Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Prishtina-E

[Prishtina-E] Tonet ndaj Shqipetareve po ndryshojne ngadale...

Imer Berisha imerprishtina at hotmail.com
Fri Mar 16 12:42:12 EST 2001



Dy lamjet e meposhtme tregojne se gjerat jane duke ndryshuar.

Edhepse ende po shprazen sharje nga te gjitha anet ne drejtim te 
shqipetareve, pa dallim, kokat e ndezura dhe qendrat e vendimmarrjes 
prapseprap jane duke e pare se ku qendron problemi, dhe gjithnje e me shume 
po permendin permiresimin e te drejtave te shqipetareve ne Maqedoni.

Besoj se eshte vetem ceshtje kohe kur Qeveria Maqedone dhe Pala Shqiptare
sigurishte me prezencen e nje pale te trete do te ulen te bisedojne per 
zgjidhjen e problemeve.

Prej Maqedonis/Maqedoneve varet se a do te behet kjo se shpejti,pas dy-tre 
muaj luftime, ose pas nje apo dy vitesh.

Nje gje e kan te qarte te gjthe: luftetaret shqiptare dhe pdrejtesite ndaj 
shqipetareve nuk do te zhduken me te shara dhe deklarata se shqipetaret ne 
Maqedoni kan aqe shume te drejta sa nuk din cka te bejne me ato.


Pasojn dy shkrime te shkurta  nga QIK-u

__________________________________________
BE-ja ka përgatitur një plan për zgjidhjen e problemeve ndëretnike në 
Maqedoni


Prishtinë, 16 mars (QIK) - Suedia si kryesuese e radhës së Bashkimit 
Evropian, njoftohet se ka përgatitur një plan për zgjidhjen e problemeve 
ndëretnike në Maqedoni, ku theksohet për fuqizimin, shtimin dhe përmirësimin 
e të drejtave të popullsisë shqiptare në Maqedoni.

Ky dokument do të jetë temë diskutimi në mbledhjen e të hënës së ministrave 
të punëve të jashtme të BE-së në Bruksel, ku pritet të marrë pjesë edhe 
ministri maqedonas i punëve të jashtme Sërgjan Kerim.
__________________________________

Vedrin thotë se Maqedonia duhet të bëjë më shumë për të përmirësuar gjendjen 
e komunitetit shqiptar


Prishtinë, 16 mars (QIK) - Ministri i jashtëm francez Yber Vedrin tha se 
Maqedonia duhet të bëjë më shumë për të përmirësuar gjendjen e komunitetit 
shqiptar. Sipas Vedrinit është e kuptueshme se disa gjëra duhet bërë në 
Maqedoni për t'i bërë shqiptarët që të ndihen më mirë atje dhe të luajnë një 
rol më të madh në jetën kombëtare. Vedrin i ka dënuar aktet e dhunës, duke i 
quajtur "terroriste" të kryengritësve shqiptarë, por ai thotë se nuk beson 
se situata do të përkeqësohet për t'u shndërruar në një konflikt të ngjashëm 
si në Bosnjë.
______________________________________


Siq po shuhet tonet po ndryshojne dhe do te ndryshojne edhe me sume me 
kalimin e kohes.

Ju pershendese

Imer Berisha





_________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.




More information about the Prishtina-E mailing list