| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Prishtina-L[Prishtina-l] Lajme: SHBA-të nën sulm diplomatik pas vendimit për tërheqje nga Bosnja...kosova at jps.net kosova at jps.netTue Jul 9 02:48:17 EDT 2002
SHBA-të nën sulm diplomatik pas vendimit për tërheqje nga Bosnja Përgjigje të paqarta të qeverisë amerikane ndaj pyetjeve konkrete Isuf Hajrizi (Uashington, 3 korrik, 2002) Per gazeten Zeri, Prishtine Edhe pse afati për gjetjen e një zgjidhjeje për kundërshtimin e vazhdimit të misionit paqeruajtës të OKB-së në Bosnje erdhi dhe shkoi, optimistët nuk hoqën dorë nga shpresa se një zgjidhje megjithatë do të gjendej në momentet e fundit. Ata nuk mund ta besonin se në fakt, Uashingtoni me gjithë kontributin dhe investimet për ti dhënë fund luftës së Bosnjës do tua kthente shpinën të gjithave për tu kthyer në shtëpi duke rrezikuar kthimin e luftës midis ish palëve ndërluftuese. Për një vendim të tillë administrata amerikane është sulmuar nga kritikë brenda ashtu edhe jashtë vendit. Edhe pse Kongresi amerikan është në pushim deri pas festës së 4 korrikut, senatori demokrat në krye të komitetit për marrëdhënje ndërkombëtare në Senat, Xhozef Bajden (Joseph Biden) e ka shprehur pakënaqësinë e tij për qëndrimin kokëkfortë të administratës. Si një nga legjislatorët më të zëshëm për intërvenimin e SHBA-së në Ballkan, Senatori Bajden ka tërhequr vërejtjën se përdorimi i vetos për anulimin e misioneve paqeruajtëse "nuk është mënyra e drejtë për ti anvancuar interesat tona sepse kjo e rrezikon qëllimin tonë fundamental për ta sjell sigurinë e përhershme në Ballkan dhe në pjesë tjera në botë të përfshira nga trazirat." Sekretari i Mbrojtjës Donald Ramsfeld, i cili është arkitekti i politikës së tërheqjes së forcave paqeruajtëse nga Ballkani është përgjigjur duke u përpjekur për ti siguruar njerëzit si Bajden se adminsitrata bushiane nuk synonte tërheqjen e të gjitha trupave paqeruajtëse nga vendet e trazuara në botë." "Ne kemi forcat tona në tërë globin dhe nuk kemi qëllim që ti tërheqim ato," ka deklaruar të martën në një konferencë për shtyp shefi i Pentagonit. Në të njejtën Kohë presidenti Bush ka deklaruar se administrata e tij do të përpiqet që ta zgjidh problemin e forcave paqeruajtëse, por assesi Amerika nuk do tI bashkangjitej GJNK-së. Për ta kursyer misionin në Bosnjë, ameërikanët si kompromis dje kanë propozuar që ata me katër anëtarë të këshillit të Sigurimit që njeëkohësisht janë edhe anëtarë të GJNK-së, të të përdorin veton po që se hetuesit e Gjykatës tentojnë që tI marrin nën hetime paqeruajtësit nga shtete që nuk janë anëtarë të GJNK-së siq është Amerika. Mirëpo një propozim të tilë nuk e peqen askush sepse një gjë e tillë do ta dobësonte GJNK-në. Ndërkohë amerikanët insistojnë se janë të përkushtuar ndaj operacioneve paqeruajtëse. Mirëpo skeptikët i marrin deklaratat e tilla me rezervë, duke patur parasysh vendimin negativ në përgjithësi të adminsitratës së Bushit ndaj misioneve paqeruajtëse. I pyetur nëse administrata amerikane në të vërtetë po e përdorte problemin më Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve (GJNK) si pretekst për të hequr dorë nga operacionet paqeruajtëse kudo, zëdhënësi i shtëpisë së Bardhë Ari Fllajsher është përgjigjur negativisht duke thënë se vendimi amerikan ishte i bazuar në shqetësimet që SHBA-të kanë për fatin e amerikanëve në uniformë me shërbim jashtë vendit. Kritika ndaj qëndrimit amerikan kanë ardhur edhe disa mga aleatët më të denjë të Amerikës duke përfshirë përfaqësuesit anglezë në OKB dhe në Bonsjë, si dhe nga kryeshefi politik I Bashkimit Evropian Havier Solana. Ndërsa diplomatët kanë vështirësi për ta pranuar