| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Prishtina-L[Prishtina-l] Lajme: A janë Kosova dhe Bosnja "Fantazmat e Ballkanit" për Bushin?kosova at jps.net kosova at jps.netTue Jan 9 16:28:05 EST 2001
A janë Kosova dhe Bosnja "Fantazmat e Ballkanit" për Bushin? Isuf Hajrizi (Uashington, 9 janar, 2001) Per gazeten Zeri, Prishtine Sa është i njohur presidenti i ardhshëm amerikan Xhorxh Bush me situatën në Ballkan? Sipas komenteve që ai ka bërë deri me tash rreth këtij rajoni, del se grekët janë "grecianë" kurse evropianët do të "duhej që të dërgojnë forcat e tyre atje (në Kosovë)." Nejse, sa për grekët ata vërtetë nuk janë më aq të rëndësishëm gjeopolitikisht për Amerikën, kështu që edhe pse presidenti amerikan nuk ua thotë atyre emrin në mënyrë korrekte, nuk bëhët kiameti. Kurse sa i përket pranisë së evropianëve në Ballkan, Bushi, së paku në periudhën e fushatës zgjedhore, dyshohet se ishte ende i painformuar se trupat evropiane në Kosovë dhe Bosnjë përbënin rreth 80 përqint të numrit të përgjithshëm të paqeruajtësve. Kjo ishte ajo periudha kur ish guvernatori i Teksasit ende nuk e kishte gjetur vetën në politikën e jashtme dhe kur Indonezia per te ende ishte "kontinent." Mirëpo kryetarllëku nuk është më fushatë dhe sipas raporteve në shtyp, Bush përveq që ka emëruar një ekip "të hunit dhe konopit" për politikën e jashtme, ai edhe vet është duke u armatosur me njohuri për Balllanin, përkundër faktit se ky rajon ende nuk figuron në "homepage-in" e tij si një ndër vendet me interes për te. Si pikënisje ai këto ditë po e lexon librin e Robert Kaplanit, "Fantazmat e Ballkanit." Sipas komentatorit të shquar politik në Uashington, Riçërd Kohen, ata që e lexojnë këtë libër -- i cili Ballkanin e paraqet si një vend ku urrejtja ndëretnike ka rrënjë shekullore dhe se Perëndimi nuk do të duhej të merrej me këtë vend -- synonjë që edhe më tutje të mbeten injorant rreth këtij rajoni. Presidenti i ardhshëm Bush në këtë rast duket se ndjek gjurmët e paraardhësit të tij, Presidentit Klinton, i cili thuhet se kishte lexuar për "Fantazmat e Ballkanit" një vit pasi që e kishte marrë pushtetin në vitin 1992. Sipas analistëve politikë amerikan, ky libër ishte instrumental në latimin e politikës së Klintonit që të qëndronte sa më larg konflikit ballkanik. Ai edhe ashtu veproi afër katër vjet, në kohën kur Bosnja ishte përfshirë në një genocid kurse Kosova ishte mbërthyer nga një apartaid i stilit afrikan në Evropë. Kur Klinton më në fund vendosi të intervenonte së pari në Bosnjë dhe më vonë Kosovë, ai e ka pranuar se kishte lexuar "historitë e shkurtëra" të këtyre dy vendeve nga anglezi Noel Malkolm, i cili konsiderohet se është autori që më së shumti i është afruar të vërtetës për Ballkanin. Sipas Kohen, dy persona që e kanë quajtur blof idenë e Kaplanit janë Riçërd Hollbruk dhe Misha Gleni, të cilët kanë vërejtur se koekzistenca dhe jo armiqësia i kanë karakterizuar marrëdhënjet e shumicës së grupeve etnike në Ballkan. Kohen ashpër e kritikon Bushin i cili e ka quajtur ndërhyrjen e Klintonit në Bosnjë dhe Kosovë si "dështim." "Ideja se ndërhyrjet ushtarake nuk do të duhej të realizoheshin perveq në rastet kur kërcënohen interesat vitale të Amerikës përmban virtytin e qartësisë por mungesën e qëndrimit indiferent ndaj djallit," shkruan Kohen në një koment të botuar në gazetën Uashington Post të hënën. Ky qëndrim i Bushit shpjen "drejt një gënjeshtre artistike por të domosdoshme." Sepse e tërë zhurma rreth ndërhyrjes në Ballkan se gjoja mund të shpërthente në një Luftë të Tretë Botërore, shkruan Kohën, nuk ishte gjë tjetër vetëm se një e pavërtetë. "Arsyeja për ndërhyrje (në Kosovë dhe Bosnje) ishte e thjeshë: për ti ndalur vrasjet," shkruan Kohen. Analisti amerikan thotë se deklaratat e Bushit rreth idesë se Amerika do të duhej të ndërhynte ushtarakisht vetëm atëherë kur kërcënohen interesate amerikane, nuk do të thotë gjë tjetër vetëm abonim në një politikë "për të bërë asgjë." Kurse sa i përket literaturës mbi të cilën Bushi do ta bazon poltikën e "interesit të madh" të SHBA-ve në Ballkan, Kohën i propozon kryetarit të ri amerikan që në vend të "Fantazmave të Ballkanit" ai të lexoi diçka më konkrete. Po sikur ta lexonte librin e Hollbrukut "Si të ndalet lufta" sa për fillim? "Jam i sigurt se Hollbruku do t’ja dërgonte (Bushit) një kopje," deklaron me cinizëm Kohen. Ky shkrim mund te ribotohet me kusht qe te theksohet autori dhe revista Zeri, Prishtine.
More information about the Prishtina-L mailing list |