Iljaz Gogaj. Eshte libri i tete i autorit ne fushen e histories se arsimit dhe te mendimit pedagogjik shqiptar, botimin e te cilit e realizoi pas nje studimi te gjate shumevjecar rreth figures se ndritur te Mirash Ivanajt. Libri ndahet nder 10 kapituj. Fillon me disa te dhena historiko-gjeografike te vendorigjines se familjes Ivanaj, vazhdon me vitet e rinise te vellezerve Martin & Mirash Ivanaj dhe shkollimin e tyre, deri ne Universitetin e Romes. Botimet e tyre ne proze poezi e drame te cilat i ka cituar autori ne liber i perkasin periudhes se rinise shkollore. Nje kapitull me vete ia ka kushtuar autori aktivitetit te te M.Ivanajt ne gazeten Republika si drejtor dhe autor i shume artikujve me prirje republikane. Hapesiren me te madhe ne liber autori ia ka kushtuar qendrimit ne Shkoder dhe Tirane ne fillim avokat, mesues dhe pastaj drejtor i Gjimnazit te Shtetit. Ne vazhdimesi jepet ngjarja me e rendesishme ne jeten e M.Ivanajt, kur ai pranoi ftesen e Mbretit Zog kundershtarit te tij politik, per te marre persiper detyren e Ministrit te Arsimit. Jane dokumentuar me vertetesi Reforma Arsimore e Ivanajt dhe diskutimi ne parlamentin shqiptar per miratimin e tezave te reja ne ndryshimet konstruktive te sistemit arsimor ne Shqiperi. Pastaj jepet doreheqja dinjitoze dhe ngritja ne postin e larte te Kryetarit te Keshillit te Shtetit. Vijne radhazi ne menyre kronologjike ngjarjet e 7 Prillit 1939, kerkesa per arme per te luftuar fashizmin. Ikja ne mergim. Jeta plot dhimbje ne Turqi me vdekjen e te vellait. Ftesa e Enver Hoxhes per tu kthyer ne Shqiperi. Arrestimi, mbrojtja burrerore ne gjyq, burgu dhe fundi tragjik. Ne liber do te gjeni sfida dhe te papritura te propagandave te huaja per te ndalur progresin ne Shqiperi. Do te lexoni dialogje interesante te M.Ivanajt me Mbretin Zog dhe Enver Hoxhen. Ne liber do te njiheni me personalitetet me te shquara te arsimit kombetar dhe te shtetit shqiptar te asaj kohe:Hile Mosi,Mati Logoreci, Aleksander Xhuvani, Ahmet Gashi,Mitrush Kuteli,Fan Noli, Gjergj Fishta, Skender Luarasi, Gjergj Kokoshi, etj. Ne mbyllje te librit, autori ka bere pershkrimin fizik dhe moral te M.Ivanajt, duke shkrire emocionet e veta rreth personazhit te tij te admiruar. Per te arritur ne kete perfundim ka shfrytezuar nje dokumentacion te pasur arkivor, ditaret e ish nxenesve te M.Ivanajt, bisedat gojore ne Tuz me te afermit e familjes, shenimet e Skender Luarasit, fotografite e familjes, korespondencen me te vellane Martinin, Safet Butken e Demir Vilen etj., dosjen e burgut dhe botimet e vazhdueshme per M.Ivanajn pas viteve 90. Libri ka vlera te medha njohese historiko-pedagogjike, prandaj eshte i vlefshem per tu mbajtur mbi tavolinen e nje mesuesi e studenti, nje politikani a sociologu, nje gazetari a poeti, nje drejtori a menaxheri, nje linguisti a historiani, nje juristi a shtetari dhe te cdo shqiptari qe e do Shqiperine. From fatmirkabashi at hotmail.com Mon Sep 13 08:51:47 2004 From: fatmirkabashi at hotmail.com (Fatmir Kabashi) Date: Mon, 13 Sep 2004 12:51:47 -0000 Subject: [Prishtina-l] Analize Gjendjes ne Kosove Message-ID: Standardet e dyfishta te UNMIK-ut, Perkoheshmeria e te gjitha institucioneve vendore te Kosoves, Pa-Perspektiva ekonomike, Mos-trajtimi adekuat i gjeneruesve te krizave, ? = Riciklim i problemeve ne Kosove, Pasiguri, Revolte, Demonstrata, Dhune, ? Nje lufte e tmerrshme ka ndodhur ne Kosove gjate vitit 1999, ndersa qe shume vite me pare represioni, dhuna, masakrat dhe mohimi i qenies njerezore e kishin percjellur popullin shqiptar nen pushtimin dhe okupimin klasik te Kosoves nga Serbia dhe serbet. Bombardimet e NATO-s, te filluara me 24 Mars 1999 sollen shpresen e madhe se edhe per shqiptaret e Kosoves do te vijne dite me te mira, ndersa qe me 12 Qershor 1999 ishim deshmitare te drejtperdrejt te ndryshimit te realitetit te deriatehershem kolonial ne Kosove. Te gjithe shqiptaret besuan se nga ketu do te fillojne te ecin akrepat e ores shqiptare, do te shijojme barabaresisht rrezet e te njejtit diell qe ngrohe gjithe boten dhe se do te behemi te barabarte me te gjithe qytetaret e tjere te planetit tone. ? Nuk kaloi shume kohe dhe te gjithe ne filluam te kuptojme se serish po na trasohej rruga e paqartesive, po na veheshin shume pengesa ne rrugen tone te patjetersueshme drejte pavaresise (kesaj radhe nga ata te cilet kishin ardhur me misionin per te na asistuar ne ecjen tone perpara), po na punohej pas shpine dhe kishin filluar te mbroheshin interesat hegjemoniste e kolonialiste te Serbise n? Kosove. ZHGENJIMET E FAZES SE PARE Vete ardhja e misionit te OKB-se ne vend te misionit te kerkuar amerikan (me aleatet) ne Kosove perben hapin e pare zhgenjyes per shqiptaret e Kosoves. Ishin shume te fresketa deshtimet dhe masakrat e kryera nga serbet ne Bosnje, derisa atje ishin me mision ushtare dhe police nen komanden e OKB-se. Hyrja e forcave ushtarake te Rusise, permes Bosnjes, para se te jepej urdheri per zbarkim nga komanda e pergjithshme e NATO-s (KFOR-it), ishte nje ogur tjeter i zi, qe i bente me dije shqiptaret se Serbia do te vazhdonte te ishte prezente ne nje forme tjeter ne Kosove. Pershkrimi i nje plani qe ishte dhene edhe ne gazetat ditore ne Kosove, sipas te cilit forcat ruse shperndaheshin ne nje hapesire te gjere territoriale te Kosoves dhe do te sherbenin si pika potenciale ku do te zbarkonin parashutiste te armates serbe dhe vete fakti i konstatuar me vone se forcat ruse kane pasur komande te veqante me