Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Prishtina-E

[Prishtina-E] Re: [Prishtina-l] Një shkrim i Shkelzen Maliqit

rdelia rdelia at ukonline.co.uk
Sat Mar 10 08:42:02 EST 2001


Kjo lufte eshte nxitur nga vete Maqedonia dhe terrori i saj ndaj popullit shqiptar dhe eshte pikerishte vete Maqedonia qe edhe ka mundesi ta ndal kete lufte me njohjen e te drejtave politike te shqiptareve. Vete fakti qe Maqedonia ka zgjedhe luften si zgjidhje te problemit tregon se Maqedonia eshte e gacshme te beje veteshperberjen(shkaterimin e vet) vetem e vetem qe shqiptaret pergjithemon te mbahen nen roberi.
Nuk eshte i rastesishem qe kjo lufte filloi menjehere pas nje marreveshje sekrete ne mes te Maqedonise dhe te Jugoslavise(e njohur me emrin marreveshja per kufijt).
Nga ana tjeter e ashtuquajtura dhune e shqiptareve te Kosoves kunder pakicave serbe eashte akuze e pabaze. Nuk jane shqiptaret ata qe po ushtrojne dhune kunder shkive por jane shkite ata qe po nxisin dhe ushtrojne dhune kunder shqiptareve. Si per shembull rasti i bombardimit te autobsit te shkive afer kufirit Kosove-Shkini ishte veper e sherbimit sekret te shkinise. Dhe nuk ishte e rastesishme qe pikerishte ne ate kohe ministri serb(nuk me kujtohet cili) ishte ne udhetim neper Evrope.
Ndoshta shume me mire do ishte sikur shqiptaret te fillonin se demaskuari armiqte tane ne vend te satanizimit te tyre.

Personalishte mendoj qe kjo lufte nuk ishte e nevojshme,mirepo meqe ajo ka filluar (dhe ishte e nxitur nga vete Maqedonia dmth u imponua) kjo lufte duhet perkrahur. 

pershendetje nga 
Rama

----- Original Message ----- 
From: Jashar Berisha <berisha at telia.com>
To: Prishtina-L at alb net .com <prishtina-l at alb-net.com>
Sent: Friday, March 09, 2001 7:27 PM
Subject: [Prishtina-l] Një shkrim i Shkelzen Maliqit 


