Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Prishtina-L

[Prishtina-l] Kosovapress-i?

Besnik Pula besnik at alb-net.com
Wed Nov 3 20:58:54 EST 1999


Ky eshte artikulli ne fjale...


Mendjet e robëruara në Kosovën e lirë
 
Prishtinë, 2 tetor (Kosovapress-Merxhan Avdyli)

Botuesi i të përditshmes ³Koha ditore², Veton Surroi, i cili është edhe
anëtar i të ashtuquajturit Këshilli Transitor i Kosovës, të udhëhequr nga
administratori i huaj për Kosovën, Bernar Kushner, ditë më parë e ka
kualifikuar shoqërinë shqiptare në Kosovë si shoqëri me elemente të
fashizmit.

Për elementet fashiste, të cilat ai si nuhatës dhe mbllaçitës i mësuar për
t¹i kallëzuar serbëve, të cilat kinse i ka hetuar tash, po u kallëzon të
huajve, duke u serviluar, sigurisht për ta piedestuar veten diku në majat e
pushtetit civil ndërkombëtar në Kosovë. Këtë vlerësim e ka përsëritur Veton
Surroi disaherë, por për fatin e tij të keq, gjithnjë pa sukses. Veton
Surroi, jo njëherë, kohëve të fundit, si zakon që e ka pasë spiunimin,
dikur te serbët, e tash ku të mundet, ka kallëzuar, duke dëshmuar rrejshëm
se kinse shqiptarët po hakmerren kolektivisht ndaj minoritarëve serbë të
Kosovës.

Edhe vëllai i tij i mendjes dhe i ideologjisë, Baton Haxhiu, i cili
njëherit është kryeredaktor i gazetës së Veton Surroit, që është një
puthakëmbë serb sui generis, nuk ngurron të mbllaçisë tirada të tilla
surroiste, të sajuara nga vëllezërit e tyre serbë. Baton Haxhiu i cili
bërtet dhe bërlyket kundër klasës së re politike në Kosovë, kundër
luftëtarëve të lirisë, nuk është më pak vetues sllavë, sepse bërtima dhe
bërlykja e tij bëhen edhe kundër lirisë së Kosovës. Bërlykja e tij sllave,
e dalë nga mania e tij e njohur, duket se kësaj radhe është tejet
shfrenuese dhe si e tillë nuk do të duhej të mbetej në harresë. Akuzat e
tij ndaj qeveritarëve të tashëm dhe ndaj UÇK-së, në një revistë gjermane,
tejkalojnë urrejtjen njerëzore dhe kalojnë në delirin idiotesk, që patjetër
nxit kundërveprimin dhe të fut në shtjellën për t¹iu kundërvënë meritueshëm.

Vetëtimat e vazhdueshme serbe të Veton Surroit dhe bërtimat e bërlykjet e
pandalshme të Baton Haxhiut, të lëshuara ndaj shoqërisë shqiptare në
Kosovë, shoqëri kjo e cila edhe pse ka arritur të ravijëzojë përmasat e
lirisë, po përballet me përpjekjet e mëdha për ta ndërtuar jetën e vet dhe
për ta origjinalizuar shoqërinë shqiptare në Kosovë, vijnë në kohën kur
Kosova përfundimisht ia ka thënë lamtumirën robërisë dhe e ka sipërfaqësuar
lirinë. Nuk është as e rastit as e çuditshme që kjo kërkesë synuese për ta
bërë jetën jashtë kornizave robëruese dhe të liruar nga vetëdija e robit,
do të hasë në pengesa, veçanërisht nga konfidentët e deridjeshëm serbë, të
tipit të Veton Surroit, apo të Baton Haxhiut, e shqipfolësve të tjerë
degjenerikë dhe të ëndërrimtarëve të ngjashëm proserbë.

Por të ndalemi te vetëtimat konkrete proserbe, më shkoqur
promillosheviqiane të gospodin Veton Surroit, për t¹u ndalur pastaj edhe te
idiotizmat e gospodinit tjetër Baton Haxhiu.

Kualifikimi i Veton Surroit se në Kosovë kemi të bëjmë me elemente fashiste
te shqiptarët, i ngjan kualifikimit të dikurshëm politik të ngjarjeve të
tetëdhjetenjëshit, si ngjarje kundërrevolucionare, kualifikim ky i
mbllaçitur qençe nga komunistët jugosllavë me prejardhje shqiptare, pasojat
e të cilit dihen.

Kualifikimi i Veton Surroit për elementet fashiste në shoqërinë shqiptare,
s¹do mend se kutërbon erë sllave, madje atë e ka theksuar gjasueshëm me
idiotizmin sheshelian, prandaj si i tillë ai do të ketë pasoja negative,
natyrisht duke e pasë parasysh edhe disponimin antishqiptar të një pjese të
bashkësisë ndërkombëtare si Rusia, Kina.

