| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Prishtina-E[Prishtina-E] Inagurimi i zyreve te AAWOVENERAB at aol.com VENERAB at aol.comTue Oct 30 23:29:44 EST 2001
Me 23 tetore te 2001 duke filluar ne ora 7 te mbremjes ne New Yorker hotel ne New York, Shoqata e Gruas Shqiptaro Amerikane "Motrat Qiriazi",me nje manifestim rasti shenoi inaugurimin e zyres se vet si dhe 110 vjetorin e punes dhe aktivitetit te dy motrave Qiriazi pishtare te arsimit dhe emancipimit te femres shqiptare. Flautistja Mimoza Cakrani nga Shqiperia me tingujt e embel te flautes hapi mbrembjen solemne perderisa te pranishmit sherbeheshin me pije dhe ushqime te ndryshme dhe shkembenin mendimet e rastit. Dr.Anna Kohen ,Kyetare e shoqates duke iu uruar mireseardhje te pranishmeve nenvizoi te arriturat e shoqates "Motrat Qiriazi" si nje organizate profesionale."Motrat Qiriazi kane qene gra pioniere te cilat jane munduar te forcojne dhe ngrisin gruan shqiptare,poashtu Organizata jone ka per qellim te ndjek hapat e tyre ne nje periudhe afatgjate" tha Dr. Kohen. AAWO tani eshte e perkrahuur nga Zyra per rivendosjen e refugjateve.Dr.Kohen theksoi se organizata ka per qellim qe te ndihmoi gruan shqiptare ne komunitetin te qe me sukses te integrohet ne shoqerine amerikane .Ne vazhdim zonja Kohen shkurtimisht foli per te arriturat e organizates,duke theksuar se tani kjo organizate ka nje staf professional qe do te ndikoj ne zhvillimin dhe profesionalizimin e organizates ne te mire te grave shqiptaro amerikane qe jetojne ne rajonin treshteteror. Ne vazhdim Dr. Kohen prezantoi mysafirin special te mbremjes ,zonjen Shqipe Biba themeluese e Organizates.Ne shenje mirenjohje Dr. Kohen ,ne emer te organizates I dhuroi Shqipes certificate mirrenjohje,nje tufe me lule dhe nje unaze me dy gure te cmuar te dizajnuar si shenje uniteti. Mysafiri tjeter z.Chris Kirka ,perfaqesues I zyres se presidentit te Bronx-it lexoi proklamaten ku thuhet se 23 tetori shenon diten e Organizates Shqiptaro Amerikane te Gruas ,mirenjojhe per punen dhe te arriturat e organizates. Segment I vacant I kesaj mbremje iu kushtua punes dhe vepres se Motrave Qiriazi.Lidhur me kete mysafiri enkas ,Profesor Dhimiter Dishnica autor I biografise se familjes Qiriazi,I cili tani jeton ne Worcester,Maddachusetts,foli shkurtimisht per punen dhe aktivitetin e Motrave Qiriazi,duke nenvizuar devotshmerine e tyre ne permiresimin e jetes se gruas shqiptare ne Shqiperi.Mbremja perfunoi me diskutime te ndryshme qe lidheshin me ardhmerine e AAWO.
More information about the Prishtina-E mailing list |