Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Prishtina-L

[Prishtina-l] Re: [Prishtina-l] Re: [Prishtina-l] RE: [Prishtina-l] Shqiperia Për Ukën

zabeli at gmx.de zabeli at gmx.de
Sat Jan 27 18:12:02 EST 2001


njeva qe bume atomike paskmi bo, po ne njanen ane thane aeroplanat e
shqipnis nuk po mrrijshin me ni rezervar kerozin deri n'beligrad (e tjerat shtete
nuk po na huazojne aeroplan; keta çarterat e bexhet sallahut e rexhep sadrise
po jane shtrenjet) e ne anen tjeter keta ekspertat shyptare qe e kishin ba
bomben atomike po tuten tash mas ktyne aferave te uraniumit qe mos popullsia e
beligradit po kete fare pasoje per shkak te uraniumit te pasun!!(neve per
t'varfnun jane ka na i nxjerrin syte, se le mo per te pasun...)


shyqa, i qkyem s'skeshuni



>              --- Forumi i diskutimeve Prishtina-L ---
>         Arkivi: www.alb-net.com/pipermail/prishtina-l
>        
> pikerisht pse shqiptaret gjithmone kane bere vetem luftra te drejta e
> kurre
> luftra te padrejta
> ata sot jane te ndare ne shume shtetedhe ende per fatin e tyre pyeten te
> huajt e jo ata vete.
> 
> Mendoj se eshte koha e fundit qe shqiptaret ta ndalin kete tradite
> jo-te-dobishme.
> Shqiptaret psh do te duhej t`i kerkonin Nishin dhe rajone perreth tij dhe
> ta
> quajne te padiskutueshme bashkimin Kosoves Lindore me Kosoven.
> Ne te njeten kohe shqiptaret do duhej te fillonin nga perpjekjet per
> krijimin e bombave nukleare dhe hudhjen e tyre mbi Beograd
> 
> VETEM LUFTRAT E PADREJTA JAPIN ATE QE KERKON NJE LUFTE E DREJT
> 
> PERSHENDETJE
> 
> ----- Original Message -----
> From: Jashar Berisha (hem) <berisha at telia.com>
> To: <prishtina-l at alb-net.com>
> Sent: Saturday, January 27, 2001 2:36 AM
> Subject: [Prishtina-l] RE: [Prishtina-l] Shqiperia Për Ukën
> 
> 
> Për mrekulli Ukë!
> Me të vertet një mesazh i mrekullushëm për të gjithë ne qe e lexojmë këtë
> list.
> Edhe unë u ktheva nga Kosova para disa dite. U ktheva me buzë në gaz, dhe
> i tëri plot hare.
> Shqiptarët si qdo popull tjetër në botë e donë Lirin, dhe e qmonë atë
> shumë
> shtrejtë.
> Kjo është një gjë e pamohushme. Mirëpo shqiptari, jo shpeshë në historin e
> vetë ka
> ditë ti shfrytëzoj rastet e tija qe ju kanë dhënë. Shqiptarët i takojnë
> atij
> grupi popujsh
> qe vazhdimisht ka luftuar dhe ka ditur të luftoj, pra, gjithmonë ka bër
> luftë të drejtë për
> të drejtat e veta. Unë nuk di qe shqiptarët të kënë bërë luftë përë
> teritore
> të huaja.
> Derisa shumë popuj e kanë të ngarkuar ndergjegjën me këtë gjë.
> 
> Qdo njëri qe e percjell shtypin besoj të ketë ndegjuar serbet duke thën
> se;
> "serbet fitojnë
> në luftë e humbin në paqë", unë do të thosha se një shprehje e tillë e
> bazuarë thellë
> në fakte historike më shumë do të na pershtatej neve shqiptarëve.
> Siq e thashë më lartë se në kemi luftuar dhe vazhdimishtë kemi bërë luftë
>> drejtë, mirëpo
> fatkeqësishtë gjithmonë kemi humbur atëhere kurë në fakt shanis për fitore
> finale
> ka qenë shumë i madhe.
> 
> Ti Ukë, paske takuar të gjithë ata udhëheqës qe padyshim tek unë qdonjëri
> nga ta gëzon
> rrespekt për punën dhe mundin qe e kanë bërë, kushë më shumë e kushë më
> pakë.
> 
> Kurë "mbaroj" lufta si të ishin të terbuar qdo njëri nga këta vrap e mbas
> bajrakut, mbas
> karrike. Si nuk patë Kosova njërëz që të pakten në këtë kohë ti tregoj