bazen ne Moske e jo ne KFOR ? perbente nje element teper te rrezikshem per te ardhmen e Kosoves. Keqtrajtimet e vazhdueshme te shqiptareve ne pikat kontrolluese te KFOR-it rus, ofendimet, provokimet (me ngritjen e tre gishterinjeve larte, sharjet ne gjuhen serbe) dhe plaqkitjet jane trajtuar edhe ne shtypin ditor (rastet edhe me identifikimin e disa nga mercenaret ruse qe kishin luftuar bashke me grupe te ndryshme paraushtarake serbe ne Kosove). Futja e shume njerezve me misione te dyshimta ne Kosove, qofte ne kuader te shoqatave jo-qeveritare te huaja, qofte ne institucionet e administrates se UNMIK-ut dhe KFOR-it, perbente faktorin me destabilizues qe ne fillim te konsolidimit te shoqerise Kosovare. Gjate kohes kur makineria luftarake e serbise ishte prezente ne Kosove, te pakten ishte me lehte te identifikohej rreziku i drejtperdrejte, ndersa qe tani gjithqka ishte kamufluar me petkun ?zyrtar? te administrimit nderkombetar ne Kosove. Vlene te permenden rastet kur qytetaret shqiptare ne Mitrovice jane keqtrajtuar dhe sulmuar nga njerez te uniformuar dhe pajisur me vetura te KFOR-it francez ? raste keto qe kane ndodhur zakonisht gjate oreve te hershme te mengjesit (taktike kjo e njohur per veprimin e makinerise luftarake te serbise gjate luftes ne Kosove) dhe qe gjuhe shprehese kane pasur gjuhen serbe. ZHGENJIMET VIJUESE Demilitarizimi i trupave te UCK-se dhe transformimi i tyre ne nje organizate civile per nderhyrje ne raste te fatkeqesive elementare natyrore, perben zhgenjimin e radhes dhe gjenerimin e revoltes se brendshme tek shqiptaret. Ishte bere gjithe ajo lufte shkaterrimtare, gjithe ato masakra e ai gjenocid nga pushteti okupues serb ne Kosove, dhe gjithe ajo rezistence, vuajtje dhe sakrifice popullore, per te qene Zot te vetvetes ? e jo te ktheheshim serish nen nje pushtues tjeter (kesaj radhe me atribute nderkombetare). Vete politika e punesimit dhe trajtimit te punetoreve vendor ne kuader te administrates se UNMIK-ut deshmon qarte tejdukshmerine e misionit qe nderkombetaret realizonin ne Kosove. Ne qytetin e Mitrovices, ku perqindja e popullates shqiptare sigurisht se nuk qendronte nen nivelin e 90%-it, perqindja e shqiptareve te punesuar aty nuk arriti te kalonte pragun e 50%-it edhe pas kater viteve te punes (kohe kjo kur edhe filloi faza e pare e reduktimit te pergjithshem te punetoreve vendor ne UNMIK). Trajtimi jo i barabarte i punetoreve vendor perbente kapitull te veqante: - serbet mund te ankoheshin (pa pasur nevoje te deshmonin ndonje gje!) se jane fyer apo kercenuar nga ndonje punetor shqiptar dhe shqiptarit i behej menjehere nje mal letrash me verejtje dhe fluturonte nga puna; - serbet mund te vinin kur te deshironin ne pune dhe te dilnin nga aty, pa pasur ndonje verejtje nga mbikeqyresit e tyre nderkombetar se nuk po e zbatonin orarin e punes; - ata edhe mund te mos vinin fare ne pune dhe te paguheshin me orar te plote (rasti i njohur per te gjithe ne administraten e UNMIK-ut ne Mitrovice, kur serbet me pretekst se nuk ndiheshin te sigurte per shkak te protestave te herepashershe te shqiptareve afer selise se UNMIK-u, nuk erdhen fare ne pune per me shume se nje muaj te tere!). Ishte shume e kuptueshme se punetoret serbe po luanin lojen e tjeterkujt (ne ate rast te serbise), ndersa qe edhe perkedheleshin nga nivelet me te larta te administrates nderkombetare; - angazhimi ne pune i serbeve te cilet njiheshin katerciperisht si pjesemarres direkt ne luftimet e vitit 1999, qofte nen uniformen e policise apo ushtrise e formacioneve paraushtarake; - aktiviteti paralel i serbeve te punesuar ne UNMIK dhe angazhimi i tyre destruktiv ne kuader te strukturave kriminale, paraushtarake ? te quajtura ?Rojat e Ures?. Per emrat dhe aktivitetin e tyre kane ditur edhe mbikeqyresit e tyre nderkombetar, ngase ne disa raste edhe jane perballur me pasojat dhe aktivitetin destruktiv te punetoreve te tyre (pengimi i qarkullimit te lire edhe per nderkombetaret ? ne disa raste edhe te vete policise se UNMIK-ut, gjuajtja me gure, demolimi dhe djegia e veturave apo objekteve zyrtare te punes se nderkombetareve, si dhe pjesemarrja ne aktivitete te tjera te dhunshme ku jane perdorur edhe bombat dhe arsenal tjeter i armeve). Politika e punesimit te stafit nderkombetar ne regjionin e Mitrovices: Duke e konsideruar regjionin e Mitrovices si te rrezikshem per te zhvilluar aktivitetin e punes (qytet ky i ndare dhunshem nga KFOR-i francez dhe administrata e UNMIK-ut), politika e punesimit te stafit nderkombetar ne Mitrovice ka qene krejtesisht qeshtje e zgjedhjes sipas preferencave. Dmth. ne Mitrovice kryesisht kane ardhur njerez me perkatesi kombetare sllave dhe interesa te caktuara ? pse te mos thuhet edhe me detyra te caktuara (ruse, franceze, ukrainas, bullgare, rumune, etj, dhe perfaqesues te disa shteteve afrikane e aziatike dhe teper pak amerikane, angleze dhe gjermane). * Angazhimin e nje zyrtari rus prane UNMIKut (pergjegjes per ekonomi, industri dhe energjetike ne regjionin e Mitrovices) ne drejtim te ndarjes se qytetit e kane te njohur shumica e qytetareve. Sidomos ka qene vendimtar angazhimi i tij per ndarjen ne dy pjese te sistemit energjetik, sistemit te telekomunikacionit (postes dhe telefonise), sherbimeve tjera publike per qytetaret: furnizimi me buke, furnizimi me uje te pijshem, grumbullimi i mbeturinave, etj. Kjo eshte bere permes angazhimit te tij ne legjitimimin e strukturave paralele dhe pranimin e gjithe dokumentacionit te leshuar