Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Prishtina-E

[Prishtina-E] English/Albanian: NAAC Writes to New York Times -- Mother Theresa is Albanian

Valbona Sherifi vsherifi at naac.org
Fri Aug 8 19:22:54 EDT 2003


National Albanian American Council
2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC  20036
481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001
Brigada e Krajishtes, No. 8, 38000 Prishtina, Kosova
Telephone: (202) 466-6900   Fax: (202) 466-5593
Web: www.naac.org   Email: naac at naac.org <mailto:naac at naac.org>

For Immediate Release: August 8, 2003    Contact: Valbona Sherifi (202)
466-6900

PRESS RELEASE

Editorial Letter to the New York Times:  Mother Theresa is Albanian

Washington, DC, August 8, 2003: The National Albanian American Council
(NAAC) issued the following editorial letter to the New York Times regarding
the ethnicity of Mother Teresa.
Dear Editor of the New York Times,
In his article, "Saintly Spirit Remembered, in a Truly Balkan Way," dated
August 6, 2003, Ian Fisher reports on an argument regarding Mother Theresa's
ethnic identity.  But the argument has no merit.  
Mr. Fisher's article adopts a Balkan tendency to gloss over inconvenient
facts.  Not only does the author not mention the fact that Mother Teresa
openly identified herself as Albanian, he also cites a bogus Macedonian
claim that Mother Teresa did not speak Albanian and, therefore, was not of
Albanian heritage.  
Mother Teresa repeatedly throughout her life stated very clearly that she
was Albanian and, in fact, when she received the Nobel Peace Prize in 1979,
she wrote from Oslo, "I always have my people, the Albanians, in my heart.
I pray for you."  The world's most popular Catholic nun admitted the same
almost a decade later while on a visit to the United Nations.  During a mass
held in her honor by the Albanian community in the Bronx on July 17, 1988,
Mother Teresa spoke in Albanian and recited the Act of Contrition. 
There are plenty other acknowledgements of Mother Teresa's Albanian
ethnicity.  For instance, the official website of Mother Teresa's Cause of
Canonization (<http://www.motherteresacause.info/>), states the following:
"Agnes Gonxha Bojaxhiu, the future Mother Teresa, was born on 26 August
1910, in Skopje, Macedonia, to Albanian heritage."  
Recently, in addition, former United States President Bill Clinton received
the National Albanian American Council's "Hands of Hope Award."  During his
acceptance speech on June 19, 2003, President Clinton paid special attribute
to this revered woman, stating, "I also want to say a word of thanks to a
great Albanian who is no longer living on this earth.  I want to say a
little more about Mother Teresa, whom I've had the honor to know.  Hillary
[Clinton] worked with her [Mother Teresa] to establish her hospice center in
Washington, D.C..."
In his recent article Mr. Fisher also states that the matter at hand is
complicated further by the fact that Mother Teresa was Roman Catholic,
"while most Albanians are Muslim, and this has opened a crack for
speculation about Mother Teresa's actual ethnic roots."  The above statement
demonstrates that Mr. Fisher has not done enough research before writing the
article.  He fails to point out that Albania has historically been known to
be a secular country where all of the major religions have co-existed
peacefully for centuries and inter-faith marriages have been and continue to
be very common.  Albania is home to all of the world's main religions -
including Islam, Roman Catholicism, Eastern Orthodox and Jewish. Indeed
Christian believers comprise more than 30 per cent of the country's
population.  
The author's approach gives voice to another Balkan tendency: religion is
the basis to determine one's ethnicity.  This method has been repeatedly
used by some of Albania's neighboring states to unjustly question the
ethnicity of non-Muslim Albanians.  Thus, Mr. Fisher's remarks are insulting
to all Albanians, no matter their religious beliefs, as they imply that only
those individuals of the Muslim faith are Albanian.   
Further evidence of Albania's unique approach to religion comes through
clearly also in a statement issued by Cardinal O'Connor on July 28, 1999 in
support of the canonization of Mother Teresa.  Recalling his visit to
Albania in the early 90's, Cardinal O'Connor states, "When it was my great
privilege to visit Albania with our Holy Father, Pope John Paul II, and
Mother Teresa of Calcutta after the many years of that country's being
totally closed to the West, I saw Mother Teresa greeted by Muslim and
Christian alike with most heartwarming enthusiasm."
Despite international reports that Albania is planning to mark the
beatification of Mother Teresa with several conferences and national
symposiums, publication of books and albums concerning her life, and the
promotion of new documentary films and several concerts, Mr. Fisher makes no
mention of any of these important events in his recent article.  Nor does he
points out that Albania's only international airport bears the name of this
revered saint, as does the capital's central hospital, and a huge square in
the heart of Tirana where soon the government will unveil a statue in honor
of this Albanian daughter.
Finally, the lack of objectivity in Mr. Fisher's article fails to pay any
respect whatsoever to Mother Teresa's self-identification as an Albanian,
and by doing so fuels a debate that she ended herself years ago.



