Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Prishtina-E

[Prishtina-E] Re: [NYC-L] Re: [Prishtina-l] Re: [Alb-Club] People please

Imer Berisha imerprishtina at hotmail.com
Fri Mar 30 10:43:01 EST 2001


Tung "Dielli" dhe tjere anetare te nderuar te listes....

Ne shqipetaret nuk jemi te shkrete....perkundrazi jemi duke e marr fatin 
tone ne duarte tona.....nuk ka vende per zhgenjim....

Nuk e di sakt se per cilin reagim e ke fjalen, por ajo ndoshta edhe nuk ka 
aqe rendesi. Arsyeja pse po shkruaj eshte se e pash nje doze pesimizmi ne 
porosin tende.  NUk metoj te jeme optimist pa pasur arsye. Arsyerat per te 
qene optimist jane (disa):

E vertete eshte se sllavet e kan veshtire te pajtohen me barazin e 
shqipetareve, po ky eshte nje proces "mesimi" qe ata do ta arrijne me kohe 
se nuk do te kene mundesi tjeter.

Kjo vlen sa i perket Kosoves po edhe sa i perket Maqedonise.

Nuk eshte e vertete se bota eshte kunder shqipetareve.  Solana dhe te tjeret 
jane pjese e nje sistemi propagandues qe ka per qellim dekurajimin e luftave 
tjera te mundeshme ne rajon, por cka eshte me rendesi te gjithe (reporteret, 
politikanet madje edhe maqedonet, pra edhe Solana) pajtohen se ka pas dhe ka 
discriminim ndaj shqipetareve. Pra me rendesi eshte qe i ashtuquajturi 
komunitet nderkombetare e ka kuptuar (une besoj se e ka ditur edhe me pare 
por pasi shqipeteret nuk kan leviz nga vendi as ata nuk jane merzitur), se 
ka arsye per pakenaqesi te shqipetareve, por po mundohen bashke me maqedonet 
ta "ruajne futyren" kinse bisedimet qe pritet te fillojne nuk po behen nga 
presioni i UCK-se, qe kuptohet eshte qesharake se i madh e i vogel, ashtu te 
them e dine se arsyeja e vetme pse te palarat e Maqedonise (siq tha Din 
Mehmeti) iu dolen maqedoneve shovenist ne shesh eshte era e barotit ne 
Tetove dhe rrethine. Pra bisedimet kur te fillojne do te filojne per shkak 
te luftes se UCK-se.

Pra ka vende per optimizem, dhe ate me arsye, sepse te vetmit qe po e 
permendin njefar Kosove te madhe (qe po e degjoj per here te pare!)apo 
Shqiperi te madhe jane maqedonet, ndersa ne shumicen e reagimeve,shkrimeve 
konstatohet se shqipetaret e ndiejn vehten qytetare te rendit te dyte dhe po 
kerkojne barazi me maqedonet.

LUFTA NE TAVOLINEN E BISEDIMEVE

Tani obligimi kalon mbi palen shqipetare qe ne bisedime te insistoj qe 
njehere e pergjithmon te zgjidhen problemet e shqipetareve ne Maqedoni.
Me fjale tjera te hartoj platformen e bisedimeve dhe mos te knaqet me nje 
Universitet, apo me do "grimca" te drejtash qe maqedonet na japin. Tan 
gjithkush e din se shqipetaret ne maqedoni jane te gatshem te luftojne per 
te drejtat e tyre, nuk ka rendesi nese jane terheq pjeserisht (UCK nuk e a 
pasur per qelim te pushtoj Maqedonin por ti detyroj maqedonet te bisedojne, 
dhe kjo une jam i sigurt eshte arritur).

Maqedonet me siguri do te mundohen qe te leshojen pe sa me pak. Por shifrat 
jane ne favor te shqipetareve dhe duhet shfrytezuar sa me shume.

Pala shqipetare ne maqedoni duhet te insistoj qe:
-te ndryshohet Kushtetuta (nje variant: shtet i te gjithe qytetareve..
ose shtet i Maqedoneve, Shqipetareve dhe pakicave kombetare....);

-gjuha shqipe te jete gjuhe zurtare ne te gjitha organet shteterore duke 
perfshi edhe qeverine dhe parlamentin(kush nuk e kupton le ti vej 
degjonjeset) duke perdor si analogji me Kosoven ku dhe sot serbet ne te 
gjitha takimet flasin serbisht dhe sigurohet perthimi.