nga administrimi paralel serb i pasluftes, si dhe pagesat qe jane bere per keto fantom-kompani ne emer te sherbimeve te ?kryera? per objektet dhe personelin e administrates se UNMIKut ne pjesen matane lumit Iber (ndertesat e kuvendeve komunale, objektet e stacioneve te policies, objektet e administrates se UNMIKut, ndertesat e gjykatave, etj). * Qasje pothuaj te njejte (ne mos edhe me te demshme politikisht) ka pasur vazhdimisht edhe OSBE-ja, ne drejtim te politikes se punesimit, trajtimit te te drejtave te punetoreve, qasjes ne raport me strukturat paralele serbe ne Mitrovice dhe ne gjithe Kosoven. LOJA POLITIKE / TERRORI PSIKOLOGJIK I SERBISE ME FATIN E TE ZHDUKURVE DHE PENGJEVE TE LUFTES. Fakti se edhe sot e kesaj dite nuk dihet per nje numer te madh te shqiptareve te rrembyer dhe te zene peng gjate luftes ne Kosove, perben element shume destruktiv te cilin vazhdimisht e ka aplikuar pushteti i Serbise ? perkunder faktit se Evropa shpeshhere ka deklaruar se klasa politike e Serbise pas-milosheviqiane eshte ne rruge te mire te demokratizimit! Eshte dashur nje angazhim shume i madh i faktorit vendor (sidomos familjeve te ketyre personave) dhe nje presion i madh i bashkesise nderkombetare per te detyruar pushtetin ne Serbi te liroje nje numer te caktuar shqiptaresh te cilet mbaheshin neper burgjet dhe kazamatet serbe, ne emer te akuzave te pabaza dhe denigruese. Kujtojme ketu grupe te ndryshme te shqiptareve te liruar, nga te cilet grupi me i madh ishte ai i shqiptareve te Gjakoves. Nderkohe, vazhdojne te arrijne ne Kosove kufomat e shqiptareve permes karvaneve te vdekjes nga Beogradi (ne te shumten e rasteve kufomat jane te paidentifikuara) edhe ate sipas nje skenari te planifikuar, i cili duket se ka per qellim qe te shkaktoje sa me shume dhimbje per familjet te cilat presin qe nje kohe te gjate kthimin e me te dashurve te tyre. Lirisht mund te thuhet se bashkesia nderkombetare i ka kontribuar ne mase te madhe kesaj loje te cilen po e zhvillon Serbia ndaj Kosoves, me vete faktin se asnjehere nuk ka kembengulur dhe nuk ka bere presionin e duhur ne menyre qe te gjitha pengjet dhe personat e pa-gjetur (per fatin e te cileve pergjegjesine e mbane pushteti ne Serbi) te kthehen ne Kosove pa asne kushtezim. Vazhdimi i nje marifeti te ketille te UNMIKut edhe me veprimtarine e cila parashihet te behet ne kuader te grupeve teknike punuese per te zhdukurit, nuk do ndonje koment te veqante. Vetem me Kosoven (dhe me shqiptaret) ndodhe qe personat e pa-gjetur dhe kufomat e masakruara e te varrosura ne dhe te huaj gjate nje lufte te pabarabarte dhe shkaterrimtare te trajtohen si qeshtje teknike! Edhe vete Serbia, vazhdimisht shqiptaret i ka trajtuar si qeshtje teknike, numra, trupa fizik, etj, asnjehere si qenie njerezore, me emer, identitet, etj. HAPAT VIJUES NE DEM TE INTERESAVE TE QYTETAREVE TE KOSOVES Hartimi dhe aprovimi i KORNIZES KUSHTETUESE, ne vend te KUSHTETUTES SE KOSOVES. Eliminimi edhe ne diskutimet e lira i cdo segmenti qe mund te atribuonte elemente te shtetesise per Kosoven, e percjellur kjo ne te gjitha dokumentet zyrtare, vendimet, rregulloret, urdheresat administrative dhe ligjet qe jane aprovuar pas luftes ne Kosove. * Krijimi i mentalitetit te ?perkoheshem? edhe per vete identitetin e qytetarit te Kosoves. Ne kete strukture hyn edhe themelimi i Institucioneve te Perkoheshme Veteqeverisese te Kosoves ? IPVQ (edhe sot e kesaj dite, qytetaret e Kosoves nuk e kane te qarte se sa veteqeverisese jane keto institucione dhe qka do te ndodhe me to kur ?t?iu skadoje afati?! Pse te perkoheshme! ? do te pyeste dikush. A eshte synuar keshtu qe permes nje forme te luftes speciale te vazhdohet terrori psikologjik ndaj shqiptareve (kesaj radhe i dirigjuar dhe i artikuluar nga jo-serbet, respektivisht bashkepunetoret e tyre) dhe te krijohet bindja se ketu asnjehere nuk do te kete qetesi, paqe, zhvillim ekonomik dhe jete normale! Dhe, ne kete menyre eshte tentuar te vazhdohet realizimi i politikes se njohur serbe per shpernguljen nga keto troje ? politike kjo e mbetur pergjysme ne realizim me ngjarjet e vitit ?99! Ne kete rrafsh, pas luftes, nje pjese e rinise kosovare qe ka gjetur mundesite, ka vazhduar te braktise Kosoven edhe pas luftes ne kerkim te nje perspektive me te mire, qofte ne menyre legale apo edhe duke shtegetuar kanaleve te vjetra ? te organizuara dhe te sponsoruara nga vete pushteti ne serbi. Pjesa tjeter e rinise kosovare qe gjendet ne Kosove, fatkeqesisht, ne shumicen e bisedave mes tyre trajtojne temen e mundesive per te ikur jashte vendit, duke thene se ketu nuk ka perspektive, ketu nuk jetohet, etj. Fajtoret per mbytjen e perspektives per rinine dhe popullaten kosovare duhet te kerkohen brenda UNMIKut dhe strukturave administrative nderkombetare te cilat akoma (pese vjet pas luftes) nuk kane transferuar shumicen e kompetencave tek institucionet vendore dhe ruajne funksione vitale vendim-marrrese per Kosoven. TELEFONIA MOBILE - VALA 900 Monopolizimi i sherbimeve te telefonise mobile ne Kosove dhe shfrytezimi tejet i pameshirshem e shkaterrimtar i portofolit edhe ashtu te varfer te shqiptareve per sherbime qe lirisht mund te quhen primitive. Vete dhenia e tenderit nje kompanie nga Monako (ne kohen kur kryeadministrator i Kosoves ishte Bernard Kouchner), vend ky i njohur boterisht per pastrimin e parave te pista, paraqet nje teme te veqante, te ndjeshme dhe shume kontraverse. Per shfrytezimin e kodit telefonik (+377), shfrytezuesit e