NAAC is a not-for-profit organization dedicated to advocating for Albanians
and promoting peace and economic development in the Balkans by fostering
democratic policy, promoting respect for human rights, and conducting
educational and developmental programs.  For more information on the
National Albanian American Council please visit us on the web at
www.naac.org <http://www.naac.org>

###

You are receiving this message because you have requested information about
our organization directly from us or through an internet listserv.  If you
no longer wish to receive such information and would like to be removed,
please notify us at naac at naac.org <mailto:naac at naac.org> or the listserv
that has distributed this information to you.







Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan
2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC  20036
481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001
Brigada e Krajishtes, No. 8, 38000 Prishtina, Kosova
Telephone: (202) 466-6900   Fax: (202) 466-5593
Web: www.naac.org   Email: naac at naac.org
________________________________________________________________________
Për Shtyp: 8 gusht 2003       Kontakt: Valbona Sherifi (202) 466-6900

Deklaratë për Shtyp

KKSHA i shkruan New York Times: Nënë Tereza është shqiptare

Washington, DC, 8 gusht 2003: Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan nxorri
këtë njoftim për shtyp në lidhje me letrën që i është derguar sot gazetës
New York Times rreth kombësisë së Nënë Terezës.

I nderuar redaktor i gazetës "New York Times",
Në artikullin e tij "Shpirti shenjtor kujtohet, ne një mënyrë vërtetë
ballkanike", botuar më 6 gusht 2003, Ian Fisher raporton mbi një argument në
lidhje me identitin etnik të Nënë Terezës.  Por ky argumet nuk ka asnjë
meritë.
Artikulli i z. Fisher adopton një tendencë të re ballkanike që faktet e
pavolitshme i cek tepër kalimthi.  Jo vetëm që autori nuk përmend faktin se
Nënë Tereza e ka identifikuar veten haptazi si shqiptare, por ai citon një
deklaratë maqedone të pavërtetë se kinse Nënë Tereza nuk ka folur shqip dhe
si rrjedhojë nuk ka patur prejardhje shqiptare.
Nënë Tereza gjatë gjithë jetës së saj e ka shprehur qartë se ajo ka qenë
shqiptare dhe, në fakt, kur morri Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1979, ajo
shkroi prej Oslos, "Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar.  Unë
lutem për juve."  Murgesha katolike më e njohur në botë pohoi të njëjtën gjë
rreth një dekade më vonë gjatë një vizite në Organizatën e Kombeve të
Bashkuara (OKB).  Gjatë një meshe që komuniteti shqiptar në Bronx (New York)
mbajti në nder të saj më 17 qershor 1988, Nënë Tereza foli në shqip dhe
recitoi në gjuhën amtare "Punën e Pendimit".
Ka shumë fakte të tjera që pohojnë etnicitetin shqiptar të Nënë Terezës.
Për shembull, në faqen zyrtare të Çështjes së Shenjtërimit të Nënë Terezës
(<<<http://www.motherteresacause.info/>>>) shënohet se "Agnes Gonxha
Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, ka lindur më 26 gusht 1910, në Shkup,
Maqedoni, me prejardhje shqiptare."
Për më tepër, kohët e fundit Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) i
akordoi ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton,
çmimin "Duart e Shpresës".  Gjatë fjalimit të tij më 19 qershor 2003,
Presidenti Clinton i kushtoi rëndësi të veçantë figurës së nderuar të Nënë
Terezës, duke thënë, "Dëshiroj të them një fjalë falënderimi për një
shqiptare madhështore e cila nuk jeton më në këtë tokë.  Do të doja të flas
më shumë për Nënë Terezën, të cilën unë kam pasur nderin ta njoh
personalisht.  Hillary [Clinton] ka punuar me të [ Nënë Terezen] për të
ndërtuar një qendër spitali në Washington, D.C...."
Në artikullin e tij të fundit z. Fisher gjithashtu shkruan se çështja në
fjalë komplikohet edhe më nga fakti se Nënë Tereza i përkiste fesë katolike,
