Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Prishtina-E

[Prishtina-E] Fondi Humanitar "LIRIA KOMBËTARE" - Pse luftojnë shqiptarët në Maqedoni

liriakombtare webmaster at liriakombtare.com
Sun May 27 12:06:34 EDT 2001


Pse luftojnë shqiptarët në Maqedoni
(www.liriakombetare.com)

Shkruan : S.Lisi 


Në FYROM në kohën e fundit, filloi të prishet "oaza e paqes", edhe atë, pikërisht prej atyre që deklaronin se këtu ekziston një bashkëjetesë multinacionale me mirëkuptim të të gjithëve dhe duke u zbatuar të gjitha të drejtat e njeriut, por kjo ishte vetëm deklaratë e njëanëshme e sllavo-maqedonasve. 



Kur erdhi koha që të drejtat të zbatohen, jo nga fakti se maqedonasit dëshirojnë, por nga ajo se tërë bota demokratike ia ka imponuar ta bëjë këtë, duke e parë se mosrealizimi i të drejtave të një popullate shumicë në Maqedoni, çon nga ajo që të eskalojë lufta dhe me të vërtetë maqedonasit ia dhanë flakën.


Në kohën e fundit, është tërë bota dëshmitarë se në Maqedoni lufta filloi dhe jo me dëshirën e popullit shqiptar, por me forcën e Maqedonisë, e cila 50 vitet e fundit ushtron dhunë mbi popullin e pambrojtur. 



Populli shqiptar edhe pse përbën mbi 40 % të mbarë popullatës në FYROM, deri më tani nuk ka realizuar barazinë dhe të drejtat kushtetuese të një populli shumicë, siç janë: E drejta e përdorimit të flamurit, arsimimit dhe aftësimit në masë, kulturës, historisë, punësimit etj. 



Në Maqedoni, shqiptarët janë të punësuar në një përqindje shumë simbolike edhe atë, me 3-4 %, ku numrin e të punësuarve e përbëjnë të punësuarit në shkollat me mësim në gjuhën shqipe dhe me punë të rënda fizike. 



Sa për ilustrim, po japim disa të dhëna: Në asnjë shkollë me më mësim në gjuhën maqedonase nuk ka asnjë të punësuar shqiptarë edhe pse gjuhën e tyre e njohin perfekt, kurse në shkollat me mësim në gjuhën shqipe janë të punësuar 10-15% maqedonas, të cilët nuk e njohin gjuhën shqipe - te nxënësit, do të thotë se patjetër duhet ta njohë gjuhën maqedonase - të mësimdhënësit, edhe pse ka shumë mësimdhënës shqiptarë, pa punë.



Në ARM prej 2000 të punësuarve ushtarakë -oficerë vetëm 31 janë shqiptarë, kurse përbërja e ushtarëve në Maqedoni është mbi 40 % shqiptarë, të cilëve nuk i jepet municion për armët që i mbajnë si ushtar të shtetit maqedonas. 



Në arsimimin e lartë, në universitetet e Maqedonisë, regjistrohen vetëm 1-1,5 % studentë shqiptarë dhe se sa duhet të shkollohen dhe të arsimohen shqiptarët, këtë numër e caktojnë maqedonasit. Prandaj, edhe një shënim interesant, deri më 1992 në universitetet e Maqedonisë kanë diplomuar vetëm 48 shqiptarë! A s'është kjo simbolikë dhe qesharake?! 



Në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë të punësuar vetëm 2 %, kurse në Shërbimin e gjeodezisë prej 1.000 të punësuarve vetëm 4 janë shqiptarë; në Shërbimin republikan statistikor është i punësuar vetëm një pastrues shqiptar, e asnjë intelektual; në Shërbimin për sigurimin e pasurisë dhe njerëzve asnjë shqiptar; në Makpetrol asnjë shqiptar; në Gjykatën e Maqedonisë prej 650 të punësuarve vetëm 41 janë shqiptarë; kurse në Shkup, që ka mbi 230.000 shqiptarë, në dy gjykata janë të punësuar 168 veta, kurse prej tyre vetëm një shqiptar etj. 



Prej kësaj, del se në më shumë instuticione, ku ushtrohet intelekti nuk ka të punësuar asnjë shqiptar. Ne dhe bota intelektuale e demokratike, pyesim, pse kjo kështu? Shqiptarë të aftë, të shkolluar ka në tërë botën, kurse në Maqedoni nuk shfrytëzohen, por lihen të bredhin rrugëve ose të punësohen në mërgim. 



