| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Prishtina-L[Prishtina-l] Lajme: Uashingtoni shqiptarëve: Nuk do të largohemi nga Kosova, por ju duhet ta ndalni dhunënkosova at jps.net kosova at jps.netFri Feb 2 15:03:01 EST 2001
Uashingtoni shqiptarëve: Nuk do të largohemi nga Kosova, por ju duhet ta
ndalni dhunën
Isuf Hajrizi (Uashington, 2/2/01)
Per Zerin, Prishtine
Krahas keqësimit të gjendjes së suitatës përgjatë kufirit të Kosovës me
Serbinë në Luginën e Preshevës dhe në Mitrovicë, Sekretari amerikan i shteti
Kolin Pouell dje u takua me udhëheqësit shqiptarë nga Kosova në kërkim të
qetësimit të situatës. Burimet nga takimi njoftuan se Sekratari amerikan
e siguroi delegacionin e Kosovës të përbërë nga Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi
dhe Veton Surroi se Shtetet e Bashkuara mbetën të përkushtaura ndaj rajonit
por edhe shqiptarët duhet të angazhohen më shumë për sigurinë dhe për t'i
parandaluar trazirat në Mitrovicë.
Këshilltari politik I Rugovës, Skender Hyseni tha se nga qeveria
amerikane u kërkua mbështetja që në Kosovë sa më shpejt të mbahen zgjedhjet
parlamanetare si dhe të bëhët integrimi administrativ dhe ekonomik i
Mitrovicës. Një burim afër takimit tha se amerikanët tani janë të
përqëndruar në ndaljen e konfliktit në rajon dhe këtë mesazh qeveritarët
amerikanq qartas ua kanë përcjellur shqiptarëve.
Një ditë më parë Pouell gjitashtu u takua edhe me dy udhëheqës tjerë
ballkanik, presidentin e Maqedonisë Boris Trajkovskin dhe ministrin e
jashtëm të Rumanisë Mircea Geoana, i cili njëherit është edhe kryetar i
OSBE-së. Takimet e sekretarit amerikan të shtetit me udhëheqësit ballkanik
kishin për qëllim qetësimin e tyre dhe të Evropës se Amerika "nuk do t'ua
mbathte këmbëve" nga Ballkani, një gjë që e kishte theksuar Presidenti
Xhorxh Bush gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar.
Ndërkohë, departmenti amerikan i shtetit dje lëshoi një deklaratë me të
cilën u bëhet thirrje demonstruesëve në Mitrovicë që menjëherë t'i
ndërpresin përleshjet me paqeruajtësit e NATO-s dhe t'i zgjedhin problemet
në mënyrë paqësore me ndihmën e UNMIK-ut dhe të KFOR-it.
Pouell gjithashtu kishte të planifikuar takimin me kryeminstrin jugosllav
Zoran Gjingjiq, ndaj te cilit u tha se Pouell do të kërkonte, ndër të tjera
dorëzimin e Slobodan Miloshevqiti në Hagë. Para takimit një burim në
Uashington tha se Pouell do të ngulter këmbë edhe në lirimin e të
burgosurëve shqiptarë nga burgjet serbe.
Qeveria amerikane në të njetën kohë e mirëpriti një propozim të qeverisë
serbe në Beograd "për ta arritur një zgjidhje paqësore të situatës në
Serbinë jugore."
Zëdhënësi i Departmentit të shtetit Riçërd Bouçër tha se Shtetet e
Bashkuara do ta analizojnë me kujdes planin e parashtuar nga ndihmës
kryeministri serb Nebojsha Coviq për arritjen e paqës në Luginën e
Preshevës. Zëdhënësi amerikan nuk dha hollësi për planin në fjalë, mirëpo
agjensitë e lajmëve njoftuan se Serbia dhe NATO janë afër marrëveshjes për
ta ngushtuar hapësirën prej pesë kilometrave në Luginën e Preshëvës, një gjë
që Serbia vazhdimisht e ka kërkuar nga shtetet e NATO-s qysh se kla ardhur
në pushtet para tre muajsh.
Një gjë të tillë SHBA-të e kanë refuzuar deri me tash, por kohëve të
fundit propaganda serbe në kryeqytetet perëndimore dhe përleshjet midis
focave shqiptare dhe serbe në kufirin Kosovë-Serbi mund t'i detyroi
zyrtartët amerikan që edhe njëherë ta rishqyrtojnë qëndrimin e tyre në këtë
drejtim.
Lajmet për paraqitjen e një grupi të ri shqiptarë në Maqedoni me emrin
"Ushtria Clirimtare e Shqiptarëve" edhe më tepër e ka shtuar shqetësimin e
zyrtarëve amerikan për mundësinë e përhapjes së konfliktit jashtë Luginës së
Preshevës në Maqedoni dhe Kosovë.
Takimi i Sekretarit Pouell me Presidentin Trajkovski u komentua në
Uashington si garancë e mbështetjes amerikane ndaj Shkupit me një mesazh të
qartë se Amerika nuk do të lejonte shpërbërjen e Maqedonisë.
Nga ana e tij Presidenti maqedon në një fjalim që mbajti në Qendrën për
Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington tha se adminstrata
amerikane s'kishte se si të mos qëndronte në Ballkan dhe se kjo "nuk është
vetëm një gjë e domosdoshme, por edhe moralisht e drejtë." Sipas tij
"kërkesat e amerikanëve për një strategji daljeje (nga Ballkani) janë të
justifikueshme, por tërheqja e plotë e amerikanëve do t'i zvogëlonte
mundësitë e NATO-s për ta parandaluar konfliktin," tha ai.
I pyetur se si mendonte ai se do të duhej të zgjidhej statusi i Kosovës,
presidenti maqedon theksoi: "Unë mendoj se është e vërtetë se Serbia e ka
humbur të drejtën morale në Kosovë." Me deklaratën e tij, Trajkovski u
bashkangjitet udhëheqësve tjerë në Ballkan, duke përfshirë Stipe Mesiqin e
Koracisë, Milo Gjukanoviqin e Malit të Zi dhe Rexhep Meidanin e Shqipërisë
të cilët kohëve të fundit e kanë vën në pikëpyetje të drejtën e Serbisë mbi
Kosovën.
"Duke e pranuar publikisht falsitetin e të drejtës së Serbisë mbi
Kosovën, Maqedonia sot bëri një hap shumë të rëndësishëm drejt sigurimit të
stabilitetit në rajon," tha Ilir Zherka, kryetar i Këshillit
Shqiptaro-Amerikan (NAAC) në Uashington pas fjalimit të Trajkovskit. Ai tha
se ishte i bindur se Perëndimi nuk do ta lejonte edhe njëherë apartajdin
serb mbi Kosovën pasi që vet e ksihte çliruar atë nga një burg i tillë.
Fjalët e Trajkovskit e inkurrajuan edhe kongresistin Eliot Engël,
bashkëthemeluesin e Komitetit për çështje shqiptare në Kongres.
"Jam tejetë i inkurrajuar nga deklarata e Trajkovskit kur ai thotë se
Serbia nuk ka të drejtë morale mbi Kosovën," tha Engel dhe shtoi: "Kosovarët
kurr më nuk duhet të sundohen nga Beogradi."
Ky shkrim mund te ribotohet me kusht qe te theksohet autori dhe gazeten
Zeri, Prishtine.
More information about the Prishtina-L mailing list |