> botës
> se ne me të
> vertet jemi të vendosur në rrugën tonë për pamvarsi.
> Jamë shumë i bindur Ukë, se derisa ne e bindem boten për vuajtje ne nga
> gabimet tona
> fatale dhe deshira për tu shkruar në histori sejcili udhëheqës për vehte
> dhe
> deshira për të
> marrë një karrik më të butë dhe nga vetëkënaqësia qe nuk mungon tek
> shqiptarët harruan/m
> se bota duhet bindë se për shqiptarët është vetem nje rrugë, ajo e
> shkëputjesë së përhershem
> nga Serbia - pra, pavarsia.
> Unë kamë frikë se bota shqiptare, edhe një here e perseriti gabimin qe
> vazhdimishtë e kemi bërë
> në Historinë tonë Krenare porë të dhimbshme.
> Sotë në qarqet diplomatike botërore nuk flitet për Kosovën e pavarur,
> flitet
> për autonomi substanciale
> qka kamë frikë qe një pjesë e udhëheqjes sonë në Kosovë ose ka deshirë ta
> pranoj këtë variant ose
> do të jetë i detyruar ta pranoj këtë.
> 
> Letra jote Ukë sikur të jepë shpres për të ardhme, ashtu duhet, mirëpo ne
> nuk duhet harruar se
> bota dhe të gjitha ato organizata humanitara dhe forca ushtarake që janë
>> Kosovë një ditë jo të
> largët do të shperngulen në Nish, Kragujevc e vende tjera në Serbi, bota
> mundet të ja kthej
> shpinden Kosovës.
> Ky është shqetësimi imë qe shpesh me lë pa gjumë, mirëpo vazhdimisht i
> gëzohem të
> arriturave tona qka më mbushin me gaz e krenari.
> 
> Me rrespekt
> Jashari
> 
> 
> -----Original Message-----
> From: Uk Lushi [SMTP:juniku at hotmail.com]
> Sent: Saturday, January 27, 2001 1:13 AM
> To: prishtina-l at alb-net.com
> Cc: albankamberi at hotmail.com
> Subject: [Prishtina-l] Shqiperia
> 
>              --- Forumi i diskutimeve Prishtina-L ---
>         Arkivi: www.alb-net.com/pipermail/prishtina-l
>        Te nderuar anetare te listes dhe diskutues mbi Kosoven Lindore,
> 
> 
> me vjen jashtzakonisht mire qe nje reagim imi shume i sinqerte dhe
> qellimmire arriti te fokusoje gjithe keto divergjenca ne nje pike. Shumica
> jetojme ne SHBA dhe e dime se forca kryesore e ketij supershteti eshte mu
> diferenca ne alternativa dhe interese qe permbyllet ne konsensuse
> demokratike qe perfaqesohen nga shumica dhe interesi (nacional) i
> shtetatsve
> ose ndoshta me mire thene qytetareve.
> 
> Jam kthyer nga Prishtina vetem qe kater dite dhe mund t' ju them nje gje
> shume te gezueshme. Kam pare hallexhinj me shume se te lumtur. Kam pare
> invalide me gjymtyre te keputura. Kam pare njerez qe llafosin. Kam pare
> punetore qe nuk thone asnje fjale, por ndertojne Kosoven- kete pjese me
> tragjiken te atdheut tone. Porse asnjera nga keto nuk eshte lajmi i
> gezueshem. Lajmi i gezueshem ishin tinejxheret shqiptare qe gumzhinin
> neper
> Internet Cafe-te e shumta anembane Kosoves. Do te thote ardhmeria
> shqiptare
> ishte ne rruge te drejte. Nje i ri ose e re ne Prishtine sot nuk kishte
> asgje mangut nga nje i ri ne New York ose Londer ose Berlin. Ndryshimi i
> vetem ishte se nuk kane iluzione dhe mundohen t' i percjellin trendet e
> botes. Ata e kishin vendosur te bejne kapercim ne gjenerate. E vetmja gje
> qe
> u mungon jane parate dhe mundesia e investimeve si mungese e kapitalit.
> Porse edhe keto do te realizohen nje dite. Me fjale te tjera pjesa e
> atdheut
> tone sot ishte vetem nen kercnimin e nje rreziku- futjes se kancerit
> mafioz
> nga brenda-nga vete shqiptaret. Nese kjo nuk do te lejohet, jam shume