Pyetemi, sa kanë shqiptarët barazi me të tjerët dhe sa e shijojnë lirinë?, dhe sa mund t'i realizojnë shqiptarët aftësitë e tyre intelektuale në Maqedoninë multietnike dhe "demokratike"?!, pse bota nuk pyet veten ndonjëherë nëpër samite ose konferenca të ndryshme për këtë "barazi"? 



Në Maqedoni filloi konflikti, maqedonasit proklamuan sulmet nga "terroristët" shqiptarë, duke harruar veten dhe bota sikur të dilte prej një terri të thellë dhe përnjëherë panë "terroristët" shqiptarë - e jo terrorizmin e vërtet maqedon ndaj shqiptarëve, që ushtrohet afër 50 vjet. 



Për ta realizuar planin e Çubriloviqit, për përzënien e shqiptarëve nga trojet e veta të Ballkanit për në Anadol - Turqi, e në vendet tjera, me një epsh shtazarak kanë përdorur metoda të ndryshme ndaj shqiptarëve, duke ushtruar dhunë fizike, politike, kulturore, arsimore historike, dhunë të moralit shqiptar e tjera.



Maqedonasit me planin e serbëve dhe me urdhërin e Rusisë, në vitet 1981- 1990 më sakt 1988-89 ushtruan një terror të panjohur për njerëzimin, deri më tani, me urdhër të ministrit të atëhershëm për arsim të Savo Klimovskit, me prejardhje serbe, i mbylli të gjitha shkollat e mesme në gjuhën shqipe, me preteks se ato prodhojnë "nacianalistë" dhe "iridentistë". 



Këtu kishte terror të mendjes, aftësisë, gjuhës, kulturës, historisë, sepse për sllavo-maqedonasit, çdo shqiptar i aftë, i shkolluar është armiku i sllavo-maqedonasve!!! E çdo shqiptar i pashkolluar dhe pavetëdije kombëtare, pa histori, gjuhë, art e të tjera është kundër vetes - pra, është shqiptar i "mirë" për sllavo-maqedonasit dhe "human", sepse prej "humanistëve maqedonas" udhëzohet dhe drejtohet. 



Nxënësit shqiptarë nga Maqedonia, ikin, të detyruar të shkollohen në Kosovë, me shumë mundime dhe peripeti nga pala e sllavo-maqedonasve. U përzunë me dhunë pa asnjë të drejtë punësimi, më tepër se 400 profesorë shqiptarë dhe mbetën nën mëshirën e rrugës dhe të mërgimit.



Shqiptarët, më në fund vendosën që ta shprehin mllefin e tyre dhe t'i tregojnë botës se si realizohen të drejtat e njeriut në Maqedoni. Zgjodhën rrugën e protestave të qeta, por përgjigjja ishte sulme të policëve, maltretime të ndryshme, ushtrimi i forcës, edhe nëpërmjet mjeteve të informimit dhe shtypit ushtrohej dhe inponohej urrejtje ndëretnike nga maqedonasit për shqiptarët e posaçërisht për intelektualët e aftë. 



Pra, në Kumanovë, për një kohë shumë të shkurtër, u rrahën e u mbyllën, u maltretuan dhe u fyen, në mënyrë çnjerëzore dhe shtazarake, më tepër se 700 shqiptarë, u mbushën burgjet e Maqedonisë me shqiptarë, edhe atë prej fëmijëve 10 vjeçar, gra e deri në pleq 90 vjeçar. Në këto tortura, fyhej dhe dhunohej kombi, kultura, historia, arti, nënat dhe gjithë çka ishte shqiptare. Forca ushtrohej në mënyrë më mizore me cinizëm dhe urrejtje ndëretnike, ashtu që policët maqedonas hynin në shtëpi shqiptare, më së shpeshti natën, kur nuk kishte dëshmitarë okularë dhe bënte lloj-lloj torturash dhe për këtë shpërblehej me grada apo materialisht nga ministria përkatëse e pushtetit "demokratik" maqedonas. 



Pyesnim, ku ishin ata, Evropa dhe të tjerët, ku ishin përfaqësuesit e tyre, si: Solana, Kofi Anan e të tjerë, që sot menjëherë ngritën zërin për ta mbrojtur terrorin maqedonas??!! Pse atëherë ishin të shurdhër? Pse ata nuk kërkuan nga Gjyqi i Hagës, të dënohet Savo Klimovski dhe përgjegjës të pushtetit maqedonas, të cilët bënë terror ndaj një populli, dhunuan gjuhën, historinë, arsimimin, artin, kulturën e shqiptarëve, për t'i përzënë shqiptarët dhe për ta lënë analfabet në mes të Evropës? 




