Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Prishtina-L

[Prishtina-l] Fwd: [ALBSA-Info] Mustafa Nano per Eliten

Shkumbin Brestovci bresta at email.com
Fri Apr 21 01:27:02 EDT 2000


T'nderuem dashamire t'sportit e t'kultures,

muj me ba be qi mue nuk m'ka ba vaki n'ymer temin me zatet n'nihilist qi e ka mohue ekzistencen e elites shqiptare. Mirepo po druej qi m'duhet me u rrefye para jush qi me daten 22.08.1998 e kam plasue ne web nji koment, i cilli ket elite ne mos gja tjeter s'pakut e merr neper goje. Ate mundeni me gjete ne:
http://www.geocities.com/Paris/Metro/6656/Skandali.html

tekstin po jau percjelli ketu ne vijim:

Skandali i madh

Nga: Humberto R. Maturana / Francisco J. Varela, El árbol del concocimiento (1984), simbas botimit: Der Baum der Erkenntnis, Bern-München 1987 [marrë pa pvetë edhe nxjerrë prej konteksti] 

Në kopshtin zoologjik të Bronxit në New York ekziston nji paviljon i madh i veçantë, ku janë strehue primatët. Këtu munden me u kundrue në kushte shumë të volitshme shimpanzat, gorillat, gibonat e shumë lloje tjera majmunash prej tâna kontinenteve. Bjen në sy ndërkaq në fund të paviljonit nji kafaz krejtësisht i izoluem prej tjervet e me grila jashtzakonisht të forta. Tue i'u avitë del në pah nji tabelë, në të cillen shkruen: "Primati mâ i rrezikshëm i planetit". Po këqyre mbrendë, i befasuem ke me pa fëtyren tânde në pasqyrë. Nji tabelë shpjegon, qi njèri për dallim prej tâna specieve tjera të njoftuna i ka qitë fare plot lloje tjera të gjallesave të planetës. Prej kundruesve shndërrohemi në të kundruem (prej vetvetes). Mirë po: çka shofim? (...)

Komenti:
Âsht fjala për t'njêjtën specie homo sapiens sapiens, e cilla si qenie rezonuese ka krijue vepra mahnitëse arkitektonike, artistike, letrare, sisteme abstrakte estetike, filosofike, politike, religjioze, qi nuk i mohon kurrkush, po relevanca e tyne në kontekstin e mâsipërm konvergon kah xeroja. Mu sikundër edhe relevanca e kulturës së naltë shqiptare, e cilla në segmentaritetin e vet dishmon shum pak konvergencë kah bashkohësia, zhduket krejtësisht karshi gjendjes së katandisun të shoqënisë shqiptare. Për mâ tepër elita bartëse e kësaj kulture si për inát nuk do me u emancipue prej "Rilindjes" e as me emancipue popullin prej "Kanunit" - prej nji stili të jetës, qi, n'kjoftë se ka nevojë me e lokalizue historikisht, sigurisht âsht mâ afër Kohës s'gurit se Mesjetës. Në Mesjetë shumica e masave popullore europiane kanë hjekë dorë prej "anarkisë" autonome "vetadministruese" me kode zakonore, tue i'u shtrue ligjeve e udhëhjekjes së nji elite... edhe kur t'kihet parasysh, qi kësaj ndërmarrjeje nëpër Europë e n'gjeti ia kanë dalë turli papakash, imponohet nji pasqyrë fort e ligsht për elitën shqiptare.