sherbimeve primitive dhe teper te shtrenjta te VALA 900-shit ne Kosove duhet te kontribuojne nga xhepat e tyre ne vlera milioneshe per vetem nje vit. Pas analizave te fundvitit 2003 per suficitin e bugjetit te Kosoves, ne media u publikua informata nga MEF-i se suficiti i gjithe vendit per vitin 2003 llogaritej te ishte diku rreth 75 milione euro, ndersa qe ketu nuk perfshihej fare suficiti i kompanise PTK ne vleren rreth 170 milione euro! Keqperdorimet e shumta te mjeteve materiale, pervetesimi i milionave ne emer te marrjes me qira te objekteve private, marrja nen hetime te udheheqesve me te larte te PTK-se (nga Guardia di Finanza) nen keto akuza dhe mos-transparenca e hapave te ndermarre per denimin e dukurive te kunderligjshme ? kane krijuar opinionin tek popullata se kur flasim per kompanine PTK, flasim per nje kategori te paprekshme masonesh te cilet nuk i japin pergjegjesi asnje institucioni te Kosoves (ndersa qe UNMIKu ulerin duke thene: ?ZERO TOLERANCE PER KRIMIN?!). Ketu duhet shtuar edhe vonesat teper irituese ne tenderin per shpalljen e kompanise se dyte te telefonise mobile ne Kosove, veprim ky i radhes qe le per te dyshuar, krijon pakenaqesi dhe rrit hendekun e krijuar te mosbesimit ne raport me administraten nderkombetare. KEKu ? TERRORI ENERGJETIK ? LLOGARITE BANKARE NE GJIBRALTAR Edhe pas pese (5) vitesh ne paqe, kosovaret vazhdojne te ballafaqohen me terrorin energjetik. Edhe ky gjigant i prodhimit te energjise elektrike, fatkeqesisht per qytetaret e Kosoves, ben pjese ne kuadrin e kompetencave te rezervuara te UNMIKut. Pas nje vleresimi shume te thjeshte, kuptohet qarte se te gjitha fushat, segmentet, objektet dhe mekanizmat strategjike te Kosoves jane rreshtuar ne listen e kompetencave te rezervuara te UNMIKut (ne shume raste edhe te vetem nje njeriu ? Kryeadministratorit te UNMIKut)! Tenderet e shumte dhe milionat zinxhiror qe thuhet te jene shpenzuar ne renovimin e blloqeve te termocentralit te KEKut, shpeshhere kane rezultuar me pune te klasit te trete dhe me miliona te transferuar ne llogarite bankare jashte Kosoves (per 4,5 milione ? dihet boterisht se jane derguar ne Gjibraltar ? nuk besoj t?a kete konfirmuar ndokush kthimin e atyre mjeteve ne Kosove!). Derisa i gjithe ky gjigant prodhimtarie mbetet akoma kompetence e rezervuar e UNMIKut, kush nga institucionet e Kosoves mundet dhe duhet t?i raportoje popullit per milionat qe kane hyre dhe vazhdojne te hyjne aty, per ?avullimin? e shume eurove ne procedure e siper, per punet qe jane kryer dhe per kualietin e materialeve te investuara aty! Kush duhet te jape pergjegjesi per deshtimin (e qellimshem, mendoj une) e sistemit te mbledhjes se pagesave per energjine e shpenzuar elektrike edhe ate qe nga ri-fillimi i punes se KEKut! Kujt nga faktori nderkombetar ne Kosove i ka shkuar per shtati mjegullimi sa me i madh i bilancit/gjendjes se investimeve ne KEK, bilancit te prodhimit dhe shpenzimit te energjise elektrike, bilancit te importit dhe eksportit te kesaj energjie ? nderkohe qe vazhdimisht furnzimi i qytetareve me energji elektrike ka qene katastrofal! A mund te flitet per ndonje lidhje direkte te zyrtareve nderkombetar (dhe atyre vendor) ne Kosove me kompani dhe individe jashte vendit, te cilet perveq fitimeve te paligjshme nga tjetersimi i drejtperdrejt i mjeteve ne KEK, punojne qe te pasurohen edhe duke sjellur gjeneratore per qytetaret e varferuar te Kosoves (duke e kthyer Kosoven keshtu ne nje gjenerator te madh te ndotjes se ambientit te vet dhe duke shkaterrruar akoma me shume mireqenien ekonomike te popullates)! A mund te flase ndokush per zhvillim ekonomik, nese furnizimi me energji elektrike mungon! Nese diqka e tille edhe mund te propagohet (rrejshem, kuptohet!) nga njerez te caktuar te administrates nderkombetare, sa i takon zhvillimit ekonomik, investimit te kapalit te jashtem ne Kosove, ndoshta mund te flitet per teknologjine e kohes kur eshte shpikur makina me avull ? perderisa eshte shkaterruar qellimshem sistemi i energjise elektrike ne Kosove. Ne rastin e tille, ndoshta do te duhej te na sillnin ndonje makineri prej muzeve te shteteve te zhvilluara, ngase teknologjia e re jo vetem qe nuk punon pa energji elektrike, por edhe vetem nderprerja e furnizimit te perkohshem me energji elektrike shkakton demtimin e procesit prodhues dhe vete makinerine e sofistikuar. Te gjitha keto gjera jane fort mire te njohura per ata qe kane ardhur nga shtetet Euro-perendimore ne emer te kontributit te tyre per ndihme zhvillimit te Kosoves, ndersa qe po pasurohen ne kurrizin e saj. Jane po keta njerez qe ne vendet e tyre respektojne ne menyre strikte rregullat e komunikacionit, dallojne qarte ngjyrat e semaforit, ruajne hapesirat e gjelberuara skaj rrugeve, etj, ndersa qe ne Kosove sillen shpeshhere ne menyre vandale. Jane te njejtit njerez qe kane ardhur ne emer te misionit te ndihmojne qytetaret e Kosoves te ndertojne sistemin adekuat ligjor dhe te gjithe mekanizmat tjere qe e identifikojne nje shoqeri demokratike, ndersa qe ne shumicen e rasteve e bejne pikerisht te kunderten e misionit te tyre ? duke u sjellur si kolonizues te rinj te Kosoves dhe duke na thene: U kujtohet kush u ka cliruar juve nga pushtimi serb!). AKM-ja ? QEVERIA E TRETE E KOSOVES Para se te themelohej Agjensioni Kosovar i Mirebesimit (fillimisht e projektuar per realizimin e procesit te privatizimit te prones shoqerore e jo per bllokimin e ketij procesi), ne Kosove kishim dy qeveri paralele: Qeverine e