Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Prishtina-E

[Prishtina-E] Shqip/Anglisht: Shefi i misionit të SHBA-së thotë se pavarësia e Kosovës duhet të meritohet

Valbona Sherifi vsherifi at naac.org
Mon Jan 13 17:43:59 EST 2003


Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan
2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC  20036
481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001
Brigada e Krajishtes, No. 8, 38000 Prishtina, Kosova
Telephone: (202) 466-6900   Fax: (202) 466-5593
Web: www.naac.org   Email: naac at naac.org

________________________________________________________________________


Per Shtyp: 13 Janar, 2002       Kontakt: Valbona Sherifi (202) 466-6900





Deklarate Per Shtyp




Shefi i misionit të SHBA-së thotë se pavarësia e Kosovës duhet të meritohet



Washington, D.C., 13 Janar, 2002: Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan
(KKSHA/NAAC) leshoi kete deklarate per shtyp ne lidhje me takimin qe KKSHA
mbajti me daten 9 Janar, 2003 ne zyren e Uashingtonit me Shefin e Misionit
Amerikan ne Prishtine, Ambasadorin Reno Harnish dhe me Nen-Drejtorin per
Kosoven tek Departamenti i Shtetit Amerikan, z. Donald Braum. Kjo deklarate
eshte e derguar edhe ne gjuhen angleze bashakngjitur tek ky e-mail.
Udhëheqësit politikë të Kosovës duhet ta kuptojnë se pavarësia duhet
merituar, tha Reno Harnish, shef i misionit të ShBA-së në Prishtinë, në një
takim kohët e fundit me Martin Vulaj, drejtor ekzekutiv i Këshillit Kombëtar
Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) në zyrat e KKSHA-së në Washington, D.C.
Duke diskutuar gjendjen aktuale te Kosovës, progresin e arritur që prej
përfundimit të luftës si dhe sfidat që mbeten për të ardhmen, ambasadori
Harnish tha më 9 janar 2003 se misioni i SHBA-ve në Kosovë po përqendrohet
kryesisht në tri përparësi: ligjin dhe rregullin, zhvilimin ekonomik dhe
kthimin e refugjatëve.  Ai tha se shumë më tepër duhet bërë në secilën prej
këtyre fushave.
Udhëheqësit politikë duhet të punojnë më tepër për kthimin e serbëve; jo
thjeshtë të flasin, por ta dëshmojnë përkrahjen e tyre për kthimet, tha
Harnish, duke shtuar se politikanët e Kosovës “nuk kanë ngulmuar edhe aq për
këtë çështje dhe duhet ta kuptojnë që është pengesa më e madhe për
[pavarësinë]”.
Vulaj ra dakord se duhet bërë më tepër në këtë drejtim, por njëkohësisht
theksoi se kthimet duhet të bëhen në baza vullnetare dhe individuale, që në
ndonjë rast të caktuar mund të kërkojnë edhe një periudhë koheje të gjatë.
Sipas tij, ata që duan të kthehen duhet pikësëpari të kalojnë nëpër një
proces verifikimi në mënyrë që të sigurohet se nuk do të lejohet kthimi në
Kosovë i atyre që planifikuan krimet e luftës apo i atyre që kryen
barbarizmat.  Vulaj shtoi se kjo metodë do të mundësojë arritjen e
përmirësimeve të domosdoshme që do t’i bëjnë kthimet edhe më të lehta, si
p.sh. krijimi i kushteve më të mira të jetesës, mundësi punësimi më të mëdha
dhe siguri të mirë për të gjithë.
Drejtori ekzekutiv i KKSHA-së gjithashtu shprehu shqetësim mbi vrasjet e
shumta që janë bërë në Kosovë që prej përfundimit të luftës paçka pranisë së
madhe të NATO-s në vend.  Vulaj pyeti, “si është e mundur që 40.000 trupa të
NATO-s janë të vendosura nëpër Kosovë dhe sërish kanë ndodhur një numër
vrasjesh – duke përfshirë edhe disa që duket se janë bërë për motive
politike – ndërkohë që askush nuk është arrestuar në lidhje me vrasjet”?
Ambasadori Harnish, i cili shoqërohej në takim nga Donald Braum,
zëvendësdrejtor për Kosovën në Departamentin e Shtetit Amerikan, tha se
përpjekjet e paqeruajtësve shumëkombëtarë po dëmtohen nga hezitimi i
dëshmitarëve për të dëshmuar në proceset gjyqësore.  Megjithatë, diplomati
amerikan ishte optimist për përmirësimet në ligj e rregull në të ardhmen,
duke vlerësuar lart efikasitetin e Shërbimeve Policore të Kosovës që