------Original Message------
From: "Uk Lushi" <juniku at hotmail.com>
To: prishtina-l at alb-net.com
Sent: April 20, 2000 4:56:46 PM GMT
Subject: [Prishtina-l] Fwd: [ALBSA-Info] Mustafa Nano per Eliten


             --- Prishtina-L Discussion Forum ---
        Archives: www.alb-net.com/pipermail/prishtina-l



>From: aalibali at law.harvard.edu
>To: Albsa-info at alb-net.com
>Subject: [ALBSA-Info] Nano per Eliten
>Date: Wed, 19 Apr 2000 23:32:38 -0400
>
>           ----------- ALBSA-Info Mailing List ---------
>           - ALBSA Web Site: http://www.albstudent.org -
>
>Pse s'bëhet e gjallë elita shqiptare?
>Nga Mustafa Nano
>
>Një pjesë lexuesish, sapo të shohin titullin e këtij shkrimi, do të 
>mendojnë se
>autori e
>ngre mbrapsht çështjen, pasi -sipas tyre- egzistenca e kësaj elite duhet 
>vënë në
>diskutim. Për këtë ata kanë argumenta të panumërt; dhe unë e di, ca prej 
>këtyre
>argumentave të vënë në vështirësi, kur vjen puna që je duke mbrojtur tezën 
>e
>kundërt,
>pra që elita shqiptare ekziston. Megjithatë ka një kundërargument. Çdo 
>komunitet
>njerëzish bart brenda vetes kremin e vet intelektual, gjë që na bën të 
>mendojmë
>se
>edhe shoqëria shqiptare nuk bën përjashtim. Eshtë tjetër gjë, nëse kremi 
>ynë
>intelektual, i ballafaquar me atë të shoqërive të tjera më të qytetëruara, 
>mund
>të mos
>na i mbushë syrin e mendjen, mund të na shfaqet i ndotur prej 
>provincializmit,
>shpesh
>mund të na ngjajë me një krem të prishur që bie era thartirë, e ku di unë 
>se
>çfarë
>tjetër, por kjo nuk do të thotë, se brenda shoqërisë shqiptare nuk gjendet 
>një
>shtresë
>a një kategori njerëzish lehtësisht e dallueshme prej kallaballëkut, prej
>turmave
>mendërisht e kulturalisht njëngjyrëshe. Kjo shtresë qëndron prore sipër, 
>s'ka
>gjë se
>përgjithësisht përfaqëson besnikërisht atë që është poshtë. Me fjalë të 
>tjera,
>nëse
>shoqëria shqiptare është kjo që është, elita e saj nuk mund të jetë e
>krahasueshme me
>atë italiane, gjermane, franceze, angleze, etj. Megjithatë e përsëris, kjo 
>>instancë të
>fundit është elitë, është elita e shqiptarëve, dhe këta të fundit, 
>shqiptarët
>pra, nuk kanë
>arsye të mendojnë se janë pa të, aq më pak kanë arsye, që të pakënaqur siç 
>janë,
>ngaqë nuk kanë se kundër kujt të shfryjnë, t'i derdhen asaj që mbahet me të
>madh, që
>këmbëngul të mos njëjtësohet me vulgun, duke arritur deri atje sa të 
>shprehin
>panevojën për të.
>Ka shumë shqiptarë, të cilët klasifikohen apo vetklasifikohen si 
>përfaqësues të
>elitës, e
>të cilët mendojnë se veç e veç mund të hahen gjithë ditën me kushurinjtë e 
>tyre
>(në
>linjë truri, jo në linjë gjaku) jo shqiptarë. Për këtë të rrëfejnë 
>historira pa
>mbarim,
>thelbi i të cilave mund të shprehet pak a shumë kështu: Jam takuar me aksh
>intelektual
>të Parisit, të Romës, të Londrës, dhe e kam ndjerë veten të barabartë me 
>ta, në
>mos i
>kam magjepsur me çfarë di mbi botën, mbi kulturën, mbi historinë, mbi 
>politikën.
>Një
>gjë e tillë mund të qëllojë të jetë e vërtetë, megjithëse shpesh magjepsja 