> EKSTREMISTËT SHQIPTARË PËRBËJNË KËRCËNIM PËR RAJONIN
> 
> Politikanët Shqiptarë duhet të punojnë për të pakësuar aktivitetet e
> nacionalistëve ekstremistë
> 
> Nga Shkëlzen Maliqi në Prishtinë
> 
> Pas kryengritjes në luginën e Preshevës në jug të Serbisë, një tjetër
> kryengritje Shqiptarësh ka shpërthyer, këtë rradhë në Maqedoni.
> 
> Në ndryshim nga Ushtria Clirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit,
> lëvizja e re guerrile ka një emër më tërheqës dhe ambicioz, ushtria
> Clirimtare Kombëtare.
> 
> Shkurtimi i saj është i njëjtë me atë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës,
> UCK, lufta çlirimtare e së cilës ndaj forcave Serbe ka arritur kulmin me
> bombardimet e vitit të kaluar të NATO-s.
> 
> Si rezultat i daljes në skenë të këtyre grupeve radikale, komuniteti
> ndërkombëtar tani ka filluar të shqetësohet me atë që ai e konsideron si
> rritje të militantizmit Shqiptar.
> 
> Shtypi i Shkupit dhe Beogradit, përfshirë edhe disa media Perëndimore, thonë
> se Kosova po eksporton lëvizjet radikale të cilat nuk kërcënojnë vetëm
> Serbinë dhe Maqedoninë por edhe stabilitetin në të gjithë rajonin.
> 
> Shqiptarët po fitojnë imazhin e një kombi luftëdashës, duke zëvendësuar
> Serbët në rolin e problematikëve në rajon.
> 
> Kjo pikpamje përforcohet edhe nga dhuna ndaj Serbëve dhe pakicave të tjera
> etnike në Kosovë. Disa kanë filluar të shtrojnë pyetjen: A e kanë merituar
> Shqiptarët e Kosovës ndërhyrjen e NATO-sç
> 
> Ndërsa partitë më të mëdha politike në Kosovë dhe Shqipëri po tregohen
> inaktive, militantët Shqiptarë po dalin në dukje, duke e paraqitur veten si
> drejtuesit patriotik të të gjithë kombit.
> 
> Unë e njoh ideologjinë, mentalitetin dhe mitvimin që qëndron pas forcave që
> provokojnë konfliktin e armatosur në Maqedoni.
> 
> Unë i njoh këta patriotë të flaktë Shqiptarë, veçanërisht emigrantët në
> Europë. Dhe ata janë përpjekur të më bindin që Maqedonia është një krijim
> artificial, i krijuar në kurriz të kombit Shqiptar.
> 
> Ata kanë kohë që thonë se ndarja e detyruar e kombit Shqiptar ka qenë një
> padrejtësi historike, me qëllim për të mos lejuar atë të jetë i barabartë me
> fqinjët e tij në rajon.
> 
> Padrejtësia do të vihej në vend, sipas tyre, duke ndarë maqedoninë në pjesët
> Sllave dhe Shqiptare dhe kjo e fundit të bashkohej me Kosovën, apo edhe më
> mirë, të bëhej pjesë e një shteti të bashkuar të Shqiptarëve.
> 
> Pas shpërbërjes së federatës Jugosllave, disa nga këta patriotë kanë
> ndryshuar mëndjen, duke e kuptuar se ndarja e Maqedonisë është një punë e
> rrezikëshme, pse jo edhe e pamundur.
> 
> Maqedonia nuk mund të ndahet pa shkaktuar një krizë të madhe. Nuk është një
> koincidencë që aty janë dislokuar trupat e NATO-s. Ato kanë qenë prezente
> aty që prej fillimit të konfliktit Jugosllav për të parandaluar përhapjen e
> tij në Maqedoni dhe shpërbërjen e vendit.
> 
> Lëvizjet radikale të Shqiptarëve po bëjnë një luftë që nuk munden ta
> fitojnë.
> 
> Ata mund të kenë të drejtë të mendojnë se mund të shpërbëjnë Maqedoninë, por
> kjo do të ishte një lëvizje e gabuar strategjike sepse konflikti mund të
> përhapej edhe në pjesë të tjera të rajonit dhe të provokonte një reagim të
> ashpër ndërkombëtar.
> 
> Ata që përkrahin një kryengritje në Maqedoni janë naivë kur mendojnë se
> fuqitë e mëdha, veçanërisht Amerikanët, do të mbështesin Shqiptarët.
> 
> Këto parashikime janë tepër të rrezikëshme, sepse Amerikanët do të
> "përkrahin" gjithnjë ata që mbështesin interesat e tyre gjeo-strategjike -
> dhe Shqiptarët duhet ta kuptojnë që ndarja e Maqedonisë nuk është pjesë e
> planeve të SHBA-së.
> 
> Nuk ka asnjë dyshim që Maqedonia nuk është as një shtet i qëndrueshëm dhe as
> një zgjidhje ideale. Shqiptarët kanë kundërshtime serioze dhe të bazuara si
> ndaj kushtetutës së vendit ashtu edhe ndaj formave të diskriminimit politik,
> kombëtar dhe ekonomik të trashëguar që nga periudha e Jugosllavisë.
> 
> Por Maqedonia duhet të ekzistojë. Dhe paralajmërimet e NATO-s se ajo nuk do
> të lejojë destabilizimin e vendit duhet të merren seriozisht.
> 
> E ashtuquajtura Ushtria Clirimtare Kombëtare është aktive në zonën kufitare
> ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës e cila kontrollohet nga NATO-ja, dhe do të
> ishte një gjë shumë e gabuar nëse guerrilat përplasen me trupat e Aleancës.
> 
> Forcat politike të Shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni duken të pafuqishme
> për të parandaluar aktivitetet e grupeve ekstremiste militante.
> 
> Por së fundi forcat politike duket se kanë filluar të kuptojnë ndjenjën që
> ka lindur në gjirin e komunitetit ndërkombëtar i cili e sheh tani Kosovën si
> furnizuese të radikalizimit, dhe kjo ndjenjë mund të dëmtojë të ardhmen
> afatgjatë të provincës.
> 
> Ata e dinë se nuk mund të ketë asnjë zgjidhje ushtarake të çështjes
> Shqiptare.
> 
> Ndërkohë, të gjithë përfaqësuesit politik të Shqiptarëve në Maqedoni, qoftë
> në qeveri por edhe ata të opozitës, janë distancuar qartë nga kjo
> kryengritje.
> 
> Ata presin të mbështeten në këtë drejtim edhe nga kolegët e tyre në Shqipëri
> dhe Kosovë, përgjigja e të cilëve deri më tani ka qenë e vakët dhe konfuze,
> për shkak të konflikteve të mëdha ideologjike dhe mungesës së një koordinimi
> strategjik.
> 
> Por ato duhet të zgjidhin problemet e tyre pa humbur kohë, sepse ato duhet
> të luajnë një rol të rëndësishëm në qetësimin e pasioneve dhe të
> parandalojnë përshkallëzimin e një konflikti të ri.
> 
> Forcat politike Shqiptare jashtë Maqedonisë duhet të mbështesin edhe më
> fortë njerëz si Arbën Xhaferri, drejtuesi i Partisë për Prosperitet
> Demokratik të Shqiptarëve në Maqedoni, të cilët kanë dënuar pa asnjë rezervë
> militantët.
> 
> Është e qartë se partitë politike, si në pushtet ashtu edhe ato të opozitës
> duhet të punojnë më shumë për të ndaluar grupet radikale të marrin në dorë
> fatet e kombit Shqiptar.
> 
> Autori është shkrimtar dhe drejtuesi i zyrës së Radio Europa e Lirë në
> Prishtinë.
> 
> 
> 
> 
-------------- next part --------------
  [ The following attachment was DELETED when this message was saved:    ]
  [ A Text/HTML segment of about 14,839 bytes.                           ]


More information about the Prishtina-E mailing list