| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Prishtina-E[Prishtina-E] Leter FalenderimiUk Lushi ulushi2 at msn.comFri Mar 8 11:48:22 EST 2002
Shoqata Atlantiku-Atlantic Association Inc. 2322 Arthur Avenue, Suite 2, Bronx, NY 10458 Phone/Fax: (718) 563-7080 6 Mars 2002 New York, SHBA Me rastin e percjelljes madheshtore dhe ceremonise mortore te nderimit te eshtrave te vellezerve Bytyci ne Prishtine (27-28 shkurt 2002) dhe New York (1-4 mars 2002) Shoqata Atlantiku- Atlantic Association u dergon kete leter falenderimi: Departmentit te Shtetit te SHBA-ve, Ambasades Amerikane ne Prishtine, Shtabit Suprem te Ushtrise se Kosoves (TMK-se), Redaksive te mjeteve te informimit ne gjuhen shqipe ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Shqiperi dhe Diaspore: Sigurisht qe nuk ka asnje lloj zevendesimi, vecanerisht per familjen dhe ish-bashkluftetaret e tyre nga UCK-ja te tre vellezerve Bytyci- Yllit, Agronit dhe Mehmetit per humbjen e tre djemve dhe shokeve te tyre. Dhimbja per keputjen e jetes se tyre nga dora kriminele e regjimit te Milosevicit do te jete e pergjithmonshme, por te perhershme do te jete edhe respekti dhe krenaria. Pas gati tri vitesh eshtrat e tyre me ne fund prehen te qete ne token e SHBA-ve, ne vendin e tyre te lindjes. Tre vellezerit Bytyqi si djem te vertete te Kosoves u nisen nga atdheu i tyre SHBA-te qe ne Kosove te vendosin idealet amerikane te lirise, demokracise dhe tolerances. Me rastin e nderimit dhe percjelljes madheshtore te eshtrave te tre vellezerve Bytyci, ketyre heronjve te UCK-se ne Prishtine, Shoqata Atlantiku falenderon te gjithe qytetaret e Kosoves qe shprehen respekt dhe homazhe per vellezerit Bytyci. Falenderimet me te sinqerta dhe me te thella i drejtojme mikut te madh te shqiptareve, Ambasadorit William Walker, per perkrahjen e familjes Bytyci, si dhe punen dhe kontributin e jashtzakonshem ne ceremonite ne Prishtine dhe New York. Falenderojme Ambasaden Amerikane ne Prishtine dhe posacerisht Ambasadorin Amerikan, John K. Menzis, per perkrahjen dhe punen e madhe ne ndricimin dhe premtimin per hetimin e rastit me tutje derisa vrasesit e vellezerve Bytyci te dalin para drejtesise. Falenderojme Deprtmentin e Shtetit te SHBA-ve per punen e madhe dhe perkrahjen gjate gjithe kohes prej kur Gjenerali Wesley Clark ne bashkpunim me Ambasaden Amerikane ne Beograd e filloi proceduren per identifikimin e trupave te vellezerve Bytyci te gjetur ne nje varreze massive ne Serbi. Falenderimet me mirenjohese per organizimin dhe nderimin e mrekullueshem dhe madheshtor te ceremonies ne Prishtine i drejtojme Ushtrise se Kosoves (TMK-se), pjestareve te Gardes se TMK-se dhe vecanerisht Shtabit Suprem te TMK-se dhe komandantit te Ushtrise se Kosoves- Gjeneral Agim Ceku. Ne fund, por jo me se pakut, falenderojme per percjelljen e vazhdueshme dhe dinjitoze te ceremonise mortore ne Prishtine te gjitha mediat e informimit te Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi dhe Shqiperise, si stacionet televizive, radiot, gazetat ashtu dhe mediumet elektronike ne Internet. Me rastin e nderimit dhe percjelljes madheshtore te eshtrave te tre vellezerve Bytyci, ketyre heronjve te UCK-se, ne New York falenderojme per ndarjen e dhimbjes dhe perkushtimin per mirevajtjen e ceromonise Ambasadorin William Walker, mikun tone, Kongresmenin Eliot Engel dhe policine e distriktit te Yonkersit per percjelljen nderuese te arkivoleve dhe kortezhit. Falenderojme poashtu te gjite pjestaret e komunitetit shqiptaro-amerikan per nderimin qe iu bene eshtrave te vellezerve Bytyci gjate ceremonies funerale si dhe me pjesmarrjen masovike gjate varrimit. Falenderojme te gjitha shoqatat dhe asociacionet e komunitetit dhe posacerisht Shoqaten Miqte e TMK-se per Amerike dhe Kanada me seli ne New York per venien ne dispozicion te krejt anetarsesie ne informimin dhe organizimin e ceremonise ne Prishtine dhe New York. Ne fund por perseri jo me se pakut falenderojme per prezentimin dhe informimin mjetet e informimit ne SHBA, edhe ne gjuhen angleze edhe ne gjuhen shqipe, vecanerisht gazeten The New York Times, kanalet televizive, CBS, Channel 11, Channel 12, gazeten Illyria dhe stacionin televiziv Albanian Culture, per te mos harruar te falenderojme me mija individe nga mbare bota qe na derguan telegrame ngushellime dhe mbeshteteje dhe ish-bashkluftetaret e vellezerve Bytyci nga Batalioni Atlantiku per dinjitetin me te cilin qendruan roje nderi dhe me qendrese percollen vellezerit Bytyci ne banesen e fundit. Shoqata Atlantiku-Atlantic Association Inc. me kete rast edhe njehere therret autoritet amerikane qe te bejne gjithcka deri sa te identifikohen kryesit e krimit ndaj vellezerve Bytyci dhe derisa te vendosen para drejtesise. Kryesia e Shoqates Atlantiku-Atlantic Association Inc. _________________________________________________________________ MSN Photos is the easiest way to share and print your photos: http://photos.msn.com/support/worldwide.aspx
More information about the Prishtina-E mailing list |