>e të
>huajve
>nuk vjen prej asaj që mësojnë prej nesh, por për një fakt më të thjeshtë. 
>Ata
>shohin
>një diferencë të madhe midis imazhit për ne në përgjithësi, i cili është 
>krijuar
>në ato
>rrugë e për ato shkaqe që dimë, dhe asaj që ofrojnë shqiptarë të veçantë që
>udhëtojnë si qytetarë dinjitozë nëpër Europë, që ftohen nëpër konferenca,
>simpoziume, që flasin në disa gjuhë të huaja, që dinë të sillen, që dinë të
>prezantohen,
>që dinë t'i ofrojnë diçka veçantërisht origjinale një auditori a një 
>audience
>joshqiptare,
>etj, etj. Afërmendsh pra, kjo nuk është ndonjë magjepsje që vjen
>domosdoshmërisht
>prej mënyrës se si ndriçojnë shqiptarët me mendjen e kulturën e tyre. 
>Madje,
>shumë
>rrallë qëllon që është kështu. Ndërsa rëndom, duke ju rikthyer shpjegimit 
>>disa
>rreshtave më sipër, duhet thënë se kemi të bëjmë me një kuturisje paksa të
>mundimshme e të sforcuar të të huajve për të luajtur me elegancë, stil e
>mirësjellje,
>rolin e të habiturit e kureshtarit: "Ah, ju jeni shqiptar? Sa mirë! Po 
>ç'dreqin
>bëni atje në
>vendin tuaj, që s'ju ecin punët?" Sigurisht, kjo habí nuk është një 
>mirësjellje
>e shtirur e
>aq. Shqiptarët e mençur, edhe kur nuk kanë kapacitetin për të ndriçuar, 
>kanë
>fakultetin për të thithur rreze. Kjo nuk është pak. Me këtë nuk dua të them
>megjithatë,
>se të huajt të hutojnë e të lënë gojëhapur në çdo rast me atë që dinë; as 
>kjo
>nuk është
>e vërtetë. Madje forca e charm-i i elitave të vendeve të tjera nuk qëndron 
>>këtë
>pikë, aq sa qëndron gjetkë.
>Pikërisht këtu është vendi të bëjmë një diskutim të vogël, për t'iu 
>përgjigjur
>kështu
>pyetjes se çfarë i mungon esencialisht elitës shqiptare, edhe në rastin kur
>pranojmë se
>intelektualisht e kulturalisht ajo nuk bie poshtë të huajve, që pak më 
>sipër i
>quajtëm
>kushurinj të tyre. Këtu, për t'iu shmangur përfundimeve dëshpëruese e 
>pesimiste,
>po
>harrojmë apo injorojmë faktin, që kjo elitë është pjellë e këtij populli 
>apo
>këtij
>komuniteti, me të cilin jep e merr, e kushtëzon e kushtëzohet prej tij, e 
>tërheq
>zvarrë
>atë e tërhiqet zvarrë po prej tij, bile ca më shumë në rastin e dytë. Le ta
>gjykojmë për
>një moment elitën tonë, duke nënvizuar ato "sëmundje" të saj, që nuk kanë 
>lidhje
>me
>përcaktorin që i ngjitet nga prapa: shqiptare.
>Para së gjithash, elita shqiptare nuk po arrin të bëjë të vetat disa vlera
>bazilare të
>qytetërimit perëndimor, nuk po arrin ta vendosë veten si një korpus i vetëm 
>mbi
>këtë
>bazament vlerash, mbi të cilin të zhvillohet pastaj i gjithë debati 
>kulturor,
>artistik,
>politik, etj. Cilat janë këto vlera? Ja p. sh., një shoqëri civile e 
>organizon
>bashkëjetesën mbi bazën e rregullave, të cilët, me t'u vendosur, nuk mund 
>>shkelen.
>Nëse dikush i shkel, duhet të krijohet imediatisht solidariteti elitar 
>kundër
>tij. Ose
>tjetër, në demokraci gjithkush ka të drejtë të shprehë opinionin e vet, dhe
>rrjedhimisht
>askush nuk ka të drejtë të etiketojë bartësit e këtyre opinioneve si armiq,
>tradhëtarë,