zgjedhur nga vota e lire e popullit te Kosoves (edhepse qe nga fillimi me kompetenca qesharake) dhe qeverine / administraten e UNMIKut te emeruar nga zyra te caktuara te punesimit prane OKBse ne New York. Nuk do shume filozofi te thuhet se logjikisht qeveria e zgjedhur nga vota e popullit do te duhej te kishte te gjitha kompetencat, ndersa qe ?logjika filozofike? e UNMIKut ne Kosove nuk pajtohet me diqka te tille dhe ruan me xhelozine me te madhe kompetencat koloniale e burokratike ne dem te qytetareve te Kosoves. Nese dikush thote se UNMIKu eshte duke e trajtuar Kosoven si koloni te veten dhe se administratoret e UNMIKut po sillen si neo-kolonialiste, zyra e komisionerit te mediave, shume zyra e zyrtare (zedhenes te emeruar e te pa-emeruar) te UNMIKut ne Kosove do te kundershtojne ashper nje gje te tille (ne fazen aktuale, mund te kerkojne edhe linqimin e atyre qe permendin gjera te tilla ? nuk kane thene kot se e verteta dhemb shume!). Kur flasim per zedhenesit (sidomos ata te UNMIKut) duhet patjeter te kujtojme kontributin shume negativ te disa prej tyre, me deklaratat e perditshme ne dem te interesave te Kosoves: Susan Manuel, Gyorgy Kakuk (ne Mitrovice) dhe se fundi Isabella Karlovizc (e cila me rastin e revoltes se fundit ne vend, kaloi edhe ne funksionin e gjykateses dhe filloi te shaje popullaten shumice te Kosoves duke iu dhene edhe ?leksione? politike!). Ajo qe eshte shume ironike, eshte fakti se ne shume raste, ne kuader te institucioneve te ndryshme te Kosoves, emerohen zyrtare te ndryshem nderkombetar ? te cilet pothuaj gjithmone caktohen ne funksione udheheqese (gati asnjehere ne funksione profesionale te keshille-dhenies), anise me profesionalizem dhe ekspertize qendrojne shume me poshte se ekspertet vendor. Aspekti i vetem ne te cilin udheheqin zyrtaret e ?larte? nderkombetar eshte ne lartesine e pagave mujore qe ata marrin, krahasuar me punetoret / ekspertet vendor. Merreni me mend (merreni edhe nje kalkulator afer vetes ? per lehtesi kalkulimi) krahasimin: Paga mesatare e bugjetit te Kosoves llogaritet te jete dikund rreth 150 ?, ndersa qe shefi i emeruar koheve te fundit per PTK-ne do te marre rreth 27,000 ? ne muaj per ?punen? e tij ne kuader te ketij institucioni dhe do te tejkaloje punetorin mesatar te Kosoves me rreth 170 paga brenda vetem nje muaji!!! Perveq kesaj, ata, shpeshhere edhe udheheqin me politika te demshme programore dhe i vonojne proceset e pergjithshme te zhvillimit te institucioneve (sigurisht e bejne kete edhe per t?i zgjatur vetes mandatin e qendrimit te tyre ne Kosove ? ne te cilen kane gjetur te gjitha te mirat e botes, perveq pavaresise te cilen vazhdimisht e synon populli i Kosoves). Kur te shtojme ketu se bugjeti i konsoliduar i Kosoves, qe nga viti i kaluar sigurohet nga te hyrat vetanake, atehere behet plotesisht e kuptueshme pse me ato mjete duhet te menagjojne institucionet e Kosoves ? e jo te ngelen dikund rreth 30% te mjeteve te ketij bugjeti nen menagjimin e kryeadministratorit te Kosoves (perfshire ketu edhe gjithe ato kompetenca tjera te rezervuara). Ata qe kane dijeni per shpenzimet e ketyre mjeteve nga bugjeti i Kosoves, e kane te qarte se behet fjale per mjetet te cilat shpenzohen per minoritetet (kupto serbet - te pakten ashtu thuhet!), ndersa qe ne akumulimin e ketyre mjeteve per bugjetin e Kosoves serbet nuk kontribuojne me asnje metalik ? ngase nuk i pranojne institucionet legjitime te Kosoves. Bllokimi i procesit te privatizimit, respektivisht loja politike e disa zyrtareve nderkombetare (te cilet kane siguruar per vete paga te majme dhe iu konvenon te pensionohen ne Kosove) brenda AKM-se me fatin e rreth 2,5 milione banoreve te Kosoves (dhe nervat e tyre) dhe rrugetimin e procesit te privatizimit, perben elementin me destruktiv, i cili edhe ka ndikuar teper shume ne mllefin dhe revolten e shqiptareve. Duhet permendur ketu ndryshimin e politikave operacionale te AKMse, ndryshime keto te bera ne marreveshje me struktura dhe mekanizma te pushtetit ne Beograd; si dhe Qasjen e punesimit te stafit nderkombetar ne pozitat me pergjegjesi ekzkutive brenda AKMse, e cila tejdukshmerisht eshte pro-serbe (edhe ne rastet kur dikush prej punetoreve vjen nga ndonje shtet jo-aleat me serbine, nese shikohet prejardhja e tyre mund te konstatohet se kemi te bejme me nenshtetetas te natyralizuar ? me rrenje the thella proserbe). PAPUNESIA NE SHKALLE FRIKESUESE (rreth 60%) Ne baze te disa vleresimeve te institucioneve ekonomike qe veprojne ne Kosove, thuhet se dikund rreth 60% e popullsise se vendit eshte e papune. Dikund rreth 65% te populates e perben gjenerata e re ne Kosove. Rini kjo e cila te shumten e kohes duhet t?a kaloje rrugeve, kafeneve, dhe i eshte nenshtruar nje ndikimi te madh te dukurive negative (te perkujtojme se para luftes ne Kosove kishim nje numer shume me te vogel te rinise e cila konsumonte droge dhe te atyre qe ishin te infektuar me virusin HIV ? te mos flasim per perqindjen e rinise e cila sot helmohet me nikotine). PA-PERSPEKTIVA E QARTE EKONOMIKE Nuk shihet asnje drite premtuese ne horizontet e progresit ekonomik te Kosoves. Te gjitha ato ndermarrje te cilat kane reprezentuar gjigante te prodhimtarise ekonomike ne Kosove, kane mbetur ne meshiren e ?eksperteve? te ngarkuar me pergjegjesine per privatizimin e prones shoqerore. Deri me sot, nje numer shume i madh i ketyre reparteve te punes eshte shkaterruar per shkak te mos-nderhyrjes me investime konkrete edhe si pasoje e