Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Prishtina-E

[Prishtina-E] English/Albanian: General Wesley Clark "Kosova Will Be Independent"

Valbona Sherifi vsherifi at naac.org
Fri Nov 14 21:32:38 EST 2003


National Albanian American Council
2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC  20036
481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001
Brigada e Krajishtes, No. 8, 38000 Prishtina, Kosova
Telephone: (202) 466-6900   Fax: (202) 466-5593
Web: <www.naac.org>   Email: naac at naac.org
________________________________________________________________________
For Release: November 14, 2003        Contact: Valbona Sherifi (202)
466-6900
 
PRESS RELEASE

 


Kosova Will Be Independent, General Clark Says During a Meeting with
NAAC Representatives

 
Washington, D.C., November 14, 2003: National Albanian American Council
(NAAC) issued the following statement regarding a meeting that was held
yesterday in New Hampshire with democratic presidential candidate,
General Wesley Clark
 
Prominent members of the Albanian-American community participated in a
delegation led by the National Albanian American Council (NAAC) that met
with Democratic presidential candidate Wesley Clark to voice the
community’s determination to keep the Albanian issues as a priority for
U.S. foreign policy.
 
The November 13, 2003 meeting between NAAC and the retired U.S. general
that took place in New Hampshire – a pivotal state in the presidential
nomination’s process for the Democratic Party candidates – was part of a
series of meetings that the Albanian-American non-profit, apolitical
organization has had with high profile politicians including leaders
from the current administration and a number of presidential candidates
to advocate for the rights of the Albanians.  
 
When asked by NAAC Trustee Harry Bajraktari about his policy on Kosova,
General Clark said, “As president, [Kosova] will be one of the top items
on my agenda.  Kosova is going to be independent because it is the wish
of the majority of the people there, it’s the right principle, and we’re
going to work for that because that will be our best assurance to avoid
conflict.”
 
Reminding the presidential candidate that the work in the Balkans is far
from done, NAAC stressed that U.S. leadership in the troubled region now
is more critical than ever.  “We believe that a peaceful transition that
protects the basic rights of self-determination for Kosova is in the
interest of U.S foreign policy and contributes to lasting stability in
the region.  Given his experience, General Clark provides a unique and
valuable perspective to the current challenges facing U.S. foreign
policy,” former Chairman Richard Lukaj said on behalf of the
organization.
 
General Clark noted that the U.S. should work very diligently in the
Balkans to stitch together the economic ties that bind the area together
while reducing the levels of enmity and historic hatred that in the
1999’s brought a series of bloody ethnic conflicts upon the mountainous
region as a result of Serb nationalistic frenzy under the leadership of
alleged war-criminal Slobodan Milosevic.
 
Responding to a question by NAAC about his position on a Serb offer to
provide the U.S. with 1,000 troops to assist the military effort in
Afghanistan, General Clark said he was strongly opposed to engaging
Serbia as part of the international effort against terrorism.
 
“I am very worried about proposals I’ve heard discussed to send Serb
soldiers to Afghanistan to go against the Islamic extremists there
 I
think it sends exactly the wrong message for the Unites States of
America to be doing that at this time given the history of those
soldiers.  Until that is entirely cleared up and accounted for, we can’t
invite Serbia [to participate in the war against terrorism],” General
Clark said.
 
Cautioning against any hasty decisions by the U.S. leadership to improve
relationships with Serbia before this former foe shows any real progress
vis-à-vis democratic reforms, the former NATO Supreme Commander called
on the Balkan country to start cleaning the house without delay. 
 
“Work is not done. Radko Mladic is still there.  Karadzic, Radovan
Karadzic, is still there, somewhere.  Maybe he is in Montenegro, maybe
he is in Bosnia.  We don’t know.  They and the others need to be fully
turned in,” General Clark said.  “The Serb people need to hold
accountable those that misused their uniform, dishonored the reputation
of Serbia, and [conducted] the brutal ethnic cleansing that went one for
more than a decade in the Balkans.  I would be very worried about moving
forward with any intensified military relationships until the [Serbian]
government meets more fully democratic standards.”
 
Following the meeting with the NAAC group, the Democratic presidential
candidate spoke in front of a crowd and various media about his national
security platform.  Making several references to Kosova, the four-star
general used his role as NATO Supreme Commander to illustrate ability to
work with leaders from other nations.
 
