Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: NYC-L

[NYC-L] New Albanian Book: NEWS RELEASE from THE IVANAJ FOUNDATIONS (fwd)

Mentor Cana mentor at alb-net.com
Mon Sep 13 07:13:44 EDT 2004


NEWS RELEASE from THE IVANAJ FOUNDATIONS
=============================================================
http://www.ivanaj.org/publishing.htm

NEW ALBANIAN BOOK PUBLICATION                     September 2004

The Ivanaj Foundations, with headquarters in both New York and Tirana, are
pleased to announce the recent publication of a new, 240 page, book in
Albanian language :

"MIRASH IVANAJ -- personalitetit i shquar i universit shqiptar"

A limited number of copies are now available in the U.S. of this book
(see below a synopsis in Albanian), which can be obtained with a minimum
contribution to the Foundation: http://www.ivanaj.org/publishing.htm

We are a tax-exempt, charitable organization, not for profit corporation
under Section 501(c)(3) of the I.R.S. code, publicly supported, so that
donations, bequests, and gifts are deductible within the limits of the
law, for income and estate tax purposes.

The Martin and Mirash Ivanaj Foundation
Cherokee Station - PO Box 20661
New York, NY 10021-0073
URL:   http://www.ivanaj.org
Tel/Fax : 212-744-4294
EMail: info at ivanaj.org

=================
Përmbledhje
nga Pertefe Leka

Doli ne qarkullim libri, 
Mirash Ivanaj, personalitet i shquar i
Universit Shqiptar
 me autor historianin Dr.Iljaz Gogaj.

Eshte libri i tete i autorit ne fushen e histories se arsimit dhe te
mendimit pedagogjik shqiptar, botimin e te cilit e realizoi pas nje
studimi te gjate shumevjecar rreth figures se ndritur te Mirash Ivanajt.

Libri ndahet nder 10 kapituj. Fillon me disa te dhena
historiko-gjeografike te vendorigjines se familjes Ivanaj, vazhdon me
vitet e rinise te vellezerve Martin & Mirash  Ivanaj dhe shkollimin e
tyre, deri ne Universitetin e Romes. Botimet e tyre ne proze poezi e
drame te cilat i ka cituar autori ne liber i perkasin periudhes se
rinise shkollore. Nje kapitull me vete ia ka kushtuar autori aktivitetit
te te M.Ivanajt ne gazeten 
Republika
 si drejtor dhe autor i shume
artikujve me prirje republikane. Hapesiren me te madhe ne liber autori
ia ka kushtuar qendrimit ne Shkoder dhe Tirane ne fillim avokat, mesues
dhe pastaj drejtor i Gjimnazit te Shtetit.

Ne vazhdimesi jepet ngjarja me e rendesishme ne jeten e M.Ivanajt, kur
ai pranoi ftesen e Mbretit Zog kundershtarit te tij politik, per te
marre persiper detyren e Ministrit te Arsimit. Jane dokumentuar me
vertetesi Reforma Arsimore e Ivanajt dhe diskutimi ne parlamentin
shqiptar per miratimin e tezave te reja ne ndryshimet konstruktive te
sistemit arsimor ne Shqiperi. Pastaj jepet doreheqja dinjitoze dhe
ngritja ne postin e larte te Kryetarit te Keshillit te Shtetit.

Vijne radhazi ne menyre kronologjike ngjarjet e 7 Prillit 1939, kerkesa
per arme per te luftuar fashizmin. Ikja ne mergim. Jeta plot dhimbje ne
Turqi me vdekjen e te vellait. Ftesa e Enver Hoxhes per tu kthyer ne
Shqiperi. Arrestimi, mbrojtja burrerore ne gjyq, burgu dhe fundi
tragjik.  Ne liber do te gjeni sfida dhe te papritura te propagandave te
huaja per te ndalur  progresin ne Shqiperi. Do te lexoni dialogje
interesante te M.Ivanajt me Mbretin Zog dhe Enver Hoxhen.

Ne liber do te njiheni me personalitetet me te shquara te arsimit
kombetar dhe te shtetit shqiptar te asaj kohe:Hile Mosi,Mati Logoreci,
Aleksander Xhuvani, Ahmet   Gashi,Mitrush Kuteli,Fan Noli, Gjergj
Fishta, Skender Luarasi, Gjergj Kokoshi, etj.

Ne mbyllje te librit, autori ka bere pershkrimin fizik dhe moral te
M.Ivanajt, duke shkrire emocionet e veta rreth personazhit te tij te
admiruar. Per te arritur ne kete perfundim ka shfrytezuar nje
dokumentacion te pasur arkivor, ditaret e ish nxenesve te M.Ivanajt,
bisedat gojore ne Tuz me te afermit e familjes, shenimet e Skender
Luarasit, fotografite e familjes, korespondencen me te vellane Martinin,
Safet Butken e Demir Vilen etj., dosjen e burgut dhe botimet e
vazhdueshme per M.Ivanajn pas viteve 90.

Libri ka vlera te medha njohese historiko-pedagogjike, prandaj eshte i
vlefshem per tu mbajtur mbi tavolinen e nje mesuesi e studenti, nje
politikani a sociologu, nje gazetari a poeti, nje drejtori a menaxheri,
nje linguisti a historiani, nje juristi a shtetari dhe te cdo shqiptari
qe e do Shqiperine.


More information about the NYC-L mailing list