>të shitur, të poshtër, duke përjashtuar këtu rastet kur, së pari opinionet 
>nuk
>ngrihen
>mbi sistemin e vlerave, për të cilat po flasim, e së dyti kur një person 
>ngrihet
>deklarativisht e në mënyrë të troçtë kundër interesave të komunitetit, të 
>cilit
>i përket.
>Ndryshe, kundër atyre, që të etiketuarit e kanë shndërruar në zanat, duhet 
>>ngrihemi
>të gjithë në këmbë, jo për t'i linçuar, por për t'u thënë, se me 
>strategjinë e
>përjashtimit
>(etiketime të tilla synojnë përjashtimin, apo jo?) nuk mund të ketë as
>demokraci, as
>bashkëjetesë. Ose tjetër, demokracia nuk mund të kuptohet pa debat, ndërsa 
>nga
>ana
>e vet, debati është ballafaqim idesh e vizionesh, e jo shkëmbim akuzash e
>sharjesh të
>ulëta, që lëshohen nga llogore të ndara njëherë e mirë. Ose tjetër, partitë
>politike janë
>bashkime vullnetare njerëzish, dhe askush nuk ka të drejtë t'i kthejë 
>partitë në
>banda
>apo klane në shërbim të një personi apo të një grupi personash, e në këtë 
>pikë,
>vetëm
>të kqyrësh është e pafalshme. Kështu mund të vazhdojmë gjatë, për të 
>konkluduar
>>në fund se elita shqiptare ka mbetur sehirxheshë, dhe unë nuk di mëkat më 
>>madh
>për një elitë, se sa në rastin ku ajo vetëm bën sehir.
>Siç shihet, jam duke kërkuar e nxitur një elitë të angazhuar, duke rihapur 
>me
>këtë një
>debat të vjetër e të lashtë, s'ka gjë se e di, që kjo tezë nuk gjen shumë
>partizanë
>këtejpari. Ndoshta edhe në vende të tjera kjo tezë është e diskutueshme e 
>pa
>mbështetje, por nëse është vërtet kështu, ja tek kemi më në fund një tabiat
>perëndimor që nuk duhet imituar. Ndryshe, Shqipëria do të mbetet në duar të
>atyre,
>që po e mjelin pa mëshirë si një lopë të dikujt tjetër. Në këto rrethana, 
>>rrish
>mënjanë e të soditësh, nuk mund të shihet thjesht si një modë, si një 
>sjellje
>interesante,
>si një gjetje intelektuale që të blaton komfort; përkundrazi, komforti në 
>këtë
>rast është
>një vetgënjim i trishtuar e trishtues.
>Për ta bërë bërë angazhimin një kauzë të intelektualëve shqiptarë, nuk 
>është e
>nevojshme të thërresim në ndihmë modele intelektualësh të huaj, as 
>Jean-Paul
>Sartre-in, i cili në librin e tij "Qënia dhe hiçi", ndërsa synon të
>rikonsiderojë konceptin
>e lirisë, thotë: "Liria është lirí për të zgjedhur, por jo lirí për të mos
>zgjedhur, s'ka gjë
>se të mos zgjedhësh, në fakt, do të thotë të zgjedhësh të moszgjedhurit." 
>(Ky
>shkrimtar e filozof ekzistencialist francez arrin të bezdiset edhe prej
>qëndrimeve që
>mbajtën Honoré de Balzac e Gustave Flaubert, i pari lidhur me ngjarjet e 
>vitit
>1848,
>ndërsa i dyti lidhur me revolucionin francez. Ai nuk mund ta kuptonte "të
>ndenjurit
>mënjanë").
>Por siç thashë më sipër, nuk është e nevojshme të kërkojmë të tillë shembuj
>inspirues.
>Në Shqipëri ka nevojë për një "participation" të një lloji tjetër. Nuk 
>është e
>thënë, që
>elita e këtushme të angazhohet politikisht, por është e pafalshme, që ajo 
>të mos
>e thotë
>një fjalë, të zbythet e të struket përballë maskarenjve që po na e bëjnë 
>këtë
