| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Prishtina-L[Prishtina-l] Një shkrim i Shkelzen Maliqitzabeli at gmx.de zabeli at gmx.deSat Mar 10 09:19:02 EST 2001
ndoshta eshte shume e vertete, se te gjitha te "keqijat" qe po behen ne emen tone kane zanafillen te armiqet tane. por prapeseprae kjo metode e hjekjes se pergjegjesise nga veti nuk po shitet me. se pari, merre si te merresh, konfliktin ushtarak ne maqedoni filluan grupacionet shqiptare (pa marre parasysh me direktiven e kujt), dhe se dyti hasja ne grackat edhe me te vogla qe na parashtrohen nga armiqet tane, po konfirmon papjekurine tone shteterore, shyqa > > Kjo lufte eshte nxitur nga vete Maqedonia dhe terrori i saj ndaj popullit > shqiptar dhe eshte pikerishte vete Maqedonia qe edhe ka mundesi ta ndal > kete lufte me njohjen e te drejtave politike te shqiptareve. Vete fakti qe > Maqedonia ka zgjedhe luften si zgjidhje te problemit tregon se Maqedonia eshte > e gacshme te beje veteshperberjen(shkaterimin e vet) vetem e vetem qe > shqiptaret pergjithemon te mbahen nen roberi. > Nuk eshte i rastesishem qe kjo lufte filloi menjehere pas nje marreveshje > sekrete ne mes te Maqedonise dhe te Jugoslavise(e njohur me emrin > marreveshja per kufijt). > Nga ana tjeter e ashtuquajtura dhune e shqiptareve te Kosoves kunder > pakicave serbe eashte akuze e pabaze. Nuk jane shqiptaret ata qe po ushtrojne > dhune kunder shkive por jane shkite ata qe po nxisin dhe ushtrojne dhune > kunder shqiptareve. Si per shembull rasti i bombardimit te autobsit te shkive > afer kufirit Kosove-Shkini ishte veper e sherbimit sekret te shkinise. Dhe > nuk ishte e rastesishme qe pikerishte ne ate kohe ministri serb(nuk me > kujtohet cili) ishte ne udhetim neper Evrope. > Ndoshta shume me mire do ishte sikur shqiptaret te fillonin se demaskuari > armiqte tane ne vend te satanizimit te tyre. > > Personalishte mendoj qe kjo lufte nuk ishte e nevojshme,mirepo meqe ajo ka > filluar (dhe ishte e nxitur nga vete Maqedonia dmth u imponua) kjo lufte > duhet perkrahur. > > pershendetje nga > Rama > > ----- Original Message ----- > From: Jashar Berisha <berisha at telia.com> > To: Prishtina-L at alb net .com <prishtina-l at alb-net.com> > Sent: Friday, March 09, 2001 7:27 PM > Subject: [Prishtina-l] Një shkrim i Shkelzen Maliqit > > > > EKSTREMISTËT SHQIPTARË PËRBËJNË KËRCËNIM PËR RAJONIN > > > > Politikanët Shqiptarë duhet të punojnë për të pakësuar aktivitetet e > > nacionalistëve ekstremistë > > > > Nga Shkëlzen Maliqi në Prishtinë > > > > Pas kryengritjes në luginën e Preshevës në jug të Serbisë, një tjetër > > kryengritje Shqiptarësh ka shpërthyer, këtë rradhë në Maqedoni. > > > > Në ndryshim nga Ushtria Clirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe > Bujanovcit, > > lëvizja e re guerrile ka një emër më tërheqës dhe ambicioz, ushtria > > Clirimtare Kombëtare. > > > > Shkurtimi i saj është i njëjtë me atë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, > > UCK, lufta çlirimtare e së cilës ndaj forcave Serbe ka arritur kulmin me > > bombardimet e vitit të kaluar të NATO-s. > > > > Si rezultat i daljes në skenë të këtyre grupeve radikale, komuniteti > > ndërkombëtar tani ka filluar të shqetësohet me atë që ai e konsideron si > > rritje të militantizmit Shqiptar. > > > > Shtypi i Shkupit dhe Beogradit, përfshirë edhe disa media Perëndimore, > thonë > > se Kosova po eksporton lëvizjet radikale të cilat nuk kërcënojnë vetëm > > Serbinë dhe Maqedoninë por edhe stabilitetin në të gjithë rajonin. > > > > Shqiptarët po fitojnë imazhin e një kombi luftëdashës, duke zëvendësuar > > Serbët në rolin e problematikëve në rajon. > > > > Kjo pikpamje përforcohet edhe nga dhuna ndaj Serbëve dhe pakicave të > tjera > > etnike në Kosovë. Disa kanë filluar të shtrojnë pyetjen: A e kanë > merituar > > Shqiptarët e Kosovës ndërhyrjen e NATO-sç > > > > Ndërsa partitë më të mëdha politike në Kosovë dhe Shqipëri po tregohen > > inaktive, militantët Shqiptarë po dalin në dukje, duke e paraqitur veten > si > > drejtuesit patriotik të të gjithë kombit. > > > > Unë e njoh ideologjinë, mentalitetin dhe mitvimin që qëndron pas forcave > që > > provokojnë konfliktin e armatosur në Maqedoni. > > > > Unë i njoh këta patriotë të flaktë Shqiptarë, veçanërisht emigrantët në > > Europë. Dhe ata janë përpjekur të më bindin që Maqedonia është një > krijim > > artificial, i krijuar në kurriz të kombit Shqiptar. > > > > Ata kanë kohë që