Reflektimi i kualifikimeve të Veton Surroit, për elementet fashiste në
shoqërinë shqiptare, ka shkuar deri te përkrahja që iu dha atij nga
kriminelët promillosheviqianë, të cilët gjenden në kuvendin e shtetit fqinj
të Kosovës, Mal të Zi, me ç¹rast një deputet i partisë së kriminelit
Bullatoviq, kërkoi në një seancë të kuvendit të Malit të Zi që deputët
shqiptarë të Malit të Zi të deklarohen ashtu siç mendon Veton Surroi. Meqë
ata nuk e bënë këtë, rrëmuja e krijuar në kuvend bëri që që të ndërpritet
seanca. Gjithashtu me një kualifikim të tillë nuk është pajtuar, madje as
zoti Karl Bild, kur në një konferencë shtypi është pyetur se a ka fashizëm
në shoqërinë shqiptare të Kosovës, ai ka qeshur dhe është përgjigjur me
lakonizëm, duke shtuar se sigurisht mendohet në vlerësimet e Veton Surroit
dhe natyrisht që ka deklaruar se nuk di për fashizmin shqiptar. Me
kualifikimet e Veton Surroit dhe të Baton Haxhiut, ndërkaq janë pajtuar
plotësisht mjetet serbe të informacionit dhe politikanët serbë të tipit të
kriminelëve Millosheviq, Sheshel e të ngjashëm, duke i elozhuar ata dhe
pikëpamjet e tyre, që sipas serbëve vijnë nga ³umerena struja poshtenih
shiptara².

Tentativa e vampirizimit të nostalgjikëve prosllavë si Veton Surroi, Baton
Haxhiu e kompani, që mjerisht nuk janë të vetmit shqiptarë që ende i shohin
ëndrrat serbisht, nuk është e panjohur as nuk do të përfundojë me krijimin
e jetës së lirë në Kosovë. Ndjeshmëria prosllave e tyre ende do të
kutërbojë. Ani pse me finokëri ajo do të paraqitet kinse e bazuar në
prirjet e qytetarisë toleruese. Ndërsa ky vampirizim më së shumti i ndihmon
politikës së kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviq, i cili gjithmonë do
të mbështetet në shqiptarët me prirje proserbe.

Akuzat e Surroit se klasa e tashme politike në Kosovë po heshtka ndaj
veprimeve hakmarrëse është një akuzë që vjen nga njeriu, shpirti i shitur i
të cilit nuk mund të rri qetë pa goditur pikën më të ndejshme kombëtare.
Tërthorazi kjo është një goditje që ai u jep luftëtarëve të lirisë, madje
edhe atyre që kanë rënë për lirinë që sot në Prishtinë e gëzojnë Veton
Surroi, Baton Haxhiu dhe gjithë llumi tjetër bastard i sojit të tyre, që
mjerisht janë të stisur nga gjaku shqiptar, ose së paku janë të deklaruar
si të tillë, pasi proserbëve nuk u dihet saktë as origjina.

Vajtimi serb i Veton Surroit, si dhe ato të Baton Haxhiut, vijnë në kohën
më të përshatshme për kriminelët serbë, kur tezat e tyre lidhen mrekullisht
dhe serbisht me tezat e kriminelit më të urryer në botë, antishqiptarit dhe
antinjeriut Sllobodan Millosheviq dhe gjithë rrethit të tij monstruoz, nga
aspekti i veprimit politik dhe të dyshimtë nga aspekti moral e njerëzor.
Askush nuk mund t¹ua ndalojë gospodinëve Surroi dhe Haxhiu, vampirëve
proserbë, që njëherë qenë vetëshpallur të vdekur, për të cilët ka të dhëna
se gjatë bombardimeve të NATO-s janë ndihmuar nga paramilitarët serbë, të
fyejnë ndjenjat kombëtare të liridashësve shqiptarë, por ata kur ta marrin
atë turr serb ndaj shqiptarëve do të ishte e ndershme, qoftë nga aspekti
politik, qoftë nga aspekti njerëzor që të pozicionohen mirë, hapur dhe
shkoqur, e të tregojë prirjet e tyre antishqiptare, kur hetohet pozicioni i
tyre sllav, që është i mirëpritur nga garda politike antishqiptare, që nuk
është e paktë as në misionin e tashëm civil ndërkombëtar në Kosovë,
udhëheqës i të cilit është konfuzi Bernar Kushner.

Servilizmi ndaj serbëve i një pjese të pseidopolitikanëve me prejardhje
shqiptare nga Kosova, si Veton Surroi dhe Baton Haxhiu, ka qenë dhe vazhdon
të mbetet pengesa kryesore e zhvilimit të proceseve pavarësore të
shqiptarëve, pasi broçkullat e tyre, sipas recetave sllave, të pjekura në
vetëdijen e tyre, kanë shkaktuar pasoja të mëdha, duke e dëmtuar rëndë
zgjidhjen e çështjes shqiptare.

