Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: NYC-L

[NYC-L] Konference kulturore dhe shkencore ne kujtim te Dr. Profesor Mirash Ivanaj

mentor cana mentor at alb-net.com
Fri Sep 19 01:09:49 EDT 2003


                 FONDACIONET MARTIN DHE MIRASH IVANAJ *

                         DEKLARATË PËR SHTYP

Konferencë kulturore dhe shkencore në kujtim të Dr. Profesor Mirash Ivanaj

--------------------------------------------------------------------------
                       Tiranë, 22 Shtator 2003
                        Vendi: Muzeu Kombëtar i Artit

Për Shtyp:                       Kontakt: Drita Ivanaj at: info at ivanaj.org
14 Shtator 2003                                 URL: http://www.ivanaj.org
--------------------------------------------------------------------------

Me datën 22 Shtator 2003, në orën 10:00, Fondacionet Ivanaj*, me selitë
respektive në New York dhe Tiranë, do të organizojnë një konferencë në
ambjentet e Muzeut Kombëtar me titull "Martiri Mirash Ivanaj, figurë
madhore e kombit dhe e kulturës Shqiptare".

Ky eveniment është një konferencë kulturore dhe shkencore që organizohet
në kujtim të veprës dhe figurës shumedimensionale të Profesor Mirash
Ivanaj në 50 vjetorin e vdekjes së tij.

Mbajtja e kësaj konference është një bashkëpunim i Fondacioneve Ivanaj,
Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës,  Akademisë së Shkencave,  Arkivit të
Shtetit si dhe Bibliotekës Kombëtar.

Pjesëmarresit e kësaj konference përfshijnë Prof. Gudar Beqirai, Drejtor
Ekzekutiv i Fondacionit Ivanaj, Pertefe Leka Zv/presidente e këtij
fondacioni si dhe të ftuar të tjerë nderi, siç janë Ministri i Arsimit,
Prof. Luan Memushi, dhe kryetari i Akademisë së Shkencave, Prof. Ylli
Popa.

Referatet kryesore do te mbahen ne lidhje me jetën, punën dhe kontributin
e Dr. Prof. Ivanaj në kulturën shqiptare dhe reformën arsimore. Referuesit
janë Uran Butka, Prof. Iliaz Gogaj, Prof.  Jorgo Bulo, Dr. Shaban Sinani,
Dr. Nevila Nika dhe Dr. Kaliopi Naska.

Presidentja e Fondacionit Ivanaj, Drita Ivanaj do të mbajë fjalën mbyllëse
në këtë konferencë.

Kjo konferencë do të vazhdojë me hapjen e nje ekspozite nga arkivi i
shtetit me dokumente, fotografi, shkrime dhe relike nga jeta e vellezerve
Ivanaj.

Më pas do të ketë një koktej.

* Fondacioni Martin dhe Mirash Ivanaj me seli në New York si dhe Institut
Fondacionit M&M Ivanaj me seli në Tiranë janë dy organizata
jo-fitimprurëse që zbatojnë programe edukimi për rininë Shqiptare
###



More information about the NYC-L mailing list