> optimist per shqiptaret.
> 
> Ende ka probleme dhe sigurisht qe do te kete edhe ne te ardhmen. Ndoshta
> edhe me te medha se edhe sot. Mirepo nje gje do te duhej ta pranojme- sot
> jemi megjithate te pozicionuar me mire. Dikush mund te pyes se a jam i
> kthjellte mjaft kur e them kete? I pergjigjem me po. Ky pozicion i
> shqiptareve ne Ballkan eshte pasoje e veprimit te te gjitheve- luftetareve
> te UCK-se, politikaneve qe kane bere aq sa kane mundur dhe ditur, njerezve
> te thjeshte, studenteve te bodrumeve, qytetareve qe nga Gjilani e deri ne
> Gjakove kane pranuar te vdesin dhe te mos leshojne pragjet e veta,
> studenteve shqiptare prej Londre e deri ne Japoni, aktivisteve ne mbare
> boten dhe shume miqve tone qe jane bere te tille pikerisht me kontributin
> e
> shumices nga ne qe aq shpesh nuk pajtohemi ne opcione mu per shkak se te
> gjithe e dome vendin tone sa me mire. Pra fitorja eshte e jona, dhe
> humbjen
> perpos nesh nuk do te mund t' na sjelle askush tjeter. Jemi vetem ne
> fillim
> te fazes se adoloshences si komb, por ardhmeria premton. Shpresoj se
> perpos
> te zezave ka ardhur koha qe te perkrahim edhe ca te bardha qe i kemi si
> njerez. Shqiptaria eshte ende nje ishull i ndare vetem fizikisht dhe edhe
> ky
> bashkim ka filluar. Mos te harrojme se eshte thene sa e sa here se gjeja
> me
> e fuqishme dhe me e rrezikshme eshte nje ide. Shqiptaria ekziston si ide
> dhe
> ka filluar marshin e saj realizues. Porse nuk guxojme te harrojme poashtu
> se
> marshet euforike jane te rrezikshme. Ne nuk na duhen revolucione dhe
> luftra-
> SHQIPTAREVE U DUHET PAQJA. Nje paqe njeqind vjecare do te na sjelle me
> shume
> se sa te gjitha luftrat qe 2000 vite. Ne nuk guxojme te mendojme se jemi
> me
> te mire se te tjeret. Nje, sepse nuk jemi dhe dy, sepse njerezit jetojne
> te
> lumtur vetem kur pranojne te jetojne te barabarte.
> 
> Shkrova me larte se jam kthyer nga Prishtina vetem qe kater dite dhe per
> here te pare po bej publike edhe pse. Ishim sebashku me 8 djeme tjere nga
> ish Batalioni Atlantiku dhe u takuam me te gjithe. U takuam me invalidet e
> luftes, u takuam me Komanden e TMK-se, u takuam me Dr. Rugoven (po me Dr.
> Ibrahim Rugoven, i cili gjate luftes nuk na tha asnje fjale te vetme
> perkrahjeje ose inkurajimi qe e prisja si shkretetira shiun nen bresherine
> e
> granatave serbe dhe plumbave te snajpereve te Kragujevcit, por qe me
> kaqikin
> e vet ka kontribuar aq sa ka mundur dhe mundet), u takuam me Ramush
> Haradinajn, u takuam me Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin, u takuam me
> Rexhep
> Qosjen dhe Adem Demacin. Pra u takuam me te gjithe dhe t' mos u
> konfuzionoj
> separi u takuam me vellaun dhe djalin e legjendes shqiptare Adem Jashari,
> xha Rifatin dhe Lulzimin. U takuam me te gjithe dhe te gjithe i shikuam
> njesoj. Ndoshta nuk i dome te gjithe njesoj, por ne, Atlantiku, e dime nga
> lufta ne Kosove se sa i nevojshem eshte nje njeri- po nje njeri vetem ta
> fiton luften dhe paqen nese nuk e perjashton. Ne, Atlantiku, e dime se
> populli nuk gabon dhe nese ben keshtu kurre nuk e le pa e permiresuar
> gabimin. Atlantiku e ka nisur me Kosoven, por nuk do te ndalet atje.
> Seshpejti do te na keni edhe ne Maqedoni, edhe ne Shqiperi, edhe ne Mal te
> Zi e edhe ku te jete nevoja.
> 