Kur shqiptarët me vetiniciativë filluan dhe hapën shkollat e mesme dhe Universitetin e Tetovës, intelektualët maqedonas, stafi i profesorëve të universiteteve në Maqedoni, të gjithë me tituj "doktor" shkence, protestuan nëpër rrugët e qyteteve të Maqedonisë, kundër shkollimit të shqiptarëve, e bile kishte kërkesa që shqiptarët të futen në "KOMORA GASI" nëse shkollohen, e në krye të tyre ishin kryetari aktual i Qeverisë së Maqedonisë, Lupçe dhe Borisi, e funksionarë të tjerë. Çfarë turpi?! 



Kujt i flasin, ata sot, për barazi dhe demokraci?!!! Si flasin se duhet të mbizotërojë intelekti??!! S'kanë turp??? Pse bota nuk mendon se kush janë këta të Maqedonisë, që sot kërkojnë prej Amerikës e botës, që t'i ndihmojnë kundër « terrorizimit » të shqiptarëve dhe përfaqësuesit botërorë i përkrahin!!!



Shteti maqedon, nën drejtimin e serbomëdhenjve, rusomanëve dhe bulgarofilëve, gjatë tërë kohës ushtronte tortura të pandërprera ndaj popullit shqiptar. Viset e pazhvilluara, të pastra me shqiptarë, me qëllim i izolonte duke mos ndërtuar rrugë, objekte për ekonomi, shkolla, e objekte fetare, me qëllim që shqiptarët t'i braktisin këto vende dhe të mbesin analfabet. Për këto vende dhe shqiptarët, organizatat e ndryshme nuk kanë dhënë asnjë kredi, dedikuar zhvillimit ekonomik, kulturor, fetar etj. 



Në rajonin malor në kufi me Kosovën, gjatë luftës në Kosovë, policia maqedonase së bashku me paramilitarët dhe policët serbë, shqiptarët e sidomos ata në viset malore i kanë frikësuar, maltretuar fizikisht e moralisht dhe janë dëmtuar materialisht, duke ua marrë me dhunë bagëtinë dhe pasurinë tjetër për luftëtarët serbë në Kosovë. Opinioni vendës dhe ai evropian, për këtë ka qenë i njoftuar, por nuk kan reaguar. Pse?!



Me kohë, duke u rritur presioni dhe duke u ngushtuar fushëveprimi i shqiptarëve për bashkëjetesë nga ana e pushtetit dhe duke mos gjetur mirëkuptim dhe rrugëdalje me kërkesa dhe dialog, shqiptarët për t'i treguar botës dhe për ta kuptuar ajo realitetin, për liri, u detyruan dhe zgjodhën luftën! 



Pra, luftën nuk e filluan shqiptarët, atë e filluan maqedonasit, a nuk ishte thirrje e maqedonasve për luftë para Parlamentit maqedonas dhe a nuk u tha kryetari i tyre Boris Trajkovski dhe Lupçoja, të armatosen dhe të luftojnë kundër shqiptarëve? Sepse maqedonasit nuk ishin të gatshëm ta pranojnë dialogun dhe mirëkuptimin e shqiptarëve. 



Pse bota nuk analizon veprimet e terroristëve të vërtetë maqedonas, por si gabim çdoherë shohin kërkesat më elementare të shqiptarëve dhe për këtë quhen «terroristë » ! Kurse « piratët » sllavë në emër të këtij « terrorizmi » mund t'i vrasin shqiptarët për kërkesat e tyre legjitime. Pra, luftën e filluan sllavët, që edhe njëherë ta mashtrojnë botën demokratike, me arsyetimet tashmë të njohura pansllaviste dhe ta përsërisin masakrën e Kosovës edhe në Maqedoni, por si duket kjo u shkoi huq. 



Si botës humane të edukuar dhe të kulturuar nuk i kujtohet se kryetari i shtetit dhe kryetari i Qeverisë, Boris dhe Lupço, kanë bërë thirrje publike për ta formuar ushtrinë nacionale maqedonase pa shqiptarë. Kjo nuk është diskriminim i shqiptarëve?, po thirrja e ushtrisë serbe, që ka bërë masakra në Kosovë e Bosnjë, ushtrisë bullgare dhe greke që të luftojnë kundër "teroristëve-shqiptarë", popull i cili banon në Maqedoni dhe lufton kundër robërimit klasik, nuk është terrorizëm klasik ndaj shqiptarëve? Për përzënien e shqiptarëve prej trojeve të veta? Dhe, ndonjë marrëveshje për ta ndarë Maqedoninë me serbët, bullgarët dhe grekët? Për çka edhe vetë Lupçoja më herët është deklaruar se Maqedonia është Bullgari?!!!! Pra, edhe kjo, për botën qenka e drejtë për ta mbrojtur "sovranitetin dhe integritetin" e një shteti?! 