“We worked with allies effectively during the campaign against
Milosevic,” the retired general stated.  According to him, the use of a
full array of diplomatic, military and legal options were instrumental
not only in securing the U.S. victory over Serbia and in putting an end
to ethnic cleansing against the Albanians of Kosova, but also in
toppling Milosevic who is now in The Hague standing trial for war
crimes.
 
NAAC is a not-for-profit organization dedicated to advocating for
Albanians and promoting peace and economic development in the Balkans by
fostering democratic policy, promoting respect for human rights, and
conducting educational and developmental programs.  For more information
on the National Albanian American Council please visit us on the web at
www.naac.org 
 
###
You are receiving this message because you have requested information
about our organization directly from us or through an internet listserv.
If you no longer wish to receive such information and would like to be
removed, please notify us at naac at naac.org or the listserv that has
distributed this information to you.
 
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan
2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC  20036
481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001
Brigada e Krajishtes, No. 8, 38000 Prishtina, Kosova
Telefon: (202) 466-6900   Fax: (202) 466-5593
Web: www.naac.org    Email: naac at naac.org
________________________________________________________________________
Për Shtyp: 14 nëntor, 2003       Kontakt: Valbona Sherifi (202) 466-6900
 
Deklaratë për Shtyp

 


Kosova do të jetë e pavarur, tha gjenerali Clark gjatë një takimi me
KKSHA-në


 

Washington D.C., 14 nëntor, 2003 – Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan
(KKSHA) lëshoi këtë deklaratë për shtyp në lidhje me takimin që u mbajt
dje në New Hampshire me kandidatin demokratik për president, gjeneralin
Wesley Clark.

 


Anëtarë të mirënjohur të komunitetit shqiptaro-amerikan të udhëhequr nga
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) morën pjesë në një takim me
kanditatin demokratik për president gjeneralin Wesley Clark për të
shprehur vendosmërinë e komunitetit që çështjet shqiptare të jenë
përparësi në politikën e jashtme të Amerikës.

 
Takimi i mbajtur më 13 nëntor, 2003 mes anëtarëve të KKSHA-së dhe
gjeneralit amerikan në New Hampshire, një shtet i rëndësishëm ky në
proçesin e nominimeve presidenciale për kandidatët e Partisë
Demokratike, ishte pjesë e serisë së takimeve që kjo organizatë
jo-përfituese dhe jo-politike shqiptare ka patur me politikanë amerikanë
të profilit të lartë për të mbrojtur të drejtat ë shqiptarëvë.  Takimet
në fjalë janë bërë me udhëheqës të administratës së tanishme si dhe me
një numër kandidatësh presidencialë.
 
I pyetur nga Harry Bajraktari, një anëtar i Bordit Drejtues të KKSHA-së,
për qëndrimin e tij politik ndaj të ardhmes së Kosovës, gjenerali Clark
tha se, “Si president [Kosova] do të jetë një prej çështjeve në krye të
axhendës sime.  Kosova do të jetë e pavarur sepse ky është vullneti i
shumicës së popullit atje.  Ky është parimi i duhur dhe ne do të punojmë
për të arritur këtë qëllim, sepse kjo është mënyra më e mirë për të
mënjanuar konflikte të tjera në të ardhmen.”
 
Duke i kujtuar këtij kandidati presidencial se puna në Ballkan nuk është
përfunduar ende, KKSHA-ja theksoi se udhëheqja amerikane në rajon tani
është më e nevojshme se ndonjëherë tjetër.  “Ne besojmë se një
tranzicion paqedashës që mbron të drejtat themelore të vetë-vendosjes
për Kosovën është në interes të politikës së jashtme të SHBA-ve dhe
kontribuon në stabilitetin afatgjatë të rajonit.  Duke marrë parasysh
përvojën e tij, gjenerali Clark ofron një perspektivë të veçantë dhe të
vlefshme ndaj sfidave me të cilat ndeshet aktualisht politika e jashtme
e SHBA-ve,” tha ish-kryetari i KKSHA-së, Richard Lukaj, i cili foli në
emër të organizatës.
 
