| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Prishtina-E[Prishtina-E] artikull interesant ne numrin e sotem te "Gazeta Shqiptare"Azem Galica azemgalica at yahoo.comSun May 27 12:06:53 EDT 2001
Bomba në Maqedonifishekzjarre në Tiranë
Vështirë të gjendet diçka më cinike se
fishekzjarret e hedhura dje në qiellin e Tiranës. Dy
partitë më të mëdha të Shqipërisë nisën secila me një
festë agresive fushatën elektorale. Në të njëjtën
kohë qielli i vendit fqinjë përshkohej nga predhat e
mortajeve. Dje mund të ketë qenë dita më e zezë për
shqiptarët e Maqedonisë. Më shumë se dhjetë civilë të
vrarë, mes tyre dhe fëmijë, reth 150 të plagosur, ky
ka qenë bilanci tragjik i bombardimeve intensive të
ushtrisë maqedonase mbi popullsinë civile shqiptare,
të cilët merrnin arratinë nga banesat e tyre për t'i
shpëtuar vdekjes. Askush nuk tha dje asnjë fjalë për
çfarë po ndodhte në Maqedoni. Si drejtuesit e partisë
në pushtet ashtu dhe ata të opozitës. Bërtitën
për gjithçka. Fitoren e tyre e shapllën si shpëtimin e
Shqipërisë. Në dhjetëra fjalime që u mbajtën në të dy
mitingjet e zhvilluara dje në Tiranë, asnjë prej atyre
që nesër pretendon të marrë përgjegjësinë për të
drejtuar qeverinë e Shqipërinë nuk tha asnjë fjalë,
qoftë dhe një fjalë të vetme, për atë që ndodh në
Maqedoni. Muzikë, postera, flamuj që valëviteshin,
njerëz me barqe të kërcyera që ishin ngjitur në
tribunë, por mbi të gjitha fishekzjarrë, krismat e të
cilëve trembnin kalimtarët që nuk kishin ndërmend të
shikonin farsën e rradhës, ishte gjithçka që ndodhi
dje në mbrëmje në dy skajet e Sheshit Skënderbej. Si
të mos mjaftonte kjo, mitingjet u kthyen më pas në
koncerte me këngëtarë të paguar nga fondet e partive,
të cilët kënduan para turmave që nga rapsoditë deri
tek këngët e ahengjeve. Altoparlantët me volumin e
ngritur në kupë të qiellit të ngjallnin krupë.
Dje u hap fushata elektorale në Shqipëri me show e
fishekzjarre. Nuk ka miopi më të madhe politike se
heshtja, harresa, braktisja e asaj që po ndodh në
Maqedoni. Ca më tepër në ditën kur pretendon se po
shpalos alternativën për të marrë pushtetin dhe
drejtuar vendin. Ajo që po ndodh në vendin fqinj duhet
të kishte qenë një nga pistat kryesore të platfromave
politike që paraqitën dy kampet e politikës. Jo
thjesht për patriotizëm. Por dhe sikur të zulu të
kishin qenë ata që ndodheshin dje nën bombardime e
ushtrisë dhe jo bashkëkombas, politikanët shqiptarë
duhet të kishin shprehur qëndrimin e tyre. Sigurisht
nëse e kanë një qëndrim. Dhe një nxënës shkolle e di
që
lufta në një vend fqinj frenon zhvillimik ekonomik dhe
në vendin e tij. Nuk janë vetëm turmat e refugjatëve
që shkakton lufta civile, të cilat mund të vijnë drejt
Shqipërisë. Por investitorët largohen nga një rajon i
përfshirë nga lufta. Ajo që po ndodh në Maqedoni ka
dhe pritet të ketë pasoja akoma më të mëdha në
Shhqipëri. Askush nuk tha se çfarë roli do luajë në
politikën rajonale që të zgjidhet konflikti
i armatosur në Maqedoni. As që imagjinohet pastaj që
të deklaronin diçka se çfarë roli do luajë diplomcia e
Tiranës për të zgjidhur kërkesat e bashkëkombasve të
tyre në Maqedoni. Dje në dyja kampet u
bërtit për fitore. Që ditën e parë të fushatës u
hodhën në ajër fishekzjarre. Për çfarë? Kujt i hyn në
punë ajo fitore? Çfarë do bëjnë pas atij "triumfi". Të
dyja kampet shqiptuan të njëjtin avaz. Të djathtët
premtuan sërish pensione 50 dollarë, rroga minimale
100 dollarë, përgjysmim taksash. Të majtët thanë se do
vazhdojnë privatizimin dhe do integrojnë Shqipërinë në
BE. Por asnjë prej tyre nuk tha se në mënyrë direkte
apo indirekte, gjithçka që premtuan, kushtëzohet dhe
nga fati i atyre shqiptarëve që nuk kishin dje
mundësinë të shikonin fishekzjarret në Tiranë, por
përpiqeshin të mbronin fëmijët e tyre nga bombat.
gazetari>> Ilir Babaramo
__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! Auctions - buy the things you want at great prices
http://auctions.yahoo.com/
More information about the Prishtina-E mailing list |