Kush është për integritet? Shqiptarët autokton apo sllavomaqedonasit? Të cilët ushtrojnë terrorin ndaj shqiptarëve liridashës dhe i torturojnë qe 50 vjet, e bota ka qenë e shurdhër për ta?! Zotërinj përfaqësues të botës demokratike, por edhe e tërë bota demokratike, edhe ju në mënyrë indirekte, deri më tani keni qenë përkrahës të këtij terrori ndaj shqiptarëve, pasi nuk keni reaguar ndaj egërsirës, e cila reflektohet në përgjithësi prej botës sllave siç janë rusët, serbët dhe maqedonasit, por keni përkrahur urdhërat e shtetit maqedonas, i cili ende nuk mund ta dallojë historinë e vet. 



Prandaj, ai reagon në këtë mënyrë. Pse e bëtë këtë?!! Sigurisht nuk e keni ditur kush janë sllavomaqedonasit, kush është Maqedonia dhe kush janë vetë maqedonasit? 



Siç ka thënë një ideolog i sllavizmit, Dobrica Çosiq, i cili çdo libër që ka shkruar, shqiptarët i ka përshkruar si të paaftë dhe të pasocializuar dhe për serbët ka thënë "jemi popull i posaçëm dhe i aftë. Ne jemi të aftë, që të pavërtetën, botës t'ia bëjmë të vërtetë dhe bota ta pranojë si të tillë", prandaj sigurisht edhe përfaqësuesit tuaj u mashtruan dhe nxituan e i pranuan deklaratat e paanalizuara të udhëheqësve dhe mediave maqedonase dhe luftën për liri nga robëria shekullore të shqiptarëve të etshëm për dialog, e quajtët luftë të terroristëve, kurse shqiptarët terroristë!!!! 



Pra, edhe maqedonasit duke dashur të shkruajnë histori se kanë luftuar për Maqedoninë dhe për t'i fshehur të gjitha padrejtësitë që i kanë bërë ndaj shqiptarëve e për ta bindur botën se mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e shtetit, e filluan këtë luftë. Si mbrohet integriteti dhe sovraniteti, duke bombarduar popullin e vet dhe territorin e vet? Prandaj, sot, gjërat mund të shihen prej së afërmi dhe të vërtetohet realiteti, jo vetëm të dëgjohet ndokush dhe të aprovohen konkluzione të gabuara. 



Maqedonasit, duke u munduar ta fshehin të vërtetën, filluan luftën- terrorin me qëllim, në rajonin malor, në kufi me Kosovën në komunën e Kumanovës dhe shkatërruan tërësisht fshatrat Tanushë, Brezë, Malinë, etj., vodhën dhe shkatërruan pasurinë, shkatërruan shkollat, objektet fetare, kulturore, shkatërruan monumentet e gjithë atë që ishte shqiptare dhe pastruan terrenin nga shqiptarët etnikë!, për ta bindë botën se shqiptarët janë "të pacivilizuar dhe nuk dinë t'i respektojnë rregullat ligjore". 



Kur filluan shqiptarët t'i përgjigjen dhunës me dhunë se s'kishin kah t'ia mbajnë, ushtria dhe paramilitarët sllavomaqedonas, me ushtarë të paguar serbë, bullgarë, ukrainas, filloi të pësojë humbje, atëherë e thirri botën t'i ndihmojë për zhdukjen e shqiptarëve në Maqedoni, sa për ta mbuluar turpin për mosaftësitë e shtetit maqedonas. 



Politikanët evropianë dhe botërorë si: Solana, Anan e të tjerë, i besuan rrenave të maqedonasve se shqiptarët vinin nga Kosova, nëpër male dhe vendkalime si "terroristë", dhe për të qenë rrenat më të bindshme mbyllën kufirin në Blacë, me Kosovën, kur ky kufi kontrollohet nga dy anët, maqedonasit dhe KFOR nga ana e Kosovës. Si mund të kalojnë "terroristët" e armatour në kufirin aq të kontrolluar dhe pse e mbyllën kufirin? 



