| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Prishtina-L[Prishtina-l] Gazette / Gazeta Kulturserver Kosova - Nr. 10 (fwd)Etrit Bardhi etrit at alb-net.comSun Dec 12 13:06:35 EST 1999
---------- Forwarded message ---------- Date: Sun, 12 Dec 1999 15:00:03 +0100 From: Nol Shala <nol at KULTURSERVER.DE> Shqip: Gazette / Gazeta Kulturserver Kosova - Nr. 10 - Pa dyshim një ngjarje më e madhe kulturore në këtë vit ishte festivali i këngës "Kosovarja këndon" i cili u mbajt në Ferizaj me 2, 3 dhe 4 Dhjetor. Drejtoresha e festivalit Sadije Hoxha-Çarkaxhiu, e cila ishte fituesja e parë e festivalit në vitin 1972, e mbajti fjalën e rastit kupari mirënjohi publikun kosovar për durimin të cilin e tregoj për shtyrje të shumta të festivalit. Udhëheqës artistik i festivalit ishte kompozitori i njohur kosovar Prof. Fahri Beqiri. Festivali tuboj 46 pjesëmarrës të këngës në përcjellje të orkestrit "Kastriotët". Mysafirë nderi të festivalit qenë këngëtarja e njohur nga Shqipëria Ema Çazimi si dhe ylli dhe merita e parë e këngës në Kosovë këngtarja Nexhmije Pagarusha. Shpërblimi i parë i jurisë iu dhurua solistës Adriana Bytyqi, i dyti Adelina Thaçit, i treti Lindita Hakaj. Veterane më e sukseshme u shpall Selvete Trstena, ndërsa debytane më e sukseshme Fazile Syla. Shpërblimin tradicional të "Rilindjes" e muarën dueti Luljeta Gashi dhe Violeta Elshani nga Suhareka. - Në Podujevë teatri i qytetit prezentoj për nxënësit e gjimnazit "A. Xhuvani" shfaqjen "Ëndërrat, femrat dhe ndihma" të udhëhequr nga regjisori Agim Podvorica. Tematika e shfaqjes pasqyron segmentet e realitetit të sotëm kosovar. Rrolet kryesore i luajtën R. Oraça, B. Fazliu, S. Kopalla, V. Bala, T. Beka. - Këtyre ditëve doli nga shtypi numri i parë i revistës "Demokracia" të cilën e boton forumi gjakovar për iniciativë demokratike, një asociacion joçeveritar. Revista 38 faqëshe ofron lexuesve tema interesante në lëmi të ndryshme, posaçarisht nga politika dhe kultura. Kryeredaktor i revistës është zgjedhur Bashkim Rrahmani. - Në qendrën e kulturës në Mitrovicë u mbajt koncerti i muzikës serioze i udhëhequr nga kompozitori dhe dirigjenti i njohur kosovar Rauf Dhomi. Solistja Alisa Baraku në përcjellje në piano të Lule Elezit interpretoi ndër tjera veprën "Kopshti i dashurisë" të Rauf Dhomit, "Arien e Lulës" të Giacomo Puccini, "Arien e Violetës" të Giuseppe Verdi dhe vepra të tjera. Koncertin e madhështoi paraqitja e grupit të valltarëve të shkollës së vallëzimit të Jeton Vorfit. - Në teatrin e qytetit të Gjakovës janë duke u bërë përgatitjet e dramës "Katër epoletat" të shkruar nga Haqif Mulliqi. Regjinë e veprës dramaturgjike e bënë regjisori gjerman Holger Zilber, i cili ka ardhë vullnetarisht në Kosovë për të ndihmuar në rikëmbjen e kulturës kosovare. Ardhja e tij paraqet risi në veprimtarin e teatrit të qytetit të Gjakovës. Për realizimin e kësaj shfaqje regjisori angazhoj aktorët: Hadi Shehu, Mervete Kurteshi, Hysen Binaku, Ramazan Brkani dhe të tjerët. Premiera e shfaqjes pritet të jipet brenda javës se ardhshme. - Gazeta e përditshme "Rilindja" njofton se qendra enciklopedike e Shqipërisë kërkon bashkpunëtor shkencor nga Akademia e Shkencave dhe të Artit të Kosovës dhe nga Univerziteti i Tetovës për hartimin e verzionit të ri të fjalorit të sotëm të gjuhës shqipe. Botimi i fundit i "Fjalorit të shqipës së sotme" rrjedh nga viti 1985 dhe nevojitet në shumë aspekte gjuhësore të zgjerohet dhe të pasurohet. Për gazetën e Kulturserver Kosova raporton Beqë Mulliqi nga Prishtina ****************************************************** * the online-community for art+culture http://www.kulturserver.de * ******************************************************
More information about the Prishtina-L mailing list |