Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Prishtina-E

[Prishtina-E] English/Albanian: Community Reiterates Commitment to Albanian Issues on NAAC's Congress Day

Valbona Sherifi vsherifi at naac.org
Mon Mar 29 16:22:23 EST 2004


National Albanian American Council
2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC  20036
481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001
Brigada e Krajishtes, No. 8, 38000 Prishtina, Kosova
Telephone: (202) 466-6900   Fax: (202) 466-5593
Web: www.naac.org   Email: naac at naac.org
 

For Immediate Release: March 29, 2004    Contact: Valbona Sherifi (202)
466-6900


 


PRESS RELEASE


 

Community Reiterates Commitment to Albanian Issues on NAAC’s Congress
Day

 

Washington, DC, March 29, 2004: The National Albanian American Council
(NAAC) issued the following statement regarding the annual Congress Day
held in Washington D.C. on March 24, 2004. 
The National Albanian American Council (NAAC) led several groups of
Albanian-Americans in meetings with elected representatives and United
States officials in Washington, D.C. as part of its annual Congress Day
which this year was held on March 24, 2004.
Attending more than 34 high-profile meetings at the White House, U.S.
Department of State and the U.S. Congress, the NAAC-led delegates echoed
support for the immediate independence of Kosova, made the case for
Albania’s admission into NATO and stated that she needs help battling
crime and corruption, reaffirmed their commitment to the full and rapid
implementation of the Oher Agreement, and called for greater rights for
the Albanians living in Montenegro.  
They urged U.S. legislators and officials to block the certification of
financial aid to Serbia, which is due for review by March 31, 2004.  The
Albanian-American activists, who had traveled from various states,
sought U.S. help to pressure Greece into providing its large Albanian
immigrant community with greater human rights and to immediately start
negotiations to return to the Cham people the property that was
illegally seized from them during and after WWII.
White House National Security Council Director for South East European
Affairs Lisa Tepper praised Albania for its progress toward NATO
membership.  Mrs. Tepper said that Albania, which has entered into
official agreement with Croatia and Macedonia to work jointly for NATO
accession, could join the military alliance as early as 2007.  
The White House official stated that the Albanian Diaspora is better
organized than its Macedonian and Croatian counterparts and called on
the Albanian-American community to join forces with their Balkan
neighbors residing in the U.S. and take the lead in advocating for the
admission of the three countries into NATO by 2007. 
 
Mrs. Tepper stressed that the U.S. was shocked by the recent outburst of
violence in Kosova, citing disappointment at the slow pace at which the
Albanian leadership had initially reacted to the turmoil that left
scores dead and injured hundreds.  She reminded the Albanian-American
group that NATO and the U.S. had fought for a multiethnic Kosova.  
 
Now that the recent violence has taken Kosova back significantly, Mrs
tepper said, Albanians must make a fundamental effort to try to bring
things back on track and keep it on a continued path of progress.  She
stated that Kosova’s institutions must now identify the ring of
perpetrators and bring them to justice.  
 
Department of State Deputy Director of the Bureau for Eastern and South
Central European Affairs, Michael Bosshart, labeled the recent acts in
Kosova as “unacceptable behavior.”  In light of the recent violence, it
is necessary to “stop and think about how far we have come over the past
five years and where we have to go from here,” he said.  
 
DOS Director of the Bureau for Eastern and South Central European
Affairs, Charles English, called on the people and their elected leaders
to work for the restoration of the kind of faith and trust that the U.S.
has worked and fought for.  The U.S. has issued a deadline for Kosova to
show the world that it is capable of self-government, Mr. English said,
adding that the Albanian-American community should work together with
the U.S., UN and the EU to make sure that Kosova continues on its path
of improvement.
 
Congress Day is an annual event that NAAC organizes each March to
commemorate the U.S.-led NATO intervention of March 24, 1999 against
Milosevic’s forces that were conducting a campaign of terror and ethnic
cleansing in Kosova.  Despite five years of international administration
and large financial donations, social conditions in Kosova remain dire
with unemployment estimated to be between 60 and 70 percent.  The
population, which overwhelmingly supports independence, remains
uncertain about the lack of a clearly defined final status.  
 
In addition to Messrs. English and Bosshart, Congress Day delegates also
met with DOS Albania Desk officer Lisa Gregory, Kosova Desk Officer
Craig Lang, Macedonian Desk Officer Paul Pfeifer, Serbia and Montenegro
Desk officer and representatives from USAID were also present at the
meeting.
 