Edhe këte e bënë maqedonasit për t'i tërheqë vëmendjen evropianëve "humanist" dhe botës dhe i bindi! E gjithë bota filluan të flasin me fjalorin dhe rrenat e sllavomaqedonasve! Si nuk menduan pak! Kush ishin serbët, rusët, bullgarët e tjerë, që vrisnin shqiptarë në trojet e tyre etnike? 



Për këtë ka dëshmi, se një komandant i ushtrisë maqedonase, bullgar, është vrarë në betejë dhe ushtarë-paramilitarë serbë dhe rusë janë plagosur dhe zënë robë në malet e Karadakut të Kumanovës, nga patriotët shqiptarë. Për këtë flasin edhe dokumentet e tyre. Do të thotë se maqedonasit, përveç që kanë armatosur popullatën sllavomaqedonase me armët më moderne, kundër shqiptarëve, ajo ka armatosur edhe të huaj, sigurisht me para të majme dhe prej ndihmave humanitare, që ia jep bota, sepse vetëm prej tyre jeton. 



Për këtë ka dëshmi, por edhe ju e dini. Por, shteti maqedon këtë e arsyeton se nuk ka ushtarë. Ushtarë ka, por ushtari i rregullt nuk lufton, sepse duhet pa asnjë arsye ta vrasë fqiun ose shokun e vet, vetëm pse i urdhëron një i krisur! Për ta rritur frikën në popullatën maqedonase dhe për ta shtuar urrejtjen ndaj shqiptarëve, plasojnë teori dhe rrena të ndryshme në mediat informative kundër shqiptarëve. Japin lajme si ushtria maqedonase po pastron terrenin e minuar nga shqiptarët. Ato janë mina të montuara prej paramilitarëve serbë dhe maqedonas gjatë luftës së Kosovës në territorin e Maqedonisë, prej të cilave mina, kanë pësuar shumë fshatarë të atyre terreneve dhe sot, në vende të caktura, monton lloje të ndryshme të minave. 



Me këtë arsye, e cila përdoret si alibi, ushtarët maqedonas me paramilitarë, hyjnë në këtë terren dhe maltretojnë, terrorizojnë, bombardojnë, gjuajnë me armë të rënda dhe mbyllin në burgje popullatën e pafajshme shqiptare. 



Kemi shumë raste të freskëta se për hakmarje shfrytëzon popullatën e pafajshme. Rasti ishte në Tetovë, kur babë e bir i vranë pa faj, me pretekst se kanë gjuajtur me bombë ndaj policit. 

Si është e mundur që "bombën" celular ta hedhë pas policit dhe bomba të gjendet pranë të vrarit, siç shihet në fotografinë e montuar?!!!! 



Pse bota për këso raste nuk sqarohet? Qytetarët shqiptarë të Maqedonisë, të cilët kthehen nga Kosova, maltretohen, torturohen, fyhen në mënyrë më brutale dhe në fund, i vihet thesi në kokë, e bartin prej një postblloku në tjetrin, për t'u shfrenuar policët e tërbuar, për fund i jepnin edhe një sharje për nënat shqiptare dhe falje cinike, urrejtje idioti. 



Kjo i ndodhi më 21 mars, në kufirin e Bllacës, Qenan Memedovskit, babë i pesë fëmijëve nga Kumanova dhe Yaim e Zejadin Zeqirit nga fshati Çerkez, Kumanovë. 



Drejtorin e shkollës së Tanushës, në postë duke paguar llogaritë në Shkup, policët ia fusin thesin në kokë dhe çojnë në drejtim të panjohur dhe ende nuk dihet se ku është dhe a është gjallë. 



Policët e armatosur, njëri me emër Ilçe, në qendër të Kumanovës para gjykatës, qytetarin Tamiz Zymberin nga fshati Gushincë me 24.03.2001 në orën 09:30 e pyet a ka dru në Malinë, edhe pse ai i përgjigjet, nuk është nga atje, e përplasin për tokë dhe e rrahin deri në alivanosje si "terrorist" dhe në fund i thonë na fal, por nëse i tregon dikujt do të vrasim ty dhe familjen. 



Këso raste kemi të panumërta. Nuk janë këto inskenime prej policëve ose grupeve të specializuara??? Gjithë këto skena, a nuk janë hedhje e barotit në zjarr?!! Pse bota këto nuk i sheh??? Pse i mbyll sytë? 