Gjenerali Clark vërejti se SHBA-të duhet të punojë me vëmendje të madhe
në Ballkan për të bashkuar dhe forcuar lidhjet ekonomike dhe për të ulur
nivelin e armiqësive dhe urrejtjes historike të cilat në vitin 1999
shkaktuan një numër konfliktesh etnike të përgjakshme në rajon si
rezultat të nacionalizmit të egër Serb nën udhëheqjen e të akuzuarit për
krime lufte Sllobodan Millosheviç.
 
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga anëtarët e KKSHA-së rreth qëndrimit
të tij në lidhje me ofertën e Serbisë për t’u vënë SHBA-ve në
dispozicion 1,000 trupa për t’i ardhur në ndihmë përpjekjeve ushtarake
në Afganistan, Clark tha se ishte plotësisht kundër pranimit të Serbisë
si pjesë përbërëse e përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit.
 
“Jam i shqetësuar rreth propozimeve që kam dëgjuar të diskutohen se
Serbia do të dërgojë trupa ushtarake në Afganistan për të luftuar
ekstremistët muslimanë... Mendoj se duke patur parasysh historinë e
këtyre ushtarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përcillnin
mesazhin e gabuar nëse do të lejonin një gjë të tillë.  Deri sa kjo të
qartësohet dhe shpjegohet, ne nuk mund ta ftojmë Serbinë [që të marrë
pjesë në luftën kundër terrorizmit],” tha gjenerali Clark.
 
Duke paralajmëruar kundër ndonjë lëvizjeje të nxituar nga ana e Amerikës
për të përmirësuar marrëdhëniet me Serbinë para se ky armik i një të
shkuare jo shumë të largët ka arritur progres të vërtetë në reformate
demokratike, ish-komandanti i NATO-s i bëri thirrje këtij vendi
ballkanik që të nisë të pastrojë sa më parë vetveten nga mbeturinat e të
shkuarës.  
 
“Puna nuk ka mbaruar ende.  Radko Mlladiç është ende atje.  Karaxhiçi,
Radovan Karaxhiçi, është ende atje, diku.  Ndoshta është në Mal të Zi,
ndoshta është në Bosnje.  Nuk e dimë.  Ata dhe shumë të tjerë duhet të
dorëzohen plotësisht,” tha gjenerali Clark.  “ Populli Serb duhet t’i
mbajë përgjegjës të gjithë ata që e shpërdorën uniformën e tyre, e
çnderuan Serbinë, dhe bënë spastrime etnike në mënyrë brutale për më
shumë se një dekadë në Ballkan.  Do të shqetësohesha pa masë rreth
ndërtimit të marrëdhënieve të forta ushtarake me Serbinë derisa qeveria
t’i përmbushë në mënyrë të plotë standartet demokratike.”
 
Pas takimit me grupin e KKSHA-së, kandidati demokratik për president
shpalosi para një turme njerëzish dhe një sërë mediash platformën e tij
mbi sigurinë kombëtare të SHBA-ve.  Duke iu referuar shpesh Kosovës,
gjenerali me katër yje e përdori përvojën e tij si Komandant i Lartë i
NATO-s për të ilustruar aftësitë e tij për të bashkëpunuar me udhëheqës
të kombeve të tjera.
 
“Ne punuam në mënyrë efikase me aleatët tanë gjatë fushatës kundër
Milosheviçit,” tha gjenerali në pension.  Sipas tij, përdorimi i një
sërë mundësish diplomatike, ushtarake dhe ligjore siguroi jo vetëm
triumfin e SHBA-ve ndaj Serbisë dhe i dha fund spastrimit etnik kundër
shqiptarëve të Kosovës, por gjithashtu ndikoi edhe në përmbysjen e
Millosheviçit, i cili përfundoi në Hagë ku po gjykohet për krime lufte.
 
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) është një organizatë jo
përfituese dhe jo qeveritare e  dedikuar ndaj përkrahjes së çështjeve
shqiptare, promovimit të paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan për të
forcuar politikat demokratike, për të  inkurajuar respektin për të
drejtat e njeriut nëpërmjet ofrimit të programeve të zhvillimit dhe
edukative.  Për më shumë informacion mbi KKSHA-në luteni të vizitoni
këtë faqe Interneti: www.naac.org
 
###
 
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Prishtina-E mailing list