arsyetimin amerikan për një vendim aq rigoroz, gazetarët kuriozë kanë vërjetur një varg pikash ku vet adminstrata amerikane nuk është e qartë se si do të vepronte ajo nëse nuk do të mund të zgjidhej problemi i përgjithshëm për ta miratuar imunitetin amerikan ndaj GJNK-së në Këshillin e Sigurimit. Për shembull po që se administrata amerikane është aq e shqetësuar siç deklron për fatin e amerikanëve në shrëbime paqeruajtëse në botë, pse atëherë të mos tërhiqen të gjithë amerikanët kudo në botë përnjëherë pasi ata "të gjithë" janë të rrezikuar nga GJNK, por të pritet derisa misioneve t iu vjen afati për ripërtëritje siq është rasti i Bosnjës dhe pastaj të ndërprtiten operacionet? Në të njejtën kohë, kanë vërejtur gazetarët dhe analistët politikë në Uashington se deri me tash administrata amerikane është kërcënuar se do ti tërheq vetëm forcat e veta nga operacionet paqeruajtëse, kurse tani po kërcënohet se do ti bllokojë edhe shtetet tjera që të mos marrin pjesë në operacionet paqeruajtëse duke përdorur veton në Këshillin e Sigurimit siq ndodhi me rastin e Bosnjës këtë javë?. Po në rastet kur në një vend si për shembull në Siera Lione nuk ka personel amerikanë në shërbim por ka forca paqeruajtëse të sheteteve tjera por që kërkohet miratimi i qëndrimit të tyre në një vend të tillë nga Këshilli I Sigurimit ku kërkohet edhe vota e Amerikës? A do ta bllokonte Uashingtoni një mision të tillë? "Nuk jam i gatshëm që të jap një deklaratë lidhur më këtë në këtë kohë," është përgjigjur me diplomaci zëdhënësi i Departmëntit amerikan të shtetit, Riçerd Bauçer. "Kjo është një pyetje hipotetike që do të duhej ta shqyrtonim" për të gjetur një zgjidhje. A është atëherë njëra nga opcionet për gjetjen e zgjidhjes eliminimi i dërgimit të forcave amerikane në operacionet paqeruajtëse si në rastin e Bosnjës? e kanë pyetur gazetarët zëdhënësin Bauçer. "Kjo vërtetë nuk do të ishte dëshira jonë. Ne duam që të qëndrojmë në Bosnjë. Ne duam që ta zgjidhim këtë problem. Ne duam që të vazhdojmë mbështetjen e popullit të Bosnjës në përpjektjet e tij për rindërtim," ka deklaruar Bauçër. Mirë, atëherë po që se nuk arrihet marrëveshja që do të kënaqte Amerikën, a do të insistonte administrata amerikane që përveç forcave policore ndërkombëtare nën mandatin e OKB-së si në rastin e Bosnjës që edhe forcat e SFOR-it të cilat nuk janë nën mandatin e OKB-së të tërhiqen nga frika e GJNK-së? Po me forcat e KFOR-it, të cilat në njëfarë mënyre janë të ndërlidhura me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit? "Kjo është diçka që do ta shqyrtojmë Në këtë moment nuk kam ndonjë deklaratë përfundimtare për këtë," është përgjigjur zëdhënësi i qeverisë amerikane. Edhe një pyetje tjetër. A është Amerika duke kërkuar nga Këshilli i Sigurimit që të ndryshohet e tërë marrëveshja për Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ta liruar Amerikën nga juridikcioni i saj? Bauçer: "Jo, jo Nuk kërkohet ndonjë amandament për ta ndryshuar marrëveshjen; çështë e vërteta ekzistojnë parametra në marrëveshje që në veçanti lejojnë një veprim të tillë" ku Amerika dhe shtetet tjera që nuk janë anëtare të kësaj Gjykate të përjashtohen nga mundësia e përgjegjësisë para gjykatës në fjalë. Atëherë pse mendoni që ka aq shumë kundërshtime në OKB për ta miratuar kërkesën amerikane duke e leruar atë nga përgjegjësitë e GJNK-së? Bauçer: "Më të thënë të vërtetën nuk e di. Do të duhej që ti pyesni të tjerët, Po, do të duhej që ti pyesni tjerat shtete që po merren me këtë" në Këshillin e Sigurimit. Ky shkrim mund te ribotohet me kusht qe te theksohet autori dhe gazeta Zeri, Prishtine.
More information about the Prishtina-L mailing list |