Nuk mjafton kjo për opinionin se në çfarë pozite janë shqiptarët???. Si e arsyetojnë përfaqësuesit e botës dhe evropianët, vizitën e Putinit "baba" i sllavëve dhe i sllavizmit në Ballkan, me tezat e tyre se ishte për një Ballkan të qetë dhe pa luftë, apo hedhi benzin në zjarr?? Edhe kjo do koment, për të mençurit e Ballkanit, Evropës dhe botës?!!! 



Më 28.03.2001 në orët e hershme të mëngjesit, paramilitarët serbë e maqedonas, sipas tregimeve të fshatarëve të Likovës, kanë tentuar të hyjnë me dhunë në shtëpitë e shqiptarëve dhe të bëjnë bastisje dhe të burgosin shqiptarët e pafajshëm, që të kenë alibi për ta shkatërruar dhe rrafshuar me tokë, si fshatrat malore përreth kufirit të Kosovës dhe për t'i përzënë fshatarët. 



Zotërinj, shqiptarët mendojnë se në botë për miq të mirë, që mund t'i kuptojë, janë vetëm populli amerikan dhe gjerman. Prandaj, mos lejoni që edhe njëherë t'i bëhet e padrejtë popullit shqiptarë, shumicë në Maqedoni dhe në Ballkan.



Si bota demokratike nuk e vëren, se për qetësi dhe për Maqedoni demokratike janë vetëm shqiptarët. Pse bota nuk i kupton shqiptarët??? A nuk shihni se vetëm shqiptarët thërrasin për qetësi, nuk luftojnë kundër shtetit maqedon, edhe pse ka të dhëna se në Tetovë, nga qytetarët maqedonas janë gjuajtur fqinjtë e tyre shqiptarë dhe janë plagosur. 



A s'e shihni se maqedonasit shkojnë në fsharat shqiptare, ku luftohet dhe me autobus largojnë popullatën, me preteks ndihme, por gjithë të rriturit afër 150 i burgosin dhe i akuzojnë, se gjoja në dorëzat nga parafina kanë gjetur shenja baruti dhe bëjnë thirrje "mos" të merren në përgjegjësi - çka do të thotë të merren dhe të burgosen fshatarët e pafajshëm, siç kanë vepruar, vetëm se UÇK, ka zënë si robë ushtarët e Maqedonisë me origjinë ruse, ukrainase, bullgare serbe etj., të paguar me para të majme, nga ndihmat që ia jep bota Maqedonisë. 



Edhe para kësaj, Evropa dhe Amerika mbyllin sytë. Atëherë nuk dijnë shqiptarët se çka të bëjnë që dikujt t'ia hapin sytë për ta parë realitetin ose për të gjykuar realisht. Shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë për luftë, ata nuk janë duke luftuar, por duke u mbrojtur ndaj terrorit sllav dhe jo njëherë kanë shprehur dëshirë dhe vullnet, që lufta të ndalet dhe të fillojë dialogu, por me ndërmjetësimin e amerikanëve, anglezëve dhe gjermanëve me përfaqësuesit politikë shqiptarë dhe ata të UÇK, sepse ndryshe nuk kanë besim ndaj maqedonasve, të cilët nuk mund t'i pranojnë shqiptarët me të drejta të barabarta në Maqedoni dhe në liri të plotë. 



Prandaj, edhe njëherë shqiptarët shprehin besimin e tyre te amerikanët, por jo te të gjithë përfaqësuesit e tyre, siç vepruan deri më tani, pa analiza të japin vlerësime të gabuara. Amerikanët dhe bota demokratike, duhet menjëherë të intervenojë në Maqedoni para eskalimit të luftës në Ballkan dhe vënien e punëve në binarët e dialogut dhe mirëkuptimit, deri në kryerjen e procesit të marrëveshtjes ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve dhe realizimin e mirëfilltë të marrëveshjeve. 



Njëherit, shqiptarët kanë shpresë se amerikanët dhe bota demokratike, njëherë e përgjithmonë do ta zgjidhin problemin e shqiptarëve në Ballkan, e nëse ka nevojë edhe vendosjen e trupave paqeruajtëse amerikane dhe të vendeve me demokraci të nivelit të lartë evropian. 



Pra, mos lejoni të bartni përgjegjesinë, ose një pjesë të saj, për mosmarrëveshje të imponuara nga pseudodemokratët sllavomaqedonas. Kujt i pengon dialogu dhe mirëkuptimi, atij t'i bihet si gjarpërit në kokë!

-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Prishtina-E mailing list