> Do te thuani se jam xhindosur dhe po shes mend ose po fryhem. E keni
> gabim.
> Jeni ju- te gjithe- ata qe shkruajne e ata qe perlahen e nuk pajtohen- qe
> na
> bete te pranohemi aq mire ne Prishtine. Kahdo qe kemi shkuar na eshte
> thene:
> Sa milione ushtare i ka Atlantiku? U kemi thene: mbi nje milion! Mos u
> cuditni- edhe ti qe e lexon kete mesazh edhe ai qe do t'i tregosh per kete
> mesazh eshte Atlantiku. Eshte kontributi i secilit qe populli shqiptar me
> ne
> fund eshte duke iu bashkanjitur kontinetit te quajtur njerezim. Njerezit
> shqiptare ne Ballkan kane nje shprese- shqiptaret e Diaspores. Jo pse ne
> jemi me te mire, porse se ne jemi nje lloj engjulli mbrojtes per ta dhe
> ata
> shpresoje se pasi te kemi pare sarajet e bardha te botes nje dite do te
> kemi
> fuqine qe te kthehemi dhe te kontribojme, ose edhe nese nuk do te kthehemi
> nuk do te harrojme rrenjen dhe do te perkrahim ata te jetojne sic jeton e
> tere bota.
> 
> Te dashur miq,
> 
> edhe nje here per Atlantikun dhe falmani kete llafazani- Atlantiku eshte
> formacioni i pare qe perfshiu ne vete shqiptare nga gjithe bota. Nga
> Kosova,
> nga Shqiperia, nga Maqedonia, nga Presheva, nga Malesia dhe nga Diaspora.
> Atlantiku ne Luften e Kosoves shkoi qe te bashkohet Shqiperia ne paqe.
> Luftrat duhet te pushojne, por nese na impozohen- ato do te fitohen. Na
> duhet gjakftohetesi dhe unitet rreth interesave. Nuk eshte me rendesi se
> si
> quhen udheheqesit tone. Nje bashkesi njerezore eshte e ngjashme me ameben-
> nese i pren nje koke qet dy, i pret ato qet tri... Nese secili do te
> ndalemi
> dhe do te bejme aq sa duhet te bejme si individe- udheheqesit do te
> detyrohen te japin llogari. Pra le te bashkohemi rreth Shqiperise dhe
> Zotit.
> Te tjerat jane te prendesishme. Nese dikush deshiron ta mashtroje
> veteveten
> dhe ne damare i rrjedh gjak shqiptari e ka mallkuar vetveten. Ne jeten
> time
> deri me sot kam takuar edhe te tille qe jane munduar te me paraqiten si
> pelivane te harreses se rrenjes, por e kam ndier tiktakun e zemrave te
> tyre
> qe donin t' u eksplodonin nga dhimbja. Le ta pranojme- Shqiperine do ta
> kemi
> ne zemer ngado qe do te shkojme. Kjo nuk eshte hera e pare ne historine
> njerezore. Izraelitet u sollen me Izraelin neper bote per dymije vite. Ne
> e
> kemi nje ndryshim lehtesues- Shqiperine e kemi ne zemer, por fatmiresisht
> edhe jemi ne zemren e saj. Nuk eshte rendesishme ku jemi- ne Presheve, ne
> Tetove, ne Gjilan, ne Vuthaj, ne Durres apo ne Diaspore... Prandaj- LET IT
> BE, LET IT BE...! Cheers and good luck to the people of Presheva- GOOD
> LUCK
> TO ALBANIANS!
> 
> 
> Me perdellese per te gjithe juve- edhe ata qe pajtohen me mua edhe ata qe
> do
> te me urrejene!
> 
> 
> Uk Lushi
> 
> 
> _________________________________________________________________
> Get your FREE download of MSN Explorer at http://explorer.msn.com
> 
> _______________________________________________________
> This list is for discussions in Albanian language only.
>   For English discusions, use the Prishtina-e list.
> 
> _______________________________________________________
> This list is for discussions in Albanian language only.
>   For English discusions, use the Prishtina-e list.
> 

-- 
Sent through GMX FreeMail - http://www.gmx.net



More information about the Prishtina-L mailing list