Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Prishtina-L

SV: [Prishtina-l] Teme e re

Jashar berisha at telia.com
Sun Oct 22 07:15:01 EDT 2000


Më në fund një tem e re!
Qdo shqiptar apo pjesa dermuese e shqiptarëve i shohin zgjedhjet e 28 Tetorit si levizje drejt prosperitetit drejt së ardhmes më të begatshme per shqiptarët. Ndersa zgjedhjet e pranveres jan padyshim finalizim i perpjekjeve per stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit në pergjithësi.
Unë deri me tani nuk kam patur rastin të lexoj program të ndonje partie politike. Mirëpo duke u nisur nga dekleratat e udhëheqëve të partive të ndryshme, shkrimeve qe janë bër rreth këtyre dekleratave, komentet dhe analizave të ndryshme vie në perfundim se në fakt nuk ndryshon shum ne programet ekonomike, poliktike si dhe në formen e zgjedhjes definitive të qeshtjes së Kosovës qe kanë këto parti. 
Fatkeqësisht e perbashkët për këto parti është edhe pershkrimi i perpjekjeve për lirin e Kosovës dhe deshira qe lavdin, perpjekjet dhe luften ta partizojn, pra të vëjnë monopol mbi lavdin mbi heronjët dhe të gjithë ata qe derdhen gjakun për lirin e Kosovës. 
Unë do të isha teper i gëzuar dhe optimist për të ardhmen tonë, nëse një ditë të afermt, këta udhëheqes të këtyre partive, do ti harronin mburrjet mbi të kaluaren dhe ti rroken të ardhmes.
Në fund të fundit si e kaluara ashtu edhe e ardhmja e Kosovës na takon të gjithve.


Shpresoj në një diskutim të mirëfillt... 
Ju pershendet Jashar Berisha 

----- Original Message ----- 
From: Petrit Pula <ppula at hotmail.com>
To: <prishtina-l at alb-net.com>
Sent: Sunday, October 22, 2000 2:39 AM
Subject: [Prishtina-l] Teme e re


>              --- Forumi i diskutimeve Prishtina-L ---
>         Arkivi: www.alb-net.com/pipermail/prishtina-l
> Etta plaqët thojne: Bene te miren dhe hedhe ne lumë.
> Etta fjala e urte: Armiku i vjeter kur nuke te behet mik.
> 
> Keto fjale i kne thene populli me shekuj, edhe sa shekuj duhet te kalojne 
> deri sa ti besojme keto fjaleve, edhe sa shqiptare duhen te vrahen per ti 
> besuar keto fjale, Sa?
> 
> Nejse Tema e re eshte Zgjedhjet e 28 Tetorit. Te cilat jane zgjedhje shume 
> te rendesishme si edhe zgjedhjet parlamentare ne pranver me te cilat 
> ndertohet shteti Kosovare.
> Ne jashte Kosoves mund te komentojme ne baze te lajmeve qe i lexojmee apo i 
> shikojme ne televizion, pra ndodh qe nuke e dijme bash te verteten. Deri me 
> tani po me duket se PDK dhe LDK jane parit me te medha pra mundem me qene 
> gabim, te dy palet jane per pamvarsi te dy palet jane per zhvillim 
> ekkonomike, te dy palet kan potencial ti ekzekutojne synimet e veta. Por 
> njera palë eshte ekstremiste, ndersa pala tjeter eshte pacifiste. PDK mban 
> me mburrje titullin: Krijuesite te UCK ndersa pala tjeter mban titulin: 
> Mirkuptim me Armikun e lashte. Cila do te jete me e dobishme per ne.
> 
> Pres komentet e juaja.
> 
> PS: Nese ndokush e ka platformen e njeres prej partive ju lutem publikojeni 
> ( te lutem me lejen e autorit)
> 
> Petrit F. Pula
> 
> _________________________________________________________________________
> Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.
> 
> Share information about yourself, create your own public profile at 
> http://profiles.msn.com.
> 
> _______________________________________________________
> This list is for discussions in Albanian language only.
>   For English discusions, use the Prishtina-e list.




More information about the Prishtina-L mailing list