përbëhet nga 5.300 policë.  Në vazhdim, Harnish beri të ditur se
Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve, që është angazhuar në fushën e ligjit
dhe rregullit në Kosovë, është i përgatitur më mirë për të luftuar krimin
sesa forcat paqeruajtëse të NATO-s.
Përsa i përket ekonomisë, Harnish shprehu zhgënjim në lidhje me zhvillimin
ekonomik të ngadalshëm të Kosovës dhe nënvizoi nevojën e çuarjes përpara sa
më shpejt të procesit të privatizimit.  Me këtë rast ai i bëri thirrje
Agjencisë së Mirëbesimit të Kosovës – trupi ligjor që është i ngarkuar me
mbikqyrjen e këtij procesi – që t’i lehtësojë ndërmarrjet që pritet të
privatizohen nga barra të panevojshme, si p.sh. mbajtjen në punë të një
numri të caktuar punëtorësh apo prodhimin e një produkti të veçantë.
Ai tha se shumica e ndërmarrjeve që presin privatizim janë në gjendje aq të
keqe saqë këto lloj kushtesh mund të shihen nga investitorë të mundshëm si
pengesa të pakapërcyeshme.  Më pas Harnish theksoi nevojën e përmirësimit të
imazhit të përgjithshëm të Kosovës, që me patëdrejtë “shikohet nga shumica e
vendeve evropiane si një shtet i mafies dhe si një burim trafikimi”.
Pas takimit me diplomatin amerikan, Vulaj tha se gjithsesi Kosova është një
çështje që tregon suksesin e politikës së jashtme të SHBA-ve dhe bëri
thirrje për vazhdimin e angazhimit politik të Amerikës.  Ai theksoi se
KKSHA-ja është e bindur se e vetmja mundësi që Kosova të përfitojë nga
progresi i arritur, të përballojë sfidat që e presin, të kaqërcejë
vështirësitë dhe të bëhet një faktor stabiliteti në rajon është njohja e saj
si një shtet i pavarur, që do të integrohet në Evropë dhe strukturat
Euro-Atlantike.  Ndërkohë që një Kosovë e pavarur mund të duket disi
sfiduese, tha Vulaj, çdo zgjidhje tjetër do të rezultojë në destabilitet të
brendshëm dhe rajonal.
Një ditë para largimit nga SHBA-të, ambasadori Harnish mori pjesë në
konferencën “Kosova: çfarë është përpara?”, të organizuar nga instituti
Amerikan i Paqes më 10 janar në Washington, D.C.  Ai tha se përqendrimi i
qeverisë së Kosovës në arritjen e standarteve përpara diskutimit të statusit
përfundimtar do të mundësojë vendin që të ketë një shoqëri funksionuese dhe
të suksesshme.
Standartet e vendosura nga komuniteti ndërkombëtar në Kosovë nuk kanë për
synim të pengojnë diskutimin e statusit të ardhshëm, por janë kushtet për
krijimin dhe funksionimin e një shoqërie të suksesshme, theksoi Harnish.
“Këto standarte nuk kanë për synim të shërbejnë si pengesa ndaj diskutimit
të statusit përfundimtar, por janë kërkesa që do ta shndërrojnë Kosovën në
pjesë të Evropës moderne. Këto standarte kërkojnë një shoqëri shumë-etnike,
një ekonomi tregu funksionale, reforma të trupave mbrojtëse të Kosovës, pra
pra elementë që krijojnë planin e punës për të transformuar Kosovën”, tha
ai.
Njerëzit, vazhdoi shefi i misionit të SHBA-ve në Kosovë, mund dhe duhet të
veprojnë edhe pa shpalljen e pavarësisë në mënyrë që të zhvillojnë tipare si
përgjegjshmëria, respekti për ligjin dhe të vazhdojë ndërtimi i
komuniteteve.

Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) eshte nje organizate jo
perfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj advokimit te ceshtjeve
shqiptare, promovimit te paqes dhe zhvillimit ekonomik ne Ballkan per te
forcuar politikat demokratike, per te  inkurajuar respektin per te drejtat e
njeriut, dhe duke mbajtur programe zhvillimi dhe edukative.  Per me shume
informacion mbi KKSHA-ne ju lutem vizitoni faqen tone te internetit
www.naac.org.
###



-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
-------------- next part --------------
A non-text attachment was scrubbed...
Name: Harnish meeting.doc
Type: application/msword
Size: 31744 bytes
Desc: not available
Url : http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e/attachments/20030113/2be9570d/attachment.doc 


More information about the Prishtina-E mailing list