Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Prishtina-E

[Prishtina-E] Per shtyp: KKSHA-ja ngushëllon të afërmit e viktimave të tragjedisë së Karaburunit

Valbona Sherifi vsherifi at naac.org
Thu Jan 15 10:58:53 EST 2004


 
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan
2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC  20036
481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001
Brigada e Krajishtes, No. 8, 38000 Prishtina, Kosova
Telefon: (202) 466-6900   Fax: (202) 466-5593
Web: www.naac.org    Email: naac at naac.org
________________________________________________________________________
Për Shtyp: 15 janar, 2003       Kontakt: Valbona Sherifi (202) 466-6900
 
Deklaratë për Shtyp
 
KKSHA-ja ngushëllon të afërmit e viktimave të tragjedisë së Karaburunit
 
Washington, DC, 15 janar 2003: Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan
(KKSHA) lëshoi këtë deklaratë në lidhje me tragjedinë e Karaburunit.
 
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) me keqardhje dhe dhimbje të
thellë ka marrë lajmin e datës 9 janar, 2003 për tragjedinë e
Karaburunit ku humbën jetën 21 shtetas shqiptarë teksa përpiqeshin të
emigronin në Itali në kërkim të një jetese më të mirë.  
 
KKSHA-ja i përcjell ngushëllimet më të sinqerta mbarë popullit shqiptar
e veçanërisht familjeve, miqve, dhe të gjithë të afërmve të viktimave të
cilët humbën jetën e tyre në ujërat e Detit Jon me shpresën për të
ndërtuar një jetë më të mirë. 
 
Tragjedia e Karaburunit është ndër goditjet më të forta që krimi i
organizuar i ka bërë Shqipërisë.  Kjo fatkeqësi është dëshmi e qartë e
asaj se çfarë mund t’i sjellin shoqërisë dhe jetës së qytetarëve aktet
kriminale të individëve që mashtrojnë e joshin njerëz nevojtarë e të
pafajshëm.  
 
Kjo tragjedi njëkohësisht dëshmon edhe për gjendjen e vështirë ekonomike
në Shqipëri, sidomos në pjesën veriore të saj nga ku ishin edhe shumica
e viktimave të 9 janarit, gjë që i detyron qytetarët e thjeshtë të
ndërmarrin rreziqe tejet të mëdha për hir të përmirësimit të jetesës së
tyre.
 
KKSHA-ja i bën thirrje të gjitha organeve shtetërore që t’i gjejnë sa më
parë shaktarët e kësaj tragjedie dhe t’i nxjerrë ata para drejtësisë.
Tragjedia e Karaburunit duhet të shënojë fillimin e një beteje të
vërtetë si ndaj protagonistëve të trafikimit të qeneieve njerëzore,
ashtu dhe ndaj mbështetësve të tyre në çdo nivel të shoqërisë apo të
strukturave qeveritare që ato janë.
 
Tragjedia e Kraburunit nuk duhet të përsëritet më.  KKSHA-ja i bën
thirrje qeverisë së Shqipërisë që të bëjë më tepër për zhvillimin
ekonomik të vendit – veçanërisht pjesës veriore që është pllakosur
tërësisht nga varfëria dhe papunësia – dhe të punojë me vrull për
arritjen e marrëveshjeve me vende të ndryshme perëndimore për të lejuar
në mënyrë ligjore mërgimin sezonal të shtetasve shqiptarë.
 
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) është një organizatë jo
përfituese dhe jo qeveritare e  dedikuar ndaj përkrahjes së çështjeve
shqiptare, promovimit të paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan për të
forcuar politikat demokratike, për të  inkurajuar respektin për të
drejtat e njeriut nëpërmjet ofrimit të programeve të zhvillimit dhe
edukative.  Për më shumë informacion mbi KKSHA-në luteni të vizitoni
këtë faqe Interneti: www.naac.org
 
###
 
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
-------------- next part --------------
A non-text attachment was scrubbed...
Name: KKSHA-ja ngushellon te afermit e viktimave te tragjedise se	Karaburunit.doc
Type: application/msword
Size: 35328 bytes
Desc: not available
Url : http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e/attachments/20040115/4b0695f0/attachment.doc 


More information about the Prishtina-E mailing list