>vend të
>pabanueshëm. Përse të vetpëlqyerit intelektualë shqiptarë heshtin tek
>ballafaqohen me
>gjuhën e dhunshme të politikës e të politikanëve, tek ballafaqohen me
>arbitraritetin e
>ca kodoshëve të vegjël, të cilët lozin me pushtetin, a thua se ky i fundit 
>është
>një lodër
>e blerë në dyqanin më të parë, tek shohin që nga ekranet e disa televioneve 
>>ngritur
>prej kontrabandistësh villet vrer e mashtrohet, tek shohin që këto 
>televizione
>keqpërdoren prej politikanësh të pafytyrë e prej gazetarësh çapaçulë, tek 
>shohin
>>turmat e gënjyera shkojnë pas një njeriu, që nuk ofron gjë tjetër, veçse 
>ruspa e
>sloganin "vdekje, vdekje, vdekje", tek shohin që një pjesë e pushtetarëve 
>>sotëm
>nuk e kanë mendjen të qeverisin, por të vjedhin, tek shohin që komunikimi
>politik
>midis palëve të këtushme është lënë në dorë të një gjermani, i cili, ndërsa 
>>duart në
>kokë prej tmerrit sa herë del prej takimeve me shefat e partive tona, me 
>siguri
>thotë:
>"O zot, si nuk arrij ta kuptoj keqkuptimin e këtushëm!", tek shohin që atë,
>elitën e
>shqiptarëve, jo vetëm nuk e pyet askush, por e fyejnë, e poshtërojnë, etj, 
>etj?
>E pra,
>mund të heshtet në këto rrethana?
>Në mënyrë të përmbledhur, ka dy arsye që ndodh kështu. Së pari, elita 
>shqiptare,
>ashtu si të gjithë banorët e tjerë të këtij vendi, është e detyruar të 
>rropatet
>për të
>mbijetuar. Sipas një logjike të këtushme kolektive, të heshtësh apo të 
>shitesh
>në këto
>kushte, nuk përbën ndonjë mëkat kushedi se çfarë. Eshtë vërtet kështu? Hm! 
>>dyti,
>prej disa vitesh është krijuar një klimë terrorizuese. E vërteta apo të 
>vërtetat
>vetëm
>mund të pëshpëriten. Ndryshe, nuk është e tepërt të thuhet se mund të të 
>ikë
>edhe
>koka. Klasa politike e sotme, pasi ka bërë shumë zullume, nuk ka rrugë 
>tjetër
>për t'u
>mbrojtur, veçse të shndërrohet në një klasë politike banditeske, d.m.th. të
>kërcënojë
>këdo që guxon të thotë më tepër se sa duhet. Dhe ata, intelektualët, ose
>heshtin, ose
>gjejnë rrugët për ta braktisur këtë vend. Kanë të drejtë?
>Jo! Njëmijë herë jo! Gjithkush mund të ketë të drejtë, por jo ata. Ata janë
>fajtorë.
>Janë fajtorë pikërisht sepse nuk bëjnë asgjë. Të mos bësh asgjë është një 
>alibi
>fantastike për gjithkënd, por jo për një elitë. Për këtë të fundit, të 
>rrish
>mënjanë e të
>bësh sehir është provë e fajit.
>
>
>
>_______________________________________________________
>ALBSA-Info mailing list: ALBSA-Info at alb-net.com
>http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/albsa-info

______________________________________________________
Get Your Private, Free Email at http://www.hotmail.com


_____________________________________________________
Prishtina-L discussion forum: Prishtina-L at alb-net.com
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/prishtina-l
-----------------------------------------------
FREE! The World's Best Email Address @email.com
Reserve your name now at http://www.email.com






More information about the Prishtina-L mailing list