| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Prishtina-L[Prishtina-l] Njoftim rreth një iniciative!Jashar Berisha berisha at telia.comWed Jan 10 17:37:02 EST 2001
Zotërinj / Zonja të nderuara, Më lejoni që bashkëngjitur t'ju dërgoj tekstin e një Peticioni drejtuar z. Göran Persson, Kryeministër i Suedisë. Ky peticion bën fjalë për rëndësinë e madhe që ka trajtimi i drejtë dhe i herëpashershëm i çështjes së Kosovës nga institucionet vendim marrëse të Bashkimit Evropian. Ky peticion, pra, është hartuar me të vetmin qëllim: të ndikojmë të gjithë së bashku te qeveria e Suedisë, e cila, që nga 1 janari 2001, ka marrë përsipër kryesimin e Bashkimit Evropian dhe bashkë me këtë është e ngarkuar që të përcaktojë rendin e ditës të samiteve dhe mbledhjeve të ndryshme që organizohen nga Bashkimi Evropian. Peticioni në fjalë ju dërgohet juve me qëllim që, jo vetëm ta shpërndani te të gjithë të njohurit tuaj, por edhe (siç mund ta shihni në peticion dhe formularët bashkëngjitur) ta jepni për nënshkrim. Nuk ka aspak rëndesi se në ç´vend gjindeni, me rëndësi është që të bëhen sa më shumë nënshkrime dhe të shenohet emri i shtetit nga ato vijnë. Ndërsa për nënshkrues nga Suedia duhet të shënohet komuna edhe adresa nëse deshironi. Mbes me shpresë që mbrenda këtyre ditëve do të jetë e mundur tubimi i emrave për peticion edhe permes internetit. Për këtë do të ju njoftojmë në atë moment qe një gjë e tillë do të bëhet e mundur. Hollësira të tjera rreth këtij peticioni do të gjeni në dokumentet bashkëngjitur. Me respekt, Jashar Berisha Adresa: Ättekullagata 20 25361 Helsingborg/Suedi -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed -------------- next part -------------- A non-text attachment was scrubbed... Name: Perkthimi i letres qe do ti dergohet Kryem. G?ran Persson.doc Type: application/msword Size: 32768 bytes Desc: not available URL: <http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-l/attachments/20010110/d236f8e6/attachment.doc> -------------- next part -------------- A non-text attachment was scrubbed... Name: Lista p?r n?nshkrime.doc Type: application/msword Size: 25600 bytes Desc: not available URL: <http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-l/attachments/20010110/d236f8e6/attachment-0001.doc> -------------- next part -------------- A non-text attachment was scrubbed... Name: Pak fjal? mbi r?ndesin e peticionit (shqip).doc Type: application/msword Size: 39936 bytes Desc: not available URL: <http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-l/attachments/20010110/d236f8e6/attachment-0002.doc> -------------- next part -------------- A non-text attachment was scrubbed... Name: Letra (peticioni) qe do ti dergohet Kryeministrit t? Suedis (suedisht?) .doc Type: application/msword Size: 24576 bytes Desc: not available URL: <http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-l/attachments/20010110/d236f8e6/attachment-0003.doc>
More information about the Prishtina-L mailing list |