amortizimit. Te permendim ketu sidomos kompanine e madhe ?TREPCA?, pa ri-aktivizimin e reparteve te se ciles nuk do te mund te flitet asnjehere per ngjalljen dhe zhvillimin e qytetit te Mitrovices ? ne kete radhe edhe te banoreve te ketij qyteti (me shume probleme politike, te cilat kryesisht e kane burimin ne ngecjen e proceseve ekonomike). Eshte thene shume here se politikat fiskale qe aplikohen ne ekonomine e Kosoves nuk favorizojne asnje veprimtari prodhuese ne vend. Si rrjedhoje, kemi furnizimin e tregut te vendit me prodhime nga gjithandej jashte Kosoves (fatkeqesisht, pothuaj gjithqka vjen nga Serbia dhe Maqedonia), duke i garantuar keshtu nje jo-stabilitet ekonomik dhe politik vendit tone. Nese i behet nje analize e pergjithshme gjendjes ekonomike ne Kosove, verehet qarte se pothuaj gjithqka sillet ne nje rreth zinxhiror i cili gjithmone perfundon ne Beograd. Pothuaj te gjitha mjetet materiale akoma futen ne Kosove nga mergata shqiptare, ndersa qe nga ketu percjellen pastaj ne drejtimin e pakthyeshem i cili funksionon ne paralelen Beograd ? Shkup. Koheve te fundit edhe segmenti i sportit po i pervijon hapat e gabuar te ekonomise se deshtuar te Kosoves. Ajo qe eshte e dhimbshme, eshte fakti se per gjera te tilla eshte folur shume here dhe jane bere edhe analiza profesionale nga institucionet ekonomike te vendit, ndersa qe vazhdon te mos ndryshoje ne aspektin pozitiv asnje presje dhe asnje pike e kesaj ?perspektive? ekonomike. PENSIONET E PA-REALIZUARA DHE TE VJEDHURA NGA SERBIA Gjeneratat e vjetra ne Kosove, te cilet e kane permbyllur aktivitetin e tyre punues, jane detyruar te jetojne ashtu si dijne e munden, pa ndonje perkujdesje adekuate shteterore. De-Humanizim me te madh per kete kategori te njerezve nuk mund te kete. Kesaj i thone: UNMIKu nuk lodhet per kete pune, Qeveria nuk ka mjete te mjaftueshme, Serbia nuk i paguan obligimet qe ka ndaj punetoreve shqiptare ? ngase i ka vjedhur mjetet ne emer te pensionisteve shqiptare, nderkohe qe as UNMIKu e as Qeveria e Kosoves nuk kane mekanizma (dhe as qe po lodhen te gjejne ndonje forme funksionale) te detyrojne Serbine te ktheje mjetet e vjedhura ne emer te pensioneve (mjete keto te cilat Serbia po i shfrytezon per mbajtjen gjalle te strukturave paralele ne Kosove). DOKUMENTET E IDENTIFIKIMIT DHE UDHETIMIT Ne kohen kur pat filluar dhenia e dokumenteve te identifikimit te gjithe ne menduam se me ne fund po ndaheshim nga kthetrat administrative te Serbise dhe se po krijonim identitetin tone te vertete edhe ne fushen e dokumentacionit personal identifikues. Dokumentet e udhetimit shenonin edhe nje hap tjeter pozitiv, per te cilin kishin aq shume nevoje shqiptaret e Kosoves, sidomos ne periudhen e pasluftes kur liria e levizjes shenonte parakushte shume me te volitshme. Kishte shume verejtje pse dokumentet e tilla nuk quheshin pasaporta dhe pse aty nuk kishte elemente te mjaftueshme qe perkufizonin Kosoven si entitet dhe identitet (por UNMIKun!), por njerezit u pajtuan me faktin se perderisa administrohemi nga organizma te perkohshem nderkombetar duhet te jete keshtu dhe vazhdimisht besuan se pas kesaj faze do te vinin ditet tona. Por, muajt ne vijim shenuan shume hapa prapakthyes, ne vend se te kishim progresin e pritur. Nuk ka si cilesohet ndryshe kerkesa e autoriteteve pergjegjese te UNMIKut per te deshmuar identitetin dhe te drejten per te qene banor i Kosoves me dokumentet e leshuara nga ish-pushteti okupues serb! Te mos flasim per gjendjen rreth vlefshmerise se dokumenteve te udhetimit. Ato akoma nuk pranohen as nga shtetet qe kane interes ekonomik ne Kosove (Bullgaria, Serbia e Mali i Zi, etj), ndersa qe shtetet tjera vetem mund te tregohen kurreshtare per cilesine dhe materialin e perdorur ne dokumentet e udhetimit (sigurisht qe do te kene edhe fjale te mira per teknologjine e shtypjes elektronike te fotografise ne keto dokumente te udhetimit). Del sheshit intenca e strukturave te caktuara te UNMIKut per te detyruar shqiptaret te marrin pasaporta te Serbise e Malit te Zi (te cilat gjejne aplikueshmeri me te madhe neper bote), ndersa qe ne favor te kesaj flet edhe vete fakti se institucionet paralele te Serbise te cilat kane leshuar pasaporta brenda Kosoves, jo vetem qe nuk jane penguar ne kete drejtim (per qka edhe eshte i obliguar UNMIKu) por edhe kane ofruar siguri fizike, duke vene ne sherbim forcat nderkombetare te policise dhe KFORit. PARLAMENTI JO-FUNKSIONAL I KOSOVES Perkunder faktit se parlamenti i Kosoves eshte themeluar dhe zhvillon aktivitetin e vet qe nje kohe bukur te gjate, numri i ligjeve te miratuara ne kuader te ketij institucioni te larte te vendit flet ne disfavor te permbushjes se nevojave per rregullimin e aktiviteteve me rendesi jetike per popullaten e vendit dhe po vonon forcimin institucional te rendit dhe rregullit demokratik. Kesaj vonese teper te demshme per proceset ne vend po i kontribuon ne masen me te madhe edhe vete kryeadministratori i UNMIKut me zyren e tij (te famshme!) ligjore, duke vonuar ne maksimum zyrtarizimin e ligjeve te kaluara dhe te aprovuara nga parlamenti i Kosoves, si dhe duke i kthyer ato ne rishqyrtim sa here qe per to shtron ndonje ?argument? koalicioni Kthimi. Anulimi i cdo vendimi me rendesi strategjike per territorin, administrimin dhe zhvillimin e Kosoves nga ana e kryeadministratorit te Kosoves, flet shume dhe tregon se sa funksionale i kemi institucionet ?veteqeverisese? te vendit. Ketu vlene te permendim anulimin dhe aplikimin e vetos