Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Prishtina-L

[Prishtina-l] Pershendetje

Uk Lushi juniku at hotmail.com
Tue Jan 9 13:07:02 EST 2001


E dashura X.,

ndoshta shumices se anetareve te Prishtina-L u kujtohet qe para disa muajsh 
bera postimin e nje e maili mbi Prishtinen dhe ndryshimet ne Kosoven e 
pasluftes te nje qytetareje nga Republika e Shqiperise. Postimin e e mailit 
te sotem po e bej nga Prishtina.

Prishtina ne vitin 2001 eshte nje qytet qe ka nisur te marre fryme dhe pret 
te nise lulitjen. Ketu gjithcka eshte si gjithkund ne bote. Gezimi, 
hidherimet, pakenaqesia, revolta, shpresa... Me fjale tjera prishtinasi qe 
nuk ka dashuri me te madhe ne bote se qytetin pa lum ketu ne kete fillim 
mileniumi ndihet si ne nje shtrat komod por edhe te bezdishem. Levizja dhe 
humbja e kohes kane nje akcelaracion te drites. Sidoqofte askush nuk 
merzitet per kete, ose me mire ta pranoj per kahun e kesaj levizjeje... 
Prishtina sot me Prishtinen e qershorit 1999 eshte sikur pranvera me 
dimrin...

E dashura X.,

vajzat ketu jane me te bukurat ne bote... Mos u ngut- edhe djemte... Vitin e 
Ri e kalova fatkeqesisht ne Vjene... Aeroplani pati vonese ne ngritje dhe 
aeroplani per Prishtine kishte ikur tashme... Te tregoj dicka- kurre nuk kam 
perjetuar dicka me te bukur se sa aterimin ne aeroportin e Sllatines 
perkunder nje zhgervitjeje me personelin shqiptar te aeroportit per shkak te 
fodullekut tim dhe joprofesionalitetit te tyre... Mirepo kjo eshte dicka 
normale per ne shqiptaret, apo jo? Prishtina eshte rindertuar me intensitet 
te ndertimit te New Yorkut... Kantiere ke ne cdo ane, ndoshta edhe me shume 
se ne Berlin po te besh nje krahasim proporcional... Dallimi eshte i 
"vogel"- ketu nuk ka plane... Gjithcka behet ne stihi... Djemte e "forte" te 
UCK-se fatkeqesisht nuk jane ne pronesi te uzurpimeve si eshte genjyer qe sa 
kohe... Jane hajnat dhe oportunistet... E kam vendosur te jem i sinqerte dhe 
prandaj me duhet edhe ta pranoj se edhe krahet udheheqes te luftes nuk kane 
mbetur prapa... Porse ushtaret e thjeshte ende i ke neper "rruget e 
botes"... Stadiumi eshte mu ai i diteve kur Prishtina luante kunder Crvena 
Zvezdes dhe Dinamos... Boro- Ramizi ose Pallati i Sporteve si preferohet te 
quhet ( nuk e di a jam gabim por me duket se ne qershor 1999 eshte quajtur 
Adem Jashari) nuk e ka gjysmen dhe shumica ende besojne se kjo eshte nje 
ogur i mire sepse ka marre me vete te ligat e te kaluares!!! Policia 
nderkombetare quhen coca-cola police, ndersa keta tonet nuk kane emer fare, 
ose edhe nese kane ndonje dallim athere ky dallim eshte mosmbajtja e 
kapelave dhe pantallonat e ngushta per bythet e gjera te policeve femra qe 
sigurisht as qe kane degjuar per aerobik... Politika eshte xeher... Rugova 
flen, Thaci eshte ne pushime, ndersa Ramushi shkoklitet me organizime dhe 
bukuri te fjaleve... Tema e javes eshte nje gjoja ftese e Rifat Jasharit, 
vellaut te gjalle te Jasharajve, per bashkimin e lidereve te Kosoves... Tema 
e dites eshte se a do ta takoje Valoni Mimozen ne Punto apo ne Picasso... 
Hetimet vazhdojne... Prishtina e bukur u takon te rinjeve dhe Internet 
kafeve... Nje ore Internet 4, diku 5 e diku 6 marka varesisht nga dizajni i 
tavolinave dhe tepiheve. Sidoqofte Internet kafeja ne topliste eshte 
Click!Caffee... Aty cdo gje eshte xeher... Sidomos tinejxheret cool qe nuk 
ua ndin per politike... E vetmja e keqe ne Prishtine pra eshte se ky qytet 
eshte pa orientim... Njerezit ende me shume merren me te kaluaren se sa me 
te ardhmen...

Dhe ne fund edhe "ni fore"- hyp ni dost n' autobuz edhe i drejtohet ni 
vajze- cou lshoma vendin se kom derdh gjak ... Ajo i pergjigjet- hajt mos e 
m shurdho pash mamin... Une po derdhi gjak cdo 28 dite e kurgja su bo... 
Eshte vertetuar se ky cuni paska genjyer se UCK- ne e paska pase pare vetem 
ne TV.


Te fala!


Uk Lushi

Prishtine, Shqiperi



>
_________________________________________________________________
Get your FREE download of MSN Explorer at http://explorer.msn.com




More information about the Prishtina-L mailing list