| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Prishtina-L[Prishtina-l] Lajme: Bota eshte deshmitare e zgjedhjeve “me te suksesshme ne Ballkan”kosova at jps.net kosova at jps.netTue Oct 31 17:26:32 EST 2000
Bota eshte deshmitare e zgjedhjeve “me te suksesshme ne Ballkan”
Porosia e votueseve shqiptare: Duam pavaresi
Isuf Hajrizi (Uashington)
Të dielën në mëngjes bashkë me shqiptarët e Kosovës bota u zgjua me lajmin e
mirë se zgjedhjet e para demokratike në Kosovë ishin të lira dhe të qeta.
Shqiptarët i kishin dërguar botës, e cila ende hamendet për t’ua njohur
atyre pavarësinë e plotë nga Serbia, mesazhin se ata mund të bëjnë fushatë
zgjedhore, mund të votojnë pa përdorur dhunën dhe janë në gjendje të
kontribuojnë në procesin demokratik dhe paqën në Ballkan.
“Qytetarë të Kosovës, sot krenohem me ju. Kjo ishte dita më e qetë
qysh se ka ardhur këtu OKB-ja (dhe ju zhvilluat zgjedhjet) me dinjitet dhe
tolerancë dhe me shpresë për të ardhmën,” u citua në shtypin perëndimorë të
ketë thënë përfaqësuesit i komunitetit ndërkombëtar në Kosovë Bernard
Kushner.
Kolegu i tij Dan Everts i OSBE-së, përgjejgjës për përgatitjen e
zgjedhjeve, gjithashtu ishte plotë lëvdata për kosovarët duke thënë se me
këto zghedhje Kosova iu bashkangjit vendeve demokratike. Zyrtatrët e OKB-së
i kanë kualifikuar zgjedhjet si “më të sukseshshmet” dhe “më demokratiket”
në Ballkan.
Mirëpo krahas mesazhit për demokraci, me zgjedhjet e së shtunës
shqiptarët e Kosovës i dërguan botës edhe një mesazh tjetër të rëndësishëm:
duam vetën pavarësi.
Në shtypin amerikan dhe agjensitë e lajmeve botërore ka ditë që citohen
shqiptarët e Kosovës dhe udheheqësit e tyre rreth zgjedhjeve dhe rëndësinë
që kanë këto zgjedhje për një popull, i cili asnjëherë në historinë e tij
nuk është lejuar që të vendosë për vetëvetën. Citatet e tyre si në qytet
ashtu edhe në fshat, si në rrugë ashtu edhe në kreun e partive politike janë
njësoi: pavarësi.
Analistët perëndimorë janë habitur me përkushtimin dhe njëzëshmërinë e
shqiptarëve në temën e pavarësisë, sepse ata ende mbajnë mend mospajtimet
dhe përçarjet e shqiptarëve para dhe gjatë luftës së viteve ‘98-’99.
Diplomatët dhe analistët që e përkrahin idenë e shpartallimit të
tërësishëm të “Jugosllavisë,” pra shkëputjen e Malit të Zi dhe Kosovës nga
RFJ si kusht për zgjidhjen e problemit në Ballkan, vazhdimisht e kanë
theksuar se për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga komuniteti ndërkombëtar,
si kusht do të jetë një Kosovë demokratike me zgjedhje të lira dhe një
Kosovë që zbaton normat ndërkombëtare.
Raporti i Komisioni Ndërkombëtar për Kosovën që u paraqit në selinë e
OKB-së në Nju Jork javën e kaluar, ndjek të njejtën vijë kur rekomandon
“pavarësi të kushtëzuar” për Kosovën. Kushtëzimi në këtë rast ka të bëj më
njohjen e të drejtave të njeriut dhe normave të tjera demokratike
ndërkombëtare nga pala shqiptare. Një raport i tillë karahas vendosmërisë
dhe unitetit të shqiptarëve, si dhe zgjedhjet demokratike, edhe më tutje do
ta detyrojnë komunitetin ndërkombëtar për të menduar më seriozisht për
statusin përfundimtar të Kosovës në favor të shqiptarëve. Pritet që
zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm dhe vendimi i Malit të Zi edhe më
tutje do ta kristalizojnë fatin politik të pjesës së mbetur të RFJ-së.
Shtypi ndërkombëtar gjithashtu i ka dhënë rëndësi bojkotimit të
zgjedhjeve nga pala serbe. Mirëpo në Perëndim gjithnjë po muroset ideja se
serbët nuk kanë tjetër rrugëdalje në Kosovë porpos t’i bashkangjitën
sistemit politik të Kosovës dhe të mos shpresojnë më që të drejtat e tyre
mund t’i gjejnë në Serbi si më parë. Fakti që në Serbi gati tërësisht u
injoruan zgjedhjet në Kosovë, tregon edhe për dukurinë se Beogradi e ka
pranuar heshtazi humbjen e Kosovës.
“Në Beograd sot, shumë qytetarë dukeshin të pa interesuar për zgjedhjet në
Kosovë,” shkroi agjencia emarikane e lajmeve Asoshiejtit Pres në ditën e
zgjedhjeve të Kosovës. Kjo agjensi citon një serb, i cili është shpërngulur
nga Kosova në kryeqytetin serb prara tri vjetësh të ketë thënë se serbët e
Kosovës nuk janë më faktorë dhe se ata nuk janë gjë tjetër përveq se “një
grusht njerëzish të dëshpruar.”
Në të kundërtën, dëshpërimi serb është shndërruar në entuziazëm për
shqiptarët e Kosovës. Në televizionin amerikan CNN, në mesin e shumë
fytyrave të qeshura në rrjeshtin e pafund një votues shqiptar deklaron më
lot gëzimi në sy: “Për 50 vjet ishim të burgosur. Shiko se si jemi sot.”
Duke u bazuar në anketat popullore, parashikuesit e rezultatit në Amerikë
janë të mendimit se Lidhja Demokratike e Kosovës e Ibrahim Rugovës do të
fitojë më së shumti vota kurse në vendin e dytë dhe të tretë do të plasohen
Partia Demkratike e Kosovës e udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe Aleaca për
Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt.
Edhe pse nuk konsiderohet si shumë e rëndësishme se kush do të fitojë më
së shumti vota kësaj here, “mundësia për një fitore të LDK-së së Rugovës i
ka gëzuar diplomatët nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët
njëtrajtësisht e konsiderojnë intelektualin e tërhequr në vetëvete dhe
partinë e tij si më të nënshtrueshme ndaj trysnisë së Perëndimit, se sa do
të ishte Thaçi, dhe më me pak gjasa që (LDK-ja dhe Rugova) do të synonin
urgjentisht dhe menjëherë pavarësisinë e Kosovës nga Jugosllavia,” shkroi
gazeta amerikane Uashington Post të shtunën. Por sipas saj, pa marrë
parasysh se cila parti do ta kontrollojë atmosferën politike në Kosovë,
shqiptarët janë të vendosur që të mos e zbusin kërkesën e tyre përpavarësi.
Ky shkrim mund te ribotohet me kusht qe te theksohet autori dhe revista
Zeri, Prishtine.
More information about the Prishtina-L mailing list |