On the legislative side, the members of the Albanian-American community
attending the March 24 event met with Senate Foreign Relations
Committee, the offices of Senator Chuck Hagel, Gordon Smith, Jon
Corzine, George Allen, Bill Nelson, Carl Levin and Congressmen
Christopher Shays, Michael McNulty, Vito Fossella, Earl Pomeroy, Rush
Holt, Sander Levin, Elliot Engel, Bill Young, Carolyn Maloney, Peter
King, Gregory Meeks, Jim McGovern, Dana Rohrabacher, Frank Pallone, Luis
Gutierrez, Sue Kelly, Joseph Crowley, Nita Lowey, Patrick Kennedy and
Anthony Weiner.  A reception was held at the end of the day in the
Rayburn building where many Congressmen and high officials attended.
 
NAAC is a not-for-profit organization dedicated to advocating for
Albanians and promoting peace and economic development in the Balkans by
fostering democratic policy, promoting respect for human rights, and
conducting educational and developmental programs.  For more information
on the National Albanian American Council please visit us on the web at
www.naac.org 
 
###
 
You are receiving this message because you have requested information
about our organization directly from us or through an Internet listserv.
If you no longer wish to receive such information and would like to be
removed, please notify us at naac at naac.org or the listserv that has
distributed this information to you. 
 
 
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan
2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC  20036
481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001
Brigada e Krajishtes, No. 8, 38000 Prishtina, Kosova
Telephone: (202) 466-6900   Fax: (202) 466-5593
Web: www.naac.org   Email: naac at naac.org

___________________________________________


Për Shtyp: 29 Mars, 2004       Kontakt: Valbona Sherifi (202) 466-6900


 


DEKLARATË PËR SHTYP

 
KKSHA Sjell në Washinton Aktivistë Shqiptarë-Amerikanë për Ditën e
Kongresit 

 

Washington, DC, 29 Mars, 2004: Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan
(KKSHA) lëshoi këtë deklaratë në lidhje aktivitetin e përvitshëm, Ditën
e Kongresit që u organizua në Washington D.C më 24 mars, 2004.
Çdo Mars, Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) organizon Ditën e
Kongresit, një eveniment i përvitshëm që i jep komunitetit
shqiptaro-amerikan një mundësi të veçantë për të mbrojtur çështjet
shqiptare duke marrë pjesë në takime me zyrtarë të lartë të Senatit,
Kongresit, të Departamentit të Shtetit dhe të Shtëpisë së Bardhë. 
 
Këtë vit, evenimenti u zhvillua më 24 mars, që ishte dhe përvjetori i
pestë i fushatës së NATO-s që nga çlirimi i Kosovës nga regjimi i
Millosheviçit dhe ndalimit të pastrimit etnik. Aktivistë nga komuniteti
shqiptaro-amerikan udhëtuan nga shtete të ndryshme për të marrë pjesë në
këtë aktivitet kaq të rëndësishëm në mënyrë që tu dëgjohej zëri në
Washington. Anëtarët e delegacionit që morën pjesë në ditën e kongresit
2004 u ndanë në disa grupe të drejtuara nga KKSHA-ja. Gjatë ditës,
shqiptaro amerikanët i nxitën përfaqsuesit e kongresit dhe administratës
amerikane të jepnin mbështetjen e tyre për pavarësinë sa më të shpejtë
të Kosovës, integrimin e Shqipërisë në stukturat Euro-Atlantike,
implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni, më shumë të
drejta për popullatën shqiptare në Mal të Zi, si dhe bënë kërkesa rreth
politikave të Shteteve të Bashkuara ndaj Serbisë dhe Greqisë. 
 
Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, Lisa Tepper, Drejtore e
Politikave me Evropën Juglindore të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, i
informoi pjesëmarrësit për progresin e Shqipërisë drejt integrimit në
NATO. Shqipëria ka bërë marrëveshje zyrtare me Kroacinë dhe  Maqedoninë
për të punuar së bashku për të arritur anëtarësinë në NATO. Duke
theksuar se komuniteti shqiptar është i organizuar më mirë se komunitet
kroate dhe maqedonase, Znj. Tepper përforcoi për grupin nevojën për
diasporën shqiptaro- amerikane në Shtetet e Bashkuara për tu bashkuar me
diasporen kroate dhe maqedonase në Amerikë dhe që të luajnë një rol
drejtues në advokimin e pranimit të të tre vendeve në NATO më 2007. 
 
Në lidhje me incidentet e kohëve të fundit në Kosovë, znj. Tepper u
shpreh se Shtetet e Bashkuara ishin të shokuara nga shpërthimi i dhunës
në Kosovë. Ajo përmendi zhgënjimin për hapat e ngadalshme që kishte
marrë përsipër lidershipi i Kosovës për të reaguar ngaj akteve të
dhunshme dhe theksoi se rreth 30 njerëz kishin vdekur dhe shumë të tjerë
plagosur. 
 
Zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë u shpreh se qeveria e saj nuk beson se
lidershipi/qeveria e Kosovës ishte e involvuar në planifikimin e akteve
të dhunës. Megjithatë, sipas znj. Tepper, aktet e dhunës së kohëve të
fundit e kanë zmbrapsur Kosovën në mënyrë të ndjeshme. Ajo u shpreh se
në bazë të evenimenteve të kohëve të fundit, shqiptarët e Kosovës duhet
të bëjnë çdo përpjekje thelbësore për të përmisuar situatën dhe për
mbajtur Kosovën në rrugën e progresit. 
 
Znj. Tepper e kujtoi grupi shqiptaro-amerikan se NATO-ja dhe Shtetet e
Bashkuara kanë luftuar për një Kosovë multi-etnike. Ajo i nxiti
pjesëmarrësit për të përdorur influencën e tyre në lidershipi-n e
Kosovës për të identifikuar autorët e krimit dhe për të sjellë fajtorët
përpara ligjit.
 
Tek Departamenti i Shtetit, delegacioni i drejtuar nga KKSHA-ja u takua
me drejtorin e zyrës së politikave të jashmte të Evropës Jugore e
Qendrore, z. Charles English dhe me zëvendës drejtorin e kësaj zyre, z.
Michael Bosshart. Zyrtarja e Departamentit për Shqipërinë Lisa Gregory,
Zyrtari i Departamentit për Kosovën Craig Lang, zyrtari për Maqedoninë
Paul Pfeifer, zyrtari për Serbinë dhe Malin e Zi si dhe përfaqsues nga
USAID-i ishin gjithashtu prezent në takim. 
 
Zyrtarët e Departamentit të Shtetit falenderuan diasporën shqiptare për
krijimin e urave midis Shteteve të Bashkuara dhe Ballkanit. Takimi
filloi me komente mbi situatën e ngjarjeve të fundit në Kosovë. Z.
Bosshart theksoi se Departamenti i Shtetit dhe komuniteti ndërkombëtar i
dënojnë aktet e dhunshme që filluan më 17 mars. “Kjo veprimtari është e
papranueshme. Ne duhet të ndalojmë dhe të mendohemi se ç’kemi arritur
gjatë këtyre pesë viteve dhe ku duhet të shkojmë që këtej,” u shpreh z.
Bosshart. 
 
Z. English u bëri thirrje popullit dhe lidershipit të Kosovës për të
punuar për restaurimin e besimit, për të cilin Shtetet e Bashkuara kanë
punuar dhe luftuar. Duke u shprehur se Shtetet e Bashkuara kanë
përcaktuar një afat kohor për Kosovën për ti treguar botës se Kosova
është e aftë për vet-qeverisje, ai ftoi grupin shqiptaro-amerikan për të
punuar së bashku me  Shtetet e Bashkuara, UN/KB dhe BE për të siguruar
që Kosova të mbetet në rrugën e progresit. 
 
Anëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan morën pjesë në më shumë se 35
takime me përfaqsuesit e tyre të kongresit, me senatorë dhe zyrtarë
amerikanë si pjesë e aktiviteteve të Ditës së Kongresit. Ndër këto
takime, delegacioni u takua me përfaqsuesin e Komitetit të Senatit për
Politikat e Jashtme, me përfaqsues nga zyrat e senatorëve Chuck Hagel,
Gordon Smith, Jon Corzine, George Allen, Bill Nelson, Carl Levin dhe me
kongresitët Christopher Shays, Michael McNulty, Vito Fossella, Earl
Pomeroy, Rush Holt, Sander Levin, Elliot Engel, Bill Young, Carolyn
Maloney, Peter King, Gregory Meeks, Jim McGovern, Dana Rohrabacher,
Frank Pallone, Luis Gutierrez, Sue Kelly, Joseph Crowley, Nita Lowey,
Patrick Kennedy and Anthony Weiner.  Një pritje u organizua në fund të
ditës në godinën Rayburn të kongresit ku morën pjesë dhe shumë
kongresitë dhe zyrtarë të lartë. 
 
 
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) është një organizatë jo
përfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj advokimit të çështjeve
shqiptare, promovimit të paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan për të
forcuar politikat demokratike, për të  inkurajuar respektin për të
drejtat e njeriut, dhe duke mbajtur programe zhvillimi dhe edukative.
Për më shumë informacion mbi KKSHA-në ju lutem vizitoni faqen tonë të
internetit www.naac.org <http://www.naac.org/> .
 
 
 
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Prishtina-E mailing list