thonë se ndarja e detyruar e kombit Shqiptar ka qenë > një > > padrejtësi historike, me qëllim për të mos lejuar atë të jetë i > barabartë me > > fqinjët e tij në rajon. > > > > Padrejtësia do të vihej në vend, sipas tyre, duke ndarë maqedoninë në > pjesët > > Sllave dhe Shqiptare dhe kjo e fundit të bashkohej me Kosovën, apo edhe > më > > mirë, të bëhej pjesë e një shteti të bashkuar të Shqiptarëve. > > > > Pas shpërbërjes së federatës Jugosllave, disa nga këta patriotë kanë > > ndryshuar mëndjen, duke e kuptuar se ndarja e Maqedonisë është një punë > e > > rrezikëshme, pse jo edhe e pamundur. > > > > Maqedonia nuk mund të ndahet pa shkaktuar një krizë të madhe. Nuk është > një > > koincidencë që aty janë dislokuar trupat e NATO-s. Ato kanë qenë > prezente > > aty që prej fillimit të konfliktit Jugosllav për të parandaluar > përhapjen e > > tij në Maqedoni dhe shpërbërjen e vendit. > > > > Lëvizjet radikale të Shqiptarëve po bëjnë një luftë që nuk munden ta > > fitojnë. > > > > Ata mund të kenë të drejtë të mendojnë se mund të shpërbëjnë Maqedoninë, > por > > kjo do të ishte një lëvizje e gabuar strategjike sepse konflikti mund të > > përhapej edhe në pjesë të tjera të rajonit dhe të provokonte një reagim > të > > ashpër ndërkombëtar. > > > > Ata që përkrahin një kryengritje në Maqedoni janë naivë kur mendojnë se > > fuqitë e mëdha, veçanërisht Amerikanët, do të mbështesin Shqiptarët. > > > > Këto parashikime janë tepër të rrezikëshme, sepse Amerikanët do të > > "përkrahin" gjithnjë ata që mbështesin interesat e tyre gjeo-strategjike > - > > dhe Shqiptarët duhet ta kuptojnë që ndarja e Maqedonisë nuk është pjesë > e > > planeve të SHBA-së. > > > > Nuk ka asnjë dyshim që Maqedonia nuk është as një shtet i qëndrueshëm > dhe as > > një zgjidhje ideale. Shqiptarët kanë kundërshtime serioze dhe të bazuara > si > > ndaj kushtetutës së vendit ashtu edhe ndaj formave të diskriminimit > politik, > > kombëtar dhe ekonomik të trashëguar që nga periudha e Jugosllavisë. > > > > Por Maqedonia duhet të ekzistojë. Dhe paralajmërimet e NATO-s se ajo nuk > do > > të lejojë destabilizimin e vendit duhet të merren seriozisht. > > > > E ashtuquajtura Ushtria Clirimtare Kombëtare është aktive në zonën > kufitare > > ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës e cila kontrollohet nga NATO-ja, dhe do > të > > ishte një gjë shumë e gabuar nëse guerrilat përplasen me trupat e > Aleancës. > > > > Forcat politike të Shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni duken të > pafuqishme > > për të parandaluar aktivitetet e grupeve ekstremiste militante. > > > > Por së fundi forcat politike duket se kanë filluar të kuptojnë ndjenjën > që > > ka lindur në gjirin e komunitetit ndërkombëtar i cili e sheh tani > Kosovën si > > furnizuese të radikalizimit, dhe kjo ndjenjë mund të dëmtojë të ardhmen > > afatgjatë të provincës. > > > > Ata e dinë se nuk mund të ketë asnjë zgjidhje ushtarake të çështjes > > Shqiptare. > > > > Ndërkohë, të gjithë përfaqësuesit politik të Shqiptarëve në Maqedoni, > qoftë > > në qeveri por edhe ata të opozitës, janë distancuar qartë nga kjo > > kryengritje. > > > > Ata presin të mbështeten në këtë drejtim edhe nga kolegët e tyre në > Shqipëri > > dhe Kosovë, përgjigja e të cilëve deri më tani ka qenë e vakët dhe > konfuze, > > për shkak të konflikteve të mëdha ideologjike dhe mungesës së një > koordinimi > > strategjik. > > > > Por ato duhet të zgjidhin problemet e tyre pa humbur kohë, sepse ato > duhet > > të luajnë një rol të rëndësishëm në qetësimin e pasioneve dhe të > > parandalojnë përshkallëzimin e një konflikti të ri. > > > > Forcat politike Shqiptare jashtë Maqedonisë duhet të mbështesin edhe më > > fortë njerëz si Arbën Xhaferri, drejtuesi i Partisë për Prosperitet > > Demokratik të Shqiptarëve në Maqedoni, të cilët kanë dënuar pa asnjë > rezervë > > militantët. > > > > Është e qartë se partitë politike, si në pushtet ashtu edhe ato të > opozitës > > duhet të punojnë më shumë për të ndaluar grupet radikale të marrin në > dorë > > fatet e kombit Shqiptar. > > > > Autori është shkrimtar dhe drejtuesi i zyrës së Radio Europa e Lirë në > > Prishtinë. > > > > > > > > > -- Sent through GMX FreeMail - http://www.gmx.net -------------- next part -------------- [ The following attachment was DELETED when this message was saved: ] [ A Text/HTML segment of about 14,839 bytes. ]
More information about the Prishtina-L mailing list |