Veton Surroi dhe të gjithë vetuesit sllavë dhe surrojtë e tjerë shqiptarë
mundohen të paraqiten kinse tolerantë, thuajse ata janë përgjegjës të bëjnë
një gjë të tillë, thuajse ata janë të prekur nga hakmarrja. Mbase edhe janë
të prekur nga hakmarrja, e cila edhe ashtu nuk është në asnjë mënyrë aso
përmasash, siç i shquajnë Veton Surroi apo Baton Haxhiu.

Hakmarrja shqiptare në aspektin luftarak, madje edhe psikologjik, e ka
arritur qëllimin e saj me faktin se luftëtarët shqiptarë të lirisë ia kanë
kthyer pushkën okupatorëve serbë, miqve të shenjtë të Veton Surroit dhe të
Baton Haxhiut, vaji i të cilëve mund të kuptohet. Mirëpo ata edhe tash mund
të jenë lirisht miq të serbëve, por në asnjë mënyrë duke e fyer gjakun e
luftërarëve të rënë të lirisë. Nëse ka vrasje të serbëve në Kosovë, siç ka
edhe vrasje të shqiptarëve, të cilat Vetonit dhe Batonit u duken normale.
pasi problemin e hakmarrjes së shpifur nga prizmi i tyre e shohin nga
poziconi i politikës millosheviqiane, nuk është në asnjë mënyrë deformitet
kolektiv i shqiptarëve, por ai para se gjthash është shprehje e një
urrjetjeje të grumbulluar gjatë kohë te një pjesë e shqiptarëve nga
vuajtjet e të cilëve Veton Surroi, Baton Haxhiu dhe soji e sorollopi i tyre
kanë përfituar bashkë me gjithë dashamirësit e tyre serbë në Kosovë.
Hakmarrjet e tilla, nëse ekzitojnë, natyrisht se nuk janë të pranueshme,
por ato në aspektin psikologjik dhe njerëzor janë të kuptueshme. Pastaj një
pjesë të veprimeve të tilla të cilat Veton Surroi dhe Baton Haxhiu ia
ngarkojnë edhe klasës së tashme politike në Kosovë, duke aluduar në
ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje edhe duke i akuzuar ata si
elementë fashistë në shoqërinë shqiptare, dyshohet se i kanë kryer
pikërisht bashkëmendimtarët e Veton Surroit, të Baton Haxhiut dhe
dashamirësit e tyre me qëllim të komprometimit të klasës së re politike dhe
të krahut kombëtar të shqiptarëve të Kosovës. Këtë duhet ta dinë edhe Veton
Surroi edhe Baton Haxhiu dhe të gjithë puthakëmbët e tjerë të serbëve, të
cilët të bazuar në fjalorin e tyre antishqiptar kanë mundur edhe vetë të
organizojnë kryerjen e veprimeve të tilla, gjithnjë sipas recetave të
serbëve. Prandaj, nuk është e çuditshme që kopukët politikë, si Veton
Surroi dhe Baton Haxhiu, të jenë vetë nxitësit dhe kryesit e veprimeve të
ndryshme, pasi duket se janë të prirur të bëjnë veprime të tilla, duke u
bazuar edhe në pedigretë e tyre proserbe dhe komuniste. Ata që nuk
ngurrojnë të shkelin mbi gjakun e atyre që e kanë bërë lirinë në Kosovë dhe
që fyejnë rëndë esencën dhe shpirtin shqiptar do të duhet ta dinë se mund
të jenë edhe pre e ndonjë hakmarrjeje eventuale dhe fare të kuptueshme,
prandaj as Veton Surroi e as Baton Haxhiu, këta mafiozë ordinerë, nuk do të
duhej të mbeteshin pa u ndëshkuar për veprat e tyre kriminale, pasi
idiotizmat e tyre ndihmojnë kryekriminelin serb Sllobodan Millosheviq. Dhe,
duhet ta dijnë që të dytë bashkë me të gjithë anishqiptarët e tjerë se as
vetë Millosheviqi i cili është akuzuar botërisht, nga Gjykata Ndëkombëtare
e Hagës, si kriminel lufte nuk ka vrarë me dorën e tij asnjë njeri, asnjë
shqiptar, por është kryekrimineli vetë, që vendin e ka në Hagë. Veton
Surroi, Baton Haxhiu dhe ndihmësit e tjerë të kriminelëve serbë, ndoshta
nuk e kanë vendin në radhët e para të bangës së zezë të Gjyqit të Hagës,
por në njërën prej radhëve gjithsesi, siç po ia bëjnë nga aspekti moral
vetes vendin në plehun e historisë. Ndryshe në shoqërinë shqiptare do të
kutërbojë gjithmonë era e polikës sllave, e cila u ndëshkua meritueshëm nga
Aleanca Veriatlantike.

Deklaratat denoncuese kundër shqiptarëve të Veton Surroit dhe të Baton
Haxhiut, në dobi të politikës kriminele serbe, sigurisht nuk do të mund ta
zhbëjnë lirinë e arritur të Kosovës. Mirëpo, kriminelët e tillë dhe mendjet
e tilla të robëruara, nuk duhet të kenë vend në Kosovën e lirë.






More information about the Prishtina-L mailing list