"ndërkohë që shumica e shqiptarëve janë muslimanë, gjë që ka hapur një shteg
për spekulim rreth rrënjëve etnike të vërteta të Nënë Terezës."  Fjalia e
mësipërme demonstron që z. Fisher nuk ka hulumtuar aq sa duhet para shkrimit
të artikullit.  
Autori nuk merr mundimin të tregojë se Shqipëria historikisht është njohur
si një vend laik ku të gjitha besimet fetare kryesore kanë bashkë-ekzistuar
paqësisht për shekuj me rradhë dhe martesat ndër-fetare kanë qenë dhe
vazhdojnë të jenë mëse të zakonshme.  Shqipëria është vendi i të gjithë
besimeve kryesore të botës - duke përfshirë fenë islame, katolicizmin,
besimin ortodoks dhe atë hebre.  Në të vërtetë besimtarët kristianë përbëjnë
më shumë se 30 për qind të popullsisë së Shqipërisë.
Përqasja e autorit i bën jehonë një tendence tjetër ballkanike: besimi fetar
është baza nëpërmjet të cilës caktohet etniciteti i dikujt.  Kjo metodë
është përdorur herë pas here prej shteteve fqinje të Shqipërisë për të vënë
në pikëpyetje në mënyrë të padrejtë etnicitetin e atyre shqiptarëve që nuk i
përkasin fesë muslimane.  Prandaj, vërejtjet e z. Fisher janë ofenduese ndaj
të gjithë shqiptarëve - pavarësisht nga besimet e tyre fetare - përderisa
ato nënkuptojnë se vetëm ata individë që i përkasin besimit musliman janë
shqiptarë.
Evidencë e mëtejshme që dëshmon për tolerancën fetare të shqiptarëve është
parashtruar qartë edhe në deklaratën që Kardinali O'Connor dha më 28 korrik
1999 në mbështetje të nisjes së procesit të shenjtërimit të Nënë Terezës.
Duke rikujtuar vizitën e tij në Shqipëri në fillim të viteve 90, Kardinali
O'Connor thotë se, "kur pata privilegjin e madh që të vizitoj Shqipërinë me
Atin Tonë të Shenjtë, Papa Gjon Palin II dhe Nënë Terezën e Kalkutës, pas
kaq shumë vitesh që ky vend ka qenë krejt i izoluar prej Perëndimit, unë
pashë se si muslimanë e të krishterë bashkë e përshendetën Nënë Terezën me
të njëjtin entuziazëm dhe përzemërsi". 
Pavarësisht se kohët e fundit kanë nisur të qarkullojnë një sërë raportesh
ndërkombëtare që bëjnë të ditur se Shqipëria po planifikon të shënojë
shenjtërimin e Nënë Terezës me një sërë konferencash dhe simpoziumesh
kombëtare, me publikimin e librave dhe albumeve rreth jetës së saj, dhe me
inagurimin e një filimi të ri dokumentar si dhe një sërë koncertesh, z.
Fisher as që nuk e merr mundimin të përmendë ndonjë prej këtyre ngjarjeve të
rëndësishme në artikullin e tij të fundit.  Ai lë jasht faktin se i vetmi
aeroport ndërkombëtar i Shqipërisë mban emrin e hirësisë së saj të nderuar,
të njëjtin emër që ka edhe Spitali Qendror i kryeqytetit të Shqipërisë, si
dhe një shesh i madh në zemër të Tiranës ku qeveria shqiptare së shpejti do
të ngrejë një përmendore në nder të kësaj bije shqiptare.
Së fundi, mungesa e objektivitetit në artikullin e z. Fisher nuk tregon
asnjë pikë respekti ndaj vetë-identifikimit të Nënë Terezës si shqiptare,
dhe duke dështuar të respektojë këtë ai përpiqet të ndezë një debat të cilin
vetë Nënë Tereza i dha fund shumë vite më parë.

Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) është një organizatë jo
përfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj përkrahjes së çështjeve
shqiptare, promovimit të paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan për të
forcuar politikat demokratike, për të  inkurajuar respektin për të drejtat e
njeriut nëpërmjet ofrimit  të programeve të zhvillimit dhe edukative.  Për
më shumë informacion mbi KKSHA-në luteni të vizitoni këtë faqe Interneti:
www.naac.org.

###




-------------- next part --------------
A non-text attachment was scrubbed...
Name: winmail.dat
Type: application/ms-tnef
Size: 9480 bytes
Desc: not available
Url : http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e/attachments/20030808/8b8cafba/attachment.bin 


More information about the Prishtina-E mailing list