nga kryadministratoret e UNMIKut ne te gjitha rezolutat, konkluzat dhe vendimet qe parlamenti ka marre me rastin e mbrojtjes se interesave strategjike dhe ekzistenciale te vendit. Edhe rasti i fundit, kur UNMIKu dhe faktori tjeter nderkombetar ne Kosove, nuk bezan dhe nuk reagon fare lidhur me rezoluten e fundit te parlamentit serb ? me qka shenohet nderhyrje flagrante ne punet e brendshme dhe perben nje element qe bie ndesh edhe me vete rezoluten e aprovuar nga bashkesia nderkombetare - sikur flet ne taborrin e kujt po rreshtohen struktura te caktuara brenda UNMIKut. QENDRIMI TEPER AMBIVALENT I UNMIKut DHE STANDARDI I POLITIKAVE TE DYFISHTA (NJE MASE VLEN PER SHQIPTARET, TJETRA PER SERBET) Njeri prej personaliteteve me peshe politike ne Evrope, e tha edhe kete: Kosova ka shume ngjashmeri me Palestinen! Te jete ky qellimi final drejte te cilit po na shtyen Evropa!!! Nese institucionet vitale te Kosoves (te cilat edhe bartin pergjegjesi te caktuara per gjendjen aktuale ne te gjitha fushat e jetes dhe punes ne Kosove) nuk do te dalin me kerkesa te caktuara per ndryshime pozitive ne te gjitha fushat, do te kontribuojne ne shtimin e pakenaqesise, pezmit dhe revoltes ne mendjet (qe sa kohe te terrorizuara, pa iu dhene ndonehere as trajtimin me te vogel rehabilitues pas luftes dhe okupimit te gjate te ish-pushtetit serb) e secilit nga banoret e Kosoves. VLERESIMI REAL NGA PARLAMENTI I KOSOVES DHE QEVERIA, I FAKTOREVE POLITIK, EKONOMIK, etj, QE KANE REZULTUAR ME REVOLTEN E PARA DISA DITEVE DHE NXJERRJA E KONKLUZAVE DHE KERKESAVE TE CILAT DUHET TE AFATIZOHEN PER PERMBUSHJE NE ADRESE TE ADMINISTRATES SE UNMIKut DHE FAKTOREVE TJERE RELEVANT NDERKOMBETAR ? PARAQET DOMOSDOSHMERI. _______________________________ Shkrim i b?r? menj?her? pas ngjarjeve t? marsit 2004. N? k?t? material nuk ?sht? trajtuar (dhe nuk ka qen? pik?synim i shkrimit) p?rgjegj?sia e faktorit vendor p?r gjendjen e v?shtir? n? t? cil?n p?rp?litet sot Kosova - me arsyetimin e mungeses se kompetencave. Sikur t? shtrohej edhe ky segment n? k?t? shkrim, dyshoj se numri i faqeve t? k?tij materiali do t? p?rfundonte me dy-shifror! _________________________________________________________________ The new MSN 8: advanced junk mail protection and 2 months FREE* http://join.msn.com/?page=features/junkmail -------------- next part -------------- A non-text attachment was scrubbed... Name: Analize Gjendjes.doc Type: application/msword Size: 95232 bytes Desc: not available URL: From mentor at alb-net.com Wed Sep 29 18:27:01 2004 From: mentor at alb-net.com (Albanians in Macedonia Crisis Center News & Information) Date: Wed, 29 Sep 2004 18:27:01 -0400 (EDT) Subject: [Prishtina-l] [AMCC-News] Report Finds Macedonia Has Third Most Toxic Waste in World Message-ID: --------------------------------------------------------------------- AMCC http://www.alb-net.com/amcc/ --------------------------------------------------------------------- http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/en_GB/features/setimes/features/2004/09/29/feature-02 Report Finds Macedonia Has Third Most Toxic Waste in World 29/09/2004 According to a new report by the UN Food and Agriculture Organisation (UNFAO), Macedonia has the world's third largest volume of toxic waste. The environmental consequences could be disastrous, experts warn. By Marija Lazarova for Southeast European Times in Skopje - 29/09/04 A report by the UN Food and Agriculture Organisation ranks Macedonia third in terms of toxic waste. [UNFAO] A recently published report by the UN Food and Agriculture Organisation (UNFAO) ranks Macedonia third worldwide in terms of toxic waste, with over 10,000 tonnes. Only Ukraine and Poland rank higher, with 19,500 tonnes and 15,000 tonnes respectively. According to UNFAO Director Mark Davis, the problem is mainly caused by the circumstances in which chemicals are kept. "This is about very old and toxic materials because they have been kept for a long time and are often held in poor conditions and in outdoor areas," Davis told the daily Utrinski Vesnik. "They may be already exuding and polluting water in rivers and lakes, agricultural lands and air." In fact, Davis said, the problem may be much worse than the UNFAO figures indicate. "Experience has shown that when an elaborate study of a country is made, the figures are at least twice as higher." Toxic waste has been implicated in a range of health problems -- including birth defects, lung disease and cancer -- with children being particularly vulnerable. According to the UN, the worst affected are often impoverished rural communities whose residents may not be aware of the toxic effects of chemicals in their environment. The Macedonian Environment Ministry has also presented evidence that the amounts of toxic waste are higher than indicated in the report. A study commissioned by the ministry found that in 1999, the total amount of toxic waste in the country exceeded 45,000 tonnes. Of that, household waste accounted for 4,800 tonnes, commercial waste for 3,000 tonnes and medical waste for 1,000 tonnes. Construction debris accounted for 6,000 tonnes, industrial waste for 30,000 tonnes and agricultural waste for 200 tonnes, according to the study. A feasibility study has been conducted for reducing environmental pollution in Macedonia. According to UN estimates, it costs $3,500 to clean up one tonne of toxic pesticides, while the total cost of cleaning up the waste in Macedonia would be approximately $35m. ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: amcc-news-unsubscribe at alb-net.com , or visit AMCC-NEWS's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/amcc-news From mentor at alb-net.com Wed Sep 29 18:25:46 2004 From: mentor at alb-net.com (Kosova Crisis Center News and Information) Date: Wed, 29 Sep 2004 18:25:46 -0400 (EDT) Subject: [Prishtina-l] [Kcc-News] Teen refugee sending books to homeland [Kosova] Message-ID: --------------------------------------------------------------------- Kosova Crisis Center (KCC) News: http://www.alb-net.com/index.htm --------------------------------------------------------------------- http://www.kentucky.com/mld/kentucky/living/community/9770085.htm Posted on Wed, Sep. 29, 2004 Teen refugee sending books to homeland Now a U.S. citizen, she raises money to help libraries in Kosovo By Cathy Gilkey HERALD-LEADER CORRESPONDENT Ardena Gojani remembers when Serbian soldiers stormed her apartment complex and gave her family five minutes to leave the building or be killed. She remembers spending days in a 10-mile line of fleeing refugees, watching old men die and hearing hungry children crying for food and water. And she remembers moving to the United States and leaving her friends and family behind. But perhaps her most moving memories are of her trip back to Kosovo to see her war-torn country again. Those memories have-driven Ardena, now 17 and a junior at Lexington Catholic High School, to lead a drive to raise $5,000 to buy books and ship them to her hometown of Gjakova to help refill the shelves of a library burned down during the war. "We want to do what we can," Ardena said. "It hurts to see how much they don't have." She and her family returned to Gjakova, now Gjakovica, in 2000 to visit their family, almost all whom remained in Kosovo despite the wars. Seeing her country for the first time after living in the United States for more than a year opened Ardena's eyes to just how much she has and how much her homeland does not. "There were four kids to a desk made for two, and they all shared one textbook," she said of a school her friends attend. Since then, Ardena and her family have been working to send books to Kosovo with the help of the International Book Project, a Lexington group that sends donated books to poor countries. In 2002, Ardena's cousin, Rubik Rudi, carried dozens of books to Kosovo. Because he could not afford to ship the books, he left his clothes and personal belongings behind and packed two large suitcases full of books from the International Book Project office. In March, Ardena's father also packed two suitcases with books. Every one was checked out in the first few days he was in Kosovo, she said. Cathy Anderson, president of the International Book Project, encouraged Ardena to write a letter in the organization's quarterly newsletter to raise awareness of libraries like the one in Gjakovica. Formed in 1966, the International Book Project receives encyclopedias, technical books and journals from donors, then distributes them to more than 100 countries. Sponsors like Ardena pay the shipping costs. "The demand for materials in English is high as Kosovars strive to modernize their communities," Anderson said in the newsletter. Ardena's experiences in her homeland and Lexington have influenced and matured her beyond her 17 years. Like many of her peers, she has a job, a cell phone and loves instant messaging her friends, but she is more aware of the fragilities of life. Ardena was 11 when she was forced to leave her home at gunpoint. "My mother held my hand so tight, pulling me out of the house as fast as she could, without taking any belongings with us," Ardena said. They fled to Macedonia, an independent republic south of Kosovo, and stood in line with other refugees with no food and very little water. "I saw a baby being born and old men die," she said. "Children were hungry and crying for food." Serbian soldiers robbed people of what belongings they did have and kidnapped some people from the line, she said. The Red Cross brought food a few days after they arrived, and after four days of waiting, they were allowed to enter Macedonia. Ardena's cousin Rudi sponsored the Gojanis, which allowed them to immigrate to the United States. Ardena, her brother, her sister and her parents recently became U.S. citizens, she said. Ardena keeps in contact with friends in Kosovo through infrequent phone calls and, more often, e-mails and instant messaging. "It's hard to talk about what it's like here," she said. "Here, if we need something, we buy it or it's donated. There, there is no one to help." So Ardena is doing her best to help any way she can. The money she raises will help buy books and ship them to Kosovo. She hopes the books will be shipped next spring, and she plans to travel back to Gjakovica to help unpack and present the books to the library. Ardena's classmates and teachers at Lexington Catholic have been very supportive, she said. They pray for her fund-drive in class, and classmates routinely donate what they can. She said she raised $100 in a week at school. "It just felt so good to have them support me like that," she said. "It feels good to be doing something." ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: kcc-news-unsubscribe at alb-net.com , or visit KCC-NEWS's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/kcc-news