Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Prishtina-L

[Prishtina-l] Lajme: Në fund, cila është dëshira dhe shpresa e zonjës Ollbrajt?

kosova at jps.net kosova at jps.net
Thu Jan 11 20:08:01 EST 2001


Në fund, cila është dëshira dhe shpresa e zonjës Ollbrajt?

Isuf Hajrizi (Uashington, 11 janar, 2001)
Per gazeten Zeri, Prishtine

Në momentet e fundit kur ajo po përshëndetët me postin e saj, post që nuk e
ka mbajtur ndonjëherë më parë një femër amerikane, sekratarja e shtetit
Medllin Ollbrajt ka një dëshirë dhe një shpresë.

"Do të dëshiroja që t’ishim inkuadruar më heret" në Bosnjë dhe në Kosovë
thotë ajo në një intervistë me kanalin televiziv CNN të merkurën.

Cila është shpresa e saj? Që pasardhësi i saj Kolin Pouell të mos i tërheq
trupat amerikane nga Ballkani. Që ai ta kuptoi se politika e jashtme
amerikane është një vazhdimësi dhe si e tillë ajo nuk mund të ridefinohet
për çdo katër vjet. Me fjalë të tjera, rrëfimi për Ballkanin, thotë ajo, nuk
ka përfunduar dhe është e domosdoshme që Amerika të vazhdon qëndrimin e saj
në këtë rajon. Gjithashtu është e domosdoshme që Amerika të mbështesë
misionet paqeruajtëse nëpër botë. Sipas saj diplomacia duhet tëmbështetet në
focën dhe anasjalltas.

Karriera e zonjës Ollbraj në kreun e qeverisë amerikane, karakterizohet,
ndër të tjera, nga një dështim të madh dhe nga një sukses të madh. Mos
suksesi i administratës së Klintoni, përkundër përpjekjeve serioze, për të
arritur marrëveshjen e paqës midis palestinezëve dhe izraelitëve në Lindjën
e Mesme është temë që e mbush zonjën Ollbrajt plot frustrim. "Absolutisht."

Por cila është tema me të cilën krenohet "zonja e hekurt?"

"Gjëja më të cilën më së shumti mburrem është kreysisht ajo që ndodhi në
Evropën Lindore dhe në Ballkan," thotë ajo.

Në një varg intervistash të merkurën që ajo u dha kanaleve televizive, e që
do të jenë edhe të fundit në postin e saj aktual, zonja Ollbrajt u përpoq që
ta shpjegoi doktrinën e saj në politikën e jashtme dhe në bisedë pas bisede
ajo iu kthye Ballkanit dhe Kosovës. Në secilën deklaratë ajo e këshillonte
administatën e re se si ajo duhej të vepronte.

"Gjëja më dëshpruese do të ishte që (trupat amerikane) të tërhiqeshin para
kohe (nga Ballkani)," tha ajo në bisedë me kanalin e ashtuquajtur Shërbimi
Publik Kombëtar. Ajo nxitoi që ta sqaroi at që shpesh është keqëkuptuar se
gjoja Amerika mban barrën kryesore në Ballkan kurse Evropa bën lajka që të
mos u përmbahet premtimeve të para luftës në Kosovë.

"Kjo nuk është e vërtetë. Evropianët përbëjnë rreth 80 deri në 85 përqind të
forcave dhe janë ata të cilët po e mbajnë barrën kryesore të rindërtimit dhe
asistencës (në Kosovë dhe Bosnjë)," tha ajo.

Zonja Ollbrajt nuk e fshehi faktin se ajo ishte forca kryesore mbrapa
Presidentit Klinton për të ndërhyrë me forcë kundër fushatës së spastrimit
etnik të Slobodan Milosheviqit. Për këtë lufta në Kosovë u quajt me cinizëm
nga kundërshtarët e saj, "Lufta e Ollbrajtit."

Ndërhyrja në Kosovë "nuk ishte vetëm vendimi im, por i tërë administratës,"
mbrohet Ollbrajt. " Unë kisha besim tek intervenimi dhe ende jam e bindur se
ishte vendim i drejtë," thotë ajo plot bindje.

Sot zonjën Ollbrajt nuk e falënderojnë vetëm miqt e saj për këmbnguljen,
vizionin dhe guximin që ajo tregoi gjatë periudhës para, gjatë dhe pas
luftës në Kosovë. Të premtën e kaluar minsitri i jashtëm i Serbisë, shteti
që e kishte shpallur zonjën Ollbrajt armikun numër një, e falënderoj ate për
ndihmën e saj për ti dhënë fund diktaturës së Milosheviqit. Mirënjohja e
Bogdan Svilanoviqit si serb, e ka prekur zonjën Ollbrajt, e cila i shprehu
atij falënderimin e saj për mirënjohjen.

Sekretarja amerikane e shtetit ka lidhje personale me Ballkanin dhe Evopën
Lindore. Si e vogël në kohën e komunizmit kishte ikur nga Cekosllovakia dhe
kishte ardhur në Amerikë si imigrante.

"E kam dashur shumë faktin e të qenurit amerikane dhe tani që jam pjesë e
historisë amerikane është një krenari e pakrahasueshme. Ma merr mendja se
secili amerikan është patriotik, por më duhet të të them se ata që nuk janë
lindur këtu, besoj se kanë edhe një gradë më tepër të patriotizmit."

Imigrantja që arriti të mbajë postin më të lartë në qeverinë amerikane i
është mirënjohëse për këtë Presidenti Klinton. Për këtë ajo ka qenë dhe
mbetet besnike ndaj presidentit amerikan të cilin ajo, përkundër të gjitha
skandaleve në Shtëpinë e Bardhë, vazhdon ta quan me emra superlativ.

Presidenti Klinton "është ndër presidentët më të mrekullueshëm…Jam shumë,
shumë krenare që jam sekretarja e tij e shtetit."





Ky shkrim mund te ribotohet me kusht qe te theksohet autori dhe revista
Zeri, Prishtine.






More information about the Prishtina-L mailing list