-te kerkohet qe te gjitha shenjat e komunikacionit dhe toponimet te jene ne 
te dy ghuhet;

-mbishkrimet e shitoreve, ndermarrjeve te jene ne te dy gjuhet;

-dokumentacioni si pasaportat, leternjoftimet, certificatat e lindjes etj te 
jene ne dy gjuhe dhe emrat e femijeve te lindur te shkruhenme shkronja 
shqipe e jo te bastardhohen per mungese te shkronjave sllave
(prap anologji te merret Kosova ku UNMIK-u dokumantacionin e leshon ne te dy 
gjuhet);

-te ndyshohet ligji mbi shtetesin duke iu mundesuar ish shtetaseve te RSFJ, 
qe shumica jane shqipetare te marrin shtetesin e Maqedonise;

-Universityeti i Tetoves e jo i Evropes (dhe as i Azise apo Afrikes,nuk 
eshte e vertete se e gjithcka qe vjene nga Evropa eshte qellimemire) te 
zyrtarizohet (eshte me rendesi qe ky Universitet te jate shteterore e jo 
lemosh nga Evropa),pra financimi te behet nga buxheti i Maqedonise, ndersa 
Maqedonia munde ti merr te hollat nga kush te doje;

-te behet analize e kushteve te banimit dhe jeteses ne viset e banuara me 
shqipetare dhe te qiten ne shesh dallimet qe ekzistojne ne infrastrukture 
dhe qe kane qene te qellimta, me plane qe keto te ndyshohen drejte nje 
baraspeshe ne shperndarjen e resurseve ekonomike midis viseve te banuara me 
shqipetare ne njeren ane dhe atyre ku banojne maqedonet ne anen tjeter (ketu 
duhet analize sociale dhe ekonomike e zhvillimit te deritashem te 
Maqedonise);

-te insistohet qe celesi proporcional dmth ne raport me pjesmarrjen e 
shqipetareve ne popullsin e gjithmbarshme te respektohet ne te gjitha 
nivelet e punesimit ne organet shteterore, dhe menjeher te filloj ngritja e 
perqindjes se shqipetareve te punesuar ne keto organe ne pajtim me 
regjistrimin e fundit te popullesise pa e pritur regjistrimin e ri te 
popullsise (dhe korigjimet eventuale sipas regjistrimit te ri te behen me 
vone);

-te behet sa me shpejte regjistrimi i popullsise me pjesmarrjen e vezhguesve 
te huaj qe njehere e mire ta dime sa eshte numri i popullsise dhe perberja e 
saj sipas kombesise;

-te themelohet institucioni i Ombudspersonit per shqyrtimin e ankesave, 
sidomos nga raportet nderetnike, punesimin etj.me pjesmarrjen e OSBE-se.

Keto jane vetem disa pika qe tani mu kujtuan per te cilat pala shqipetare 
duhet te luftoj pran tavoline e qe nuk eshte lufte e lehte...

Ne funde, une jame optimist pra dhe besoj se shume do te mvaret prej nesh
Shqipetaret ne Maqedoni do te fitojne, pyetja e vetme eshte SA DO TE 
FITOJNE?

Ju prshendes

Imer Berisha


>Date: Mon, 26 Mar 2001 10:26:42 EST
>
>RESPEKT PER REAGIMIN TEND.
>KISHA ME SHTU NJE TE VERTETE:
>SLLAVET NUK MUNDEN ME U PAJTU ASNJEHERE ME QENE TE BARABART ME SHQIPTARET. 
>QE
>PSE DUHET ME I LUFTUE.
>NE SHQIPTARET MOMENTALISHT JEMI TE SHKRETE SEPSE KERKOJME TE DREJTA TE
>BARABARTA ME TE TJERET E BOTA ESHTE KUNDER....HAH CFARE IRONIE!!!

_